Sulmohet gazetarja amerikane dhe lihet e vdekur nga persona të pa njohur

Gazetarja Anne Pressly, ka programin e saj investigativ “Daybreak” në kanalin televizivë ABC – TV, si dhe ka një rolë të vogël tek filmi më i bujshëm i javës Oliver Stones, me titull “W”

LITTLE ROCK, Arkansas: Ngjarja nuk ka lidhje me raportin përveçse koinçindecës perfekte me të cilën përkoi. Vetëm një ditë pasi Grupi i lobingut për lirinë e shtypit, Reporterët pa Kufij, thotë se demokracia nuk garanton domosdoshmërisht lirinë e medias, një gazetare e njohur amerikane u sulmua nga disa persona të pa njohur, dhe motivi nuk dihet ende.
Grupi i lobingut për lirinë e shtypit, Reporterët pa Kufij, thotë se fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Israel, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Sulmi ndaj gazetares Anne Pressly, dje është paralajmërim i cili përkon edhe me publikimin e një raporti vjetor të grupit për lirinë e shtypit, ku SHBA-ja për shembull, është në vendin e 36-të në klasifikimin e vendeve më të lira. Për këtë Grupi Reporterët pa Kufi, thotë se nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja.
E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë, janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit.

Hetuesit e policisë dolën me deklartë, sot para medies se sulmi ndaj gazetares së njohur në Arkansas, ka qënë sulm i pastër ndaj saj shkas i detyrës së gazetares ivestigative.

Anne Pressly, 26 vjeçare, gazetarja mjaft e njohur në Little Rock, u gjend e hedhur në oborrin e shtëpisë së saj – pas disa “gëmushave”, të martën shumë heret në mëgjes, kur nëna e saj e tronditur thirri menjëherë policinë. Nëna tha se vajza ishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit me sende të forta, dhe disa me herë me thikë, duke mendur se ajo ishte e vedekur se deri në atë moment kur erdhi policia, autoambulancat dhe një helikopter i emergjencës, vajza saj Anne Pressly, nuk kishte as edhe një shenjë jete..

Policia, tha se pas intervenimit të mjekëve gjendja e saj sa vjen e po përmisohet. Evidenca tregon se gazetarja e televizionit ABC-News, Anne Pressly, ka thyerje të kockave të krahëve, brinjët e thyera dhe ka disa dëmtime të vogla në kokë. Por, Sgt. Cassandra Davis tha se duket se rreziku për jetën kaloi. Dhe se hetimet po vazhdojnë, sidomos me disa çështje të rëndësishme që gazetarja kohët e fundit pati trajtuar në emisionet e saja mbi krimin e korrupsionin në qytetin e Little Rock të Arkansasit.

Policia pranojë se ende nuk mundet të japim një version të qartë se përse ka ndodhur ngjarja dhe se cili ka qënë motivi. Ngjarja ka ndodhur vetëm gjysmë ore se ajo do të transmetonte programin e saj “Daybreak” në kanalin televizivë ABC – TV.
Gazetarja Anne Pressly, ka një rolë të vogël tek filmi më i bujshëm i javës Oliver Stones, me titull “W,”. Film ky që fillojë të shfaqet mu këtë fund jave dhe ka thyer rekordin e shikuesve. Filmi “W’, është një film i cili flet mbi jetën e presidentit Bush. Ai është renditur në Top filmat e këtyre viteve të fundit. Pressly, në këtë film luan rolin e një gazetareje konservatore, e cila nga Iraku flet merr përsipër të flas në favor të presidentit Bush, kur deklarojë se lufta për lirinë e Irakut, ishte ” Mision i Përkryer, dhe me shumë sukses” – “Mission Accomplished”.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE