Të evidentohen të gjitha problemet

Komisioni për revidimin e implementimit të ligjit mbi kryeqytetin zhvilloi mbledhjen e radhës

Tuz – Komisioni për revidimin e implementimit të Ligjit mbi Kryeqytetin dhe efikasitetin e tij ( për plotësimin e nevojave të KU të Tuzit) ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës në të cilën është kërkuar që kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj t`i evidentojë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me funksionimin e KU.
“Në mbledhjen e Komisionit për revidimin e implementimit të Ligjit mbi Kryeqytetin kemi trajtuar tri gjëra. Në radhë të parë kemi kërkuar nga organet kompetente të KU të Tuzit t`i regjistrojnë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me funksionimin e KU të Tuzit, pastaj kemi diskutuar edhe për të ardhurat e mundshme si dhe për koncesionet e palantacioneve, eksploatimin e rërës nga Cemi etj”, thotë kryetari i Komisionit për revidim dhe implementim, Vasel Sinishtaj. /kohapress/

KOMENTOJE