132 Vjetori i Memorandumit të “Kastratit”, kur malësorët besonin te Europa

kastratPërgatiti: Ndue BACAJ

Malësoreve të Malsisë së Madhe u kishte shkuar thika në asht ,nga sundimi rreth kater shekullor i hyqametit turko-osman ,dhe lëshimeve që u bënte ky hyqamet grabitqarëve fqinjë sllavo-malazez. Në keto kohë të veshtira ,pas kongresitfamkeq të Berlinit 1878 ,dhe “shuarjes” të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) , krerë e prijës të Maleve e bajrakeve të Malesisë ,të bashkuar në një mendje , edhe me krahina të tjera të vilajetit të Shkodres ,kishin vendosur edhe një herë të njoftonin perfaqesues të Europes së kohes me një memorandum prej 6 pikash ,që do të perpilohej e nëshkruhej nga Kastrati me daten 9 qershor 1883. Ky memorandum ,perveç besimit që kishin malësorët te Europa e kohes ,tregon edhe per situaten dramatike në të cilen ndodhej palca e shqiptarisë , njekohesisht edhe elementi me sinjifikativ Europerendimore ,në këtë truall autokton shqiptar..

Memorandum: Kastrat me 9 qershor 1883

1.Ne jemi duke shkruar ketë apel pa ndonjë shpirt kryengrites apo urrejtje per sovranin tonë të madhërishem … po jovetem sepse jemi provokuar me çdo lloj plagosje ,shterngimi apo shtypje të ndermarrë prej qeverisë lokale të vilajetit të Shkodres.

2.Vetem ku ne u siguruam se e njëjta qeveri ishte duke komplotuar në menyrë të pashpirt dhe me mungesen e humanizmit per të realizuar shkaterrimin tonë , kur vendosi të shkelte me kembë ligjet tona tradicionale ,kur urdhëroi masakrimin e malsorëve tanë paqësorë ; kur ndermori shenderrimin arbitrare të pronave tona , kur fyu nderin e grave tona ,kur kercenoi jeten e bashkombasve tanë qytetar të frikësuar të qytetit të Shkodres , dhe së fundi kur dergoi kunder nesh njerzë të armatosur ,per të na sulmuar me armë. Vetem ateherë  ne e ndjemë vehten të justifikuar t’i kunderpergjigjemi dhe të zmbrapsim me armë dhunen që na u imponua.

3.Kjo qeveri duhet të lërë menjanë idenë për të na sulmuar perseri , ne gjithashtu do të nderpresim armiqësitë ; megjithatë jemi të vendosur të mbajmë edhe më tutje pozicionet tona mbrojtese per të siguruar vetvehten dhe per të parandaluar , per sa do të jemi në gjendje çarmatimin e fiseve tona dhe shitjen e padrejtë të tokave tona tek i huaji (serbo-malazezi N.B.).

4.Qeveria e ketij vilajeti e ndihmuar moralisht dhe matrialisht prej atij që është armiku ynë ,është duke proceduar me të gjitha mënyrat dhe fuqitë e saj për të realizuar projektin ,që ajo ka ndermarrë : shpronesimin nga pronat tona stergjyshore dhe pas kësaj,shfuqizimin e ligjeve tona tradicionale dhe në këtë menyrë të na bëjë ne skllever të despotizmit vet.

5.Ne të dobët ,të pakë në numer dhe të varfer në çdo gjë , ka mundesi që të “dorzohemi” , por nga ky moment ne protestojmë dhe bejmë me dije se nuk perkulemi vetvetiu ndaj dhunes së padrejt të ushtruar kunder nesh ; ne apelojmë ndaj Fuqive të qytetruara të Europes për ndihmë dhe perkrahje morale në këtë ngushticë të deshperuar , në të cilen jemi vendosur.

  1. 6. Ne jemi të sigurt se Europa e qytetruar do të jetë pikerisht perkrah nesh ashtu si ka qënë edhe më parë me kombet e tjera ,dhe nuk do të lejojë që një popull , pa aresye të tjera perveç atyre politike të privohet prej substances së tij ,ligjeve të tij , zkoneve të tij e të jetë i detyruar të zhvillohet nën një qeverisje , e cila është duke e shtypur e persekutuar atë dhe njëkohesisht është duke menduar shfarosjen e tij.

Ne nuk po vendosim ketu vulat tona ,mbasi ato janë të skalitura në gjuhen turke ,por po vendosim shenjen tonë .

Nënshkruesit..:

Nikollë Mirashi Hasani , Dedë Gjon Luli , Mal Gjoka , Ujkë Miculi , Lucë Muça , Stak Brezzi , Smajl Martini , Kolë Kurti , Sokol Baci , Chiz (Nikë) Gila , Shaban Smaku , Dodë Preçi , Keqo Prela , Tom Nikolla , Gjel Vuksani , Lekë Vata , Prendash Zefi , Marash Mirashi , Sokol Mirashi..

Siç shihet firmetaret u perkasin maleve të Hotit ,Grudes dhe Kastratit.

Ky apel apo memorandum siç shkruhet në fillim të tij u dergohej fuqive europiane nepermjet konsujve të tyre të vendosur kryesisht në Shkodër. Njeri nga ata që njoftonte edhe marrjen e këtij memorandumi ishte edhe konsulli Britanik Kirby Green , i cili ketë memorandum e shoqëron me raportin e tij të dates 15 qershor 1883.. Por prijësit e kreret e Malesisë Madhe pas 17 ditëve perpilojnë memorandumin e dytë prej nëntë “pikash” ,memorandum që u drejtohej perseri perfaqesuesve të fuqive të mëdha në Shkoder . Per ketë memorandum do të shkruajmë në daten me daten 26 prill ,kur ky memorandum ka 132 vjetorin e tij…

Bibliografi e referuar :

*.(Dok. i cituar nga prof. Romeo Gurakuqi , Në një cep të Ilirisë ,monografi e shqiptarëve në Mal të Zi , fq.41-42 ,perg. Per botim nga Anton Kolë Berishaj, Art Club- Ulqin 2007.

*Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ( pergatiturnga A.SH. rep…Shqiperise,Instituti i Historise, Tirane 1978)

*Atë M.Sirdani ,Françeskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik ne lame te atdhetarise…Shpresa –Prishtine 2002.

*Ludwig von Thallozy ,Te ndodhunat e Shqipnisë prej nje Gege ,qe e don vendin e vet..botime franceskane shkoder 2008.