Nju Jork : Gra të presekutuara nga Kosova , Shqipëria dhe viset shqiptare krijuan organizatën Jeta e Re

BRONKS NEW YORK : Ish bijët e bijat e atyre që kaluan nëpër kalvarin vuajtjeve, dhe, ata që përjetuan diktaturën me të egër komuniste në Europë, u mblodhën në vendin kampioni i demokarcisë, në Nju Jork, jo shumë larg ishullit ku ngrihet edhe simboli i lirisë botërore “Statuja e Lirisë”, për të promovuar një shqoqatë të re, me një emër simbolik dhe shumë domethënëse ; “Kujtojmë, dhe nuk Harrojmë”.
Ato ishin një grup grash e vajzash shumica ish të presekutuara nga rregjimi Enever Hoxhës në Shqipëri dhe disa prej tyre nga ato gra të cilat vujatën e i rezistuan rregjimit gjakatar sërb, të cilat, edhe ato thonë se Kujtojmë që të mos Harrojmë. Këtë ato e bënë nëpërmjet kujtimeve duke e vendosur nën emblemën e vujatjes së tyre, si gra, nëna, motra dhe si shqiptare. Ishte kjo aryseja që të krijojnë shoqatën më të re në diasporë, e pagëzuar me emrin “Kujtojmë dhe nuk Harrojmë”.
Gratë nismëtare, në Amerikë, Shqipe Biba nga Kosova, Dardanesha Gashi – Andoni, dhe Flutura Zavalani nga Shqipëria, dhe deshmitaret okulare të këtyre vuajtjeve, folëset e folësit, qe e jetuan 50 vjeçarin diktaturë, nëpërmjet kujtimeve sollën edhe dëshmi origjinale, nga jeta e tyre dhe prindërve të tyre nën rregjimin komunist. Shqipe Biba, është njëra prej tyre, që vuajtjen e familjes së saj e ka marr nga rregjimi komunistë sërbo-slllav.
Ajo është një ish e burgosur politike nën rregjimin komunist sërb, e cila thotë se kurr nuk mund t’a harrojë atë çastë, kur dy polic sërb më vunë hekurat mu në mes të Pristishtinës. Po të dëgjosh dhe mësosh vujatjet e këtyre grave, dhe familjeve të tyre, atëhere mendja të shkon menjëherë tek fjala se “Çdo grua ose nënë shqiptare, është një heroin e vërtetë, po t’a krahasoshë atë gjithmon me vuajtjen e sakrificën e saj gjatë më shumë se 50 vjet komunizëmi: si në Shqipëri, dhe në atë të ashtuquajturën ish”Jugosllavi” e shkërrmoqur” e që nuk egziston më. Ky për mendimin tim, është konkluzioni i asaj gjëmë të pa-parë ndonjëherë, në historinë e kombit tonë.
Sepse ky ishte ai akt i njohur i ligësisë, akt me të cilin edhe frymonte për 50 vjet sa sundoi, ai lloj rregjimi. Ishte populli i dashur, paqësor, liridashës, patriot dhe i uritur për demokraci, ai që do t’a mbante në kurriz padrejtësisht për 50 vite – veçanërishtë, ajo shtresa më fisinike dhe intelektuale e kombit shqiptarë, që e pagoi më shtrejtë se kushdo tjetër.

“Emblema”, e kësaj vujatje pa tjetër, është rregjimi komunist, në atë anë dhe në këtë anë të kufirit shqiptaro shqiptarë. Që asnjëherë nuk mori parasyshë se ishe intelektual, patriotë, atdhetarë apo demokratë, por edhe në se ishe i tillë, rregjimi do t’a “hiqte kokën”.
Mirpo tani pasi kanë kaluar, afro 65 vite nga kjo gjëmë e madhe, promovimi i shoqatës “Kujtojmë, dhe nuk Harrojmë”, dukej si një “sifoni” shprese dhe bashkimi , si një thirrje që del nga shpirti dhe zëmra e vrarë e këtyre grave, dhe këtyre burrave, të cilët, megjithse jetojnë në një botë tjetër, dhe në një kohë tjetër, bëjnë thirrje për më shumë dashuri, respekt, për njeri tjetrin. Promovimi i shoqatës ishte një përulje të thellë përpara figurës së ndritur të prindërve të tyre, ose edhe të vuajtjes së ndonjë oratori, pasi anëtari i familjes së disa prej tyre, ka qënë edhe nga ato ikonat e kombit tonë, prej formimit të shtetit shqiptar dhe ngritjes së flamurit me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Pjestarët e këtyre familjeve janë bërë tani ambasadoret e vujatjeve, ose misionaret e shpresës dhe të ardhmes për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre në mërgim. Emblema krijuese dhe vlersueses së vlerave të vërteta të jetës. Një përshëndetje unike e kujtesës së kësaj shtrese njerëzish , të cilët pse ishin “ajka” e një kombi, u presekutuan deri në gene, deri sa edhe mund për t’i zhdukur fare. Kjo, shoqatë dhe ky takim promovues u ndërthutur me ndjenja të thella dhimbje dhe krenarie, përpara fotografisë së dhimbjes dhe vujatjes së rëndë 50 vjeçare. Përball të së vërtetës dhe “atij filmi që asnjëri nuk i ia di fundin” duket si ” një pikë uji që e drejta të vejë në vendin e duhur.
Pasi siç pohuan edhe vetë deshmitarët okularë, ose folëset e folësit, do të duheshin libra, kujtime, filma, dhe takime, ose emisione të tëra të tregosh, më e pakta ashtu siç edhe veproi At Zef Pllumit, njeriu i një pasurie të çmuar të memories sonë kombëtare, për te mos lejuar në këtë mënyrë rikthimin e diktaturave, në të gjitha format e tyre, teksa shkruante “Rrëno për me diftue”.

Promovimi i shoqatës Jeta e Re

Promovimi filloi me pamje filmike ku tregohej se pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar mendoi se ditë të lumtura do të vinin, por kjo shpresë u shua menjëherë me ardhjen në pushtet të një djalli, të një balozi të zi, i vetëshpallur lider i Shqipërisë. Dhejtra burgje e kampe interrnimi u ngritën në të gjithë vendin, 70,000 bunkerë u ndërtuan mbarë vendit, populli jetonte në gënjeshtrën dhe injorancën, gjithnjë me frikë dhe shpesh herë në burg.
Ishte, një luftë kjo që ia nisi shumë kohë përpara kur Enver Hoxha, e filloi dhe e përfundoi duke eleminuar intelektualët, edhe fenë në Shqipëri. Ndërkohë, që në Kosovë, e viset e tjera shqiptare, Sërbët, ishin duke torturuar, vrarë e maskruar shqiptarët, që jetonin në trojet e tyre, vetëm se ishin shqipëtar. Ende nuk dihet numëri i të vrarëve, të presekutuarve, të burgosurve dhe të humburve gjatë sundimit sërb, sundimit sllavo komunist në trojet shqiptare.
Ditën e shtunë më 16 nëntor, në lokalin “Tropikal”, Bronks – Nju Jork, u promovua shoqata e grave të presekutuara “Jeta e Re” – ACO. Promovimi i shoqatës i miratuar nga ligjistacioni amerikan u bë në një lagje të Nju Jorkut, e mbi populluar nga shqiptarët. Promovimi u konceptua si një takim miqësh të vjetër, i cili solli në kujtesën e pjesmarrësve sipas okularve, dhimbjet që shqiptarët kanë kaluar nën rregjimet komunsite, të andej e përkëndej kufirit shqiptaro – shqiptar. Organizatore të takimit ishin Flutura Zavalina (Bida) , presidente e shoqatës kulturore “Imazhi i vetvetes”, aktore dhe humaniste, Shqipe Biba, veprimtare dhe aktiviste e dalluar e komunitetit, gazetare dhe themeluesja e themeluese e org.“Motrat Qiriazi”. Dardanesha Andoni – Gashi, gazetare, dhe redaktore e disa librave, vajza e atij që gjithë jetën e tij u quajt shovinistë sepse ishet autori i hartës së Shqipërisë Etnike, ishte autori i parë i gjeografisë – politike të Shqipërisë Etnike. E motra e Luan e Fatjon Gashit, dy nacionalistëve, që një jetë tërë e bënë vetëm për Shqipëri e Kosovë, U tretën dhe shkuan me ëndërrën e tyre të madhe të bashkimit të të gjitha trojeve.
Takimin e drejtojë Flutura Zavalina (Bida). Fjalën e morën edhe Shqipe Biba dhe Dardanesha Andoni. Ndërsa përshëndetën, Flora Selfo, në emër të fmalijes Selfo Ardita Pazari, në emër të familjes së Sheh Ali Pazarit, Mahmud Turdiu, në emër të Turdive, Gina në emër të familjes Gina dhe Hasan Kostreci në emër të familjes Kostreci. Niko Kirka, foli në emër të vuajtjes së tij gjysmë shekullore nëpër burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri. Më pasë folën edhe pjesmarrës të tjerë; si Kozeta Zylo, Muhamet Omari,Genc Leka, Safet Biba, dhe të tjerë.

Presidentja e shoqatës Jeta e Re, znj. Flutura Zavalina (Bida) mbajti fjalën kryesore :” Të dashur bashkëatdhetar mire se keni ardhur ne kete dite te shenuar : Ne promovimin e organizates sone te re Amerikan Albania Community JETA E RE

Ishte deshira e madhe per tu sherbyer dhe per te ndihmuar sa me eficient communitetin tone shqiptar ketu ne SHBA per tu integruar sa me shpejt ne jeten amerikane per tu bere qytetar amerikan produktive. Per te krijuar dhe stabilizuar anen shkollore te tyre si dhe per tu mesuar femijeve gjuhen shqipe ne mynyre qe. Ata te mos e humbasin gjuhen dhe zakonet e tyre : pra te kene shkollen e tyre. Te kujdesemi per te moshuarit shqiptare ku te kene nje vend nje qender ku te argetohen dhe te kalojne kohen me shoket shqiptare.Keto si dhe shum ndihma te tjera do ti shikoni ne programin tone. Pra Iindi idea se si mund ta ndihmojme popullin tone ketu ne diaspore Keto dhe shume te tjera bene qe te organizonim the te themelonim organizaten American Albania Community JETA E RE . Sot jemi mbledhur per te promovuar dhe festuar krijimin e saj nga njera ane, dhe nga ana tjeter te kujtojme dhe kurre te mos harrojme se kush ishte arsyeja qe ne morem rruget e kurbetit.
Te dashur bashkatdhetar le te kujtojme se bashku dhimbjet, torturat, shfarosjet qe bente sistemi i krijuar nga Enver Hoxha nen petkun e fjales Popull . Sa masakra jane bere ne emer te kesaj fjale, ajo ishte vetem nje fjale per te mbuluar vrasjet barbare Çdo act behej ne emer te popullit, çdo veprim ,çdo asgjesim behej ne emer te tij ndersa vet faktikisht popullit Ia hoqi organin e drejtesise dhe e la te pambrojtur. I vetequajturi udheheqes i kombit çfarosi burgosi trurin e vendit inteligjencen e kombit . jetonim si ne nje paraburgim se nga momenti ne moment mund te ishe viktime e nje çfarosje. ndersa pas luftes se dyte boterore kishte 3% e popullsise te vrare, gjate regjimit te tij u trefishua .
Tradhetine me te madhe qe kurre kombi shqiptar sdo i a fale ishte lejimi i aneksimit qe iu be Kosoves nga Shqiperia dhe ai si lidership nuk e kundershtoi, si pasoje populli i Kosoves po vuan pasojat . Sa bije nenash nga Kosova humben jeten per te mbrojtur truallin e tyre me gjak . .
Ne kujtesen time qe ne momentin qe e degjova dhe deri ne fund te jetes sime s’do te me hiqet nga kujtesa. 17 vete nga nje familje u shuan nje moment, kasaphanen qe beri serbi mbi kosoven historia do e denoi . serbia eshte turpi i botes qe kerkon çfarosjen e nje kombi qe ka lind eshte rrit dhe do te vdese ne trojet e veta . Kosova rrite vetem Lisa – Toke e ndezur , autori Fahri Balliu .
Metastaza e kancerit komunist kish ardhur por ata spo e kuptonin deri ne momentin e rrezimit te bustit . Populli ishte i etur per liri dhe demokraci. Kjo beri qe ata te versuleshin drejt portit vetem telargoheshin te iknin te iknin dhe veç te iknin , per tu mos ua pare syte vendit te tyre . Dhimbja. tortura, dhe masakra i kish hyre ne palce aq sa ata spyesnin qe largoheshin nga vendlindja e tyre ku bukes i thohet buke dhe ujit i thohet uje (thoshte profesor Gashi) ajo eshte Shqiperia ajo eshte vendlindja .

Dhe ja sot ne jemi ketu ne kete vend ku eshte vendi i mundesive te medha . jemi ne kete vend ku Zoti e ka bekuar kete toke .keshtu me thoshte miku im i shtrenjte me mikeshen time doktorr Erik lazaro dhe Josephine (Babs) .Nga ndihma e te cili u shpetuan shume jete shqiptaresh .
Dhe po te kete nevoje shqiptari asnjehere sdo te kursehet ndihma e tij .Une i jam mirenjohes qe me ka ndihmuar bashkatdhetaret e mi . Ashtu si doktor Lazaro thote Zoti te ndihmon po ti ndihmo vetveten. Pra ketu ku jemi duhet te jemi te bashkuar :”SE FEJ A E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”.
Pra, te dashur bashkatdhetar le te jete kjo organizate JETA E RE ne kete vend te ri qendra e bashkimit Shqiptar. Pra te jemi te bashkuar te ndihmojme njeri tjetrin se duke qene ne te forte mund te ndihmojme kombin tone te dashur . Pra si komb i qyteteruar qe jemi le te jemi ne çdo vend edhe komuniteti shqiptar i Amerikes ti tregojme botes mbare se ne jemi te bashkuar, dhe e mbeshtesim e perkrahim popullin paqedashes dhe liridashes te Kosoves . Dhe sot ketu ku jemi mbledhur e mbeshtesim dhe e mbeshtesim ate .
Pra, te dashur bashkeatdhetar edhe njehere me lejoni t’ju falenderoj per pjesmarrjen ne promovimin e organizates sone JETA E RE. Le te mbetet ky moment historik per ne qe ne krijimin e saj vendosmeria jone qe te ndajme hallet me njeri tjetrin duke kujtuar dhe mos harruar çka ndodhi dhe te ecim me besim ne te ardhmen te bashkuar si komunitet Shqiptar.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE