Pentagoni ka njoftuar se për tu përballur me problemet e mundshme të sigurisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vitë ka ngritur forcat në gjendje gatishmërie

Shuma marramëndese gjatë kësaj fushate – gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale deri tani janë shpenzuar 4,5 miliardë dollar amerikan, ndërsa deri në fund të zgjedhjeve kjo shumë do të arrijë në 5,3 miliardë dollar amerikan

BENSONHURST – BROOKLYN NY : Departamenti Amerikan i Mbrojtjes “Pentagoni” ka njoftuar se për tu përballur me problemet e mundshme të sigurisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vitë ka ngritur forcat në gjendje gatishmërie. Një zëdhënës i Pentagonit ka deklaruar se ushtria amerikane do të jetë në gjendje gatishmërie deri në kohën e zgjedhjes së presidentit të ri, betimit dhe vendosjes së tij në zyrën e presidencës me qëllim që të parandalohet çdo abuzim i mundshëm në këto çaste tepër të ndjeshme të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Mediat amerikane kanë njoftuar se niveli i këtillë i gatishmërisë së Pentagonit është i paparë gjatë 40 viteve të fundit në kohën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen të martën më 4 nëntor konsiderohen të paprecedenta nga shumë aspekte. Derii më tani shtypi amerikan vazhdimisht nxjerr fakte të pa para ndonjher në historinë e këtyre zgjedhjeve. Rasti më i botuar dhe mi i përsërituri në të gjithë medien amerikane qëndron fakti se për herë të parë një kandidatë i racës afrikano – amerikane, arrinë deri në zgjedhjen nga partia e tij për të kandiduar pë në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe ky është kandidati demokratë Barack Obama, i cili jo vetëm që për herë të parë është një politikan me origjinë afrikane, por sipas medies ai ka shanset më të mëdha për të fituar si kandidat i Partisë Demokrate. Tjetër precedent i “Zgjedhjeve në Amerikë 2008”, është se zgjedhjet e këtij viti janë të veçanta sidomos përsa i përket shpenzimeve kolosale të kryera deri tani nga kandidatët përkatës. Sipas studimeve të Organizatës jo-qeveritare Conservation Reserve Program (CRP), gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale janë shpenzuar 4,5 miliardë dollar amerikan, ndërsa deri në fund të zgjedhjeve kjo shumë do të arrijë në 5,3 miliardë dollar amerikan. Kjo përbën një rritje prej 27% të shpenzimeve elektorale në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Lind pyetja ka apo nuk ka Amerika krizë ekonomike kur derdhen miliarda dollarë, për fushatën elektorale?

Deri tani shifrat tregojne se fitues i gares milionere, e madje me diference te theksuar eshte Barack Obama, i cili ka mbledhur deri ne fund te shtatorit plot 659.7 milione dollare nga 316.4 milione qe ka mundur te mbledhe rivali i tij McCain. Fushata e Obama eshte shume me e shtrenjte nga ajo e McCain, pasi demokrati ka shpenzuar rreth 594 milione dollare, ndersa republikani vetem 282.4 milione, ose dy here me pak.
Eksperti i Conservation Reserve Program (CRP), zoti Masey Reish është i mendimit se një nga shkaqet e shpenzimeve të mëdha elektorale, është fillimi shumë herët i fushatës elektorale( siç dihet fushata elektorale në Amerikë zgjatë dy vjetë, e ndarë në tre pjesë, fillimisht ajo është personale dhe shpenizimet janë më të vogla, më pasë kandidatët kryesorë të çdo partie brenda sajë zhvillojnë fushata fondmbledhse deri sa arrijnë që në fund partia e tyre të jap para për ta që ta zhvillojn fushatën deri sa të bëhen votimet). Kështu që shumë nga kandidatët e filluan fushatën e tyre në fillim të vitit 2007. Duhet theksuar se kandidati republikan John Mc Cain dhe kandidati demokrat Barak Obama mblodhën 1 miliardë dollar amerikan nga përkrahësit e tyre dhe 2/3 e këtyre ndihmave janë përdorur për propagandë dhe reklama.
Ndërkohë, Obama ka vendosur rekord në mbledhjen e ndihmave financiare nga përkrahësit e tij dhe miliona dollarë i ka mbledhur nëpërmjet internetit. Vetëm në muajin shtator 2008, Obama mblodhi 150 milionë dollarë dhe pjesa më e madhe e këtyre ndihmave janë mbledhur nga vetë populli amerikan. Gjithashtu, një numër i madh i kompanive të mëdha apo i kapitalistëve kanë përkrahur financiarisht Obamën.
Duhet theksuar se pjesa më e madhe e amerikanëve nuk kanë dëshirë të ndihmojnë financiarisht kandidatët për president dhe sipas statistikave më pak se 0.5% e popullsisë amerikane kanë dhënë një ndihmë mbi 200 dollar për kandidatët presidencialë. Në lidhje me këtë Reish është i mendimit se një situatë e tillë është tepër shqetësuese, sepse një grup i vogël të pasurish duke ndihmuar kandidatët presidencialë ndikojnë në zgjedhjen dhe vendimet e mëvonshme të presidentit.
Ndryshe nga shumë vende të botës, ndihmat financiare ndaj politikanëve dhe përfaqësuesve të Kongresit në Amerikë kryhet në mënyrë të hapur dhe legale, por një pjesë e madhe e këtyre ndihmave jepen edhe në forma të paligjshme siç ishte rasti i republikanit Ted Stievens, senator i Alaskës i cili ka marrë ryshfete të mëdha. Ky rast tregon se një numër i madh i politikanëve amerikanë po përballen me akuza për korrupsion financiar, abuzim të pushtetit apo korrupsion moral.
Përveç kësaj, ndihmat e kompanive të mëdha dhe të kapitalistëve të mëdhenj ndaj kandidatëve presidencialë në Amerikë ka për qëllim garantimin e interesave të tyre gjatë mandatit të presidentit të ri. Si për shembull kësaj rradhe pothuajse yjet e Hollivudit janë përfshirë në fushta fond mbledhse për kandidatin demokrat Barack Obama. Ndërsa, yjet e sportit Basketbollit dhe Bejsbollit, dy sporteve më popullore në Amerikë janë parë të bëjnë fushtë për kandidatin republikan John McCain.

Statistikat e fundit tregojnë se senatori Barak Obama deri më tani ka fituar 229 karta elektorale kurse rivali i tij republikan John McCain ka fituar 220 karta elektorale. Pra distanca është ngushtuar aq shumë sa i ka tronditur seriozishtë demokratët e Obamës, të cilët jo më larg se një javë kryesonin pothuajse në të gjitha sonadzhet me nga 7 deri në 9 përqind më shumë se rivali i tyre John McCain.
Sondazhet sipa të anketuarve me bindje partiake thuhet se nuk kanë ndryshuar fare. Mirpo , çka po të çuditë është tek lëvizja që po bëjnë këto ditë ata që quhen votuesit e papërcaktuar. Ata që këtu shikohen se me siguri do të vendosin se kush do të jetë kryetari i ri amerikan, tregoi hulumtimi më i ri, sipas të cilit epërsia e kandidatit demokrat Barak Obama është zvogëluar, sot sondazhi më i fundit deri në dy-tre për qind.
Obamën në këtë moment e mbështesin 47 për qind e votuesve, përderisa republikani Xhon MekKejn gëzon mbështetjen e 44,9 për qind të zgjedhësve. Numri i votuesve të papërcaktuar arrin 5,5 për qind dhe pikërisht ata, sipas ekspertëve do të vendosin për presidentin e ri më 4 nëntorë.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE