Filloi të ndihet jehona e festës së Pavarësisë së Shqipërisë

Shqiptarët e Amerikës, po përgatiten të festojnë me madhështi 28 Nëntorin – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Këshilli Bashkisë së Nju Jorkut, me Proklamtat nderonë festën kombëtare të shqiptarve

CITY HALL NEW YORK CITY : Jehona festive e Ditës se Pavarësisë ka filluar të ndjehet kudo në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Përgatitjet, për t’a festuar me madhështi këtë festë i sheh kudo në qendërat më të banuara, aty ku ka më shumë shqiptaro -amerikanë, pra në shumicën e qyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës, ku edhe ka më shumë organizata e shoqata, kisha e xhami.
Ashtu si dhe vitin e kaluar, 28 Nëntori, filloj të festohet në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, por kësaj rradhe me 19 nëntor. Kësaj rradhe festimi i Ditës së Pavarësisë, do të ketë të vecantën e saj. Për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Amerikës, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje Çamëri e Diasporë, ajo do të festohet së bashku me shpalljen e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurt 2008 .
Edhe këtë vit, për, nder të 28 Nëntorit 1912, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në godinën e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, u zhvilua ashtu si dhe vitin e kaluar. Kjo, është veprimtaria që nderon këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar, nga zyra e bashkisë së Nju Jorkut. Në emër të bashkësisë Këshilli Bashkiak i qytetit te Nju Jorkut, kryetarja e këshillit të bashkisë Christine Quinne, dhe James Vacca, u a dorzojë Proklamatën një grupi shqiptarësh. Proklamata, është një akt zyrtar, i njohur në SHBA-së, i cili me këtë rastë do të nderonte edhe komunitetin shqiptarë në Ditën e Flamurit dhe 96- Vjetori i Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë.
Njëhereshit, në proklamat, përmendet edhe pavarësia e Kosovës si dhe historia e Shqipërisë deri tek shpallja e pavarësisë. Në Proklamatë, është vlersuar shumë edhe roli e kontributi i vyer i komunitetit tonë, në SHBA-ës. Proklamata, është e miratuar me vendim të posaçëm të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, dhe i është dorzuar, inciciuesve të saj z Esad A. Rizai, presidentit të Fondacionit “Shoqeria Shqipetaro – Amerikane” në Nju Jork, si dhe Prof. Haxhi Berisha, kandidat për PhD.,Profesor nga “Monroe College”, New York.

Ceremonia u shoqerua në sheshin para Bashkisë së Nju Jorkut, me këndimin e të dy hymneve kombetare, atë të R. Shqipëris dhe himni i SHBA-së, nën interpretimin e këngëtares së mirënjohur Merita Halili dhe luajtur në firzamonikë, nga muzikani i njohur Raif Hyseni. Në emër të qeverisë shqiptare, të pranishmit i pershendeti përfaqësuesi i shetit shqiptar Konsulli i Përgjithëshëm në Nju Jork, dr Albert Jerasi. Ndërsa, në emër të grupit të shqiptarëve zoti Esad Rizai.

Ceremonia në Bashkinë e Nju Jorkut, zhvillohej me nismën e z Esad A. Rizai, presidentit të Fondacionit “Shoqeria Shqipetaro – Amerikane” në Nju Jork, Prof. Haxhi Berisha, kandidat për PhD., dhe mikut të shqiptarve anëtarit të këshillit bashkiak të Nju Jorkut,James Vacca, dhe pa tjetër edhe me ndihmën disa e anëtarëve të të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Shqiptarët, në këtë dukeshin të entusiazmuar, të gëzuar, krenarë më shumë se kurrë, ata treguan se janë të integruar poltësishtë, treguan me këtë veprimtari edhe vitalitetin e tyre shqiptar, treguan vlerat kombëtare dhe identitetin e tonë kombëtar. Ata me shpirtin shqiptar ofronin kudo që takoheshin në Bashki, miqësi, dashuri dhe respekt, për të gjithë zyrtarët e bashkisë së Nju Jorkut, që ishin të shumtë në këtë eveniment historik, si zyrtar amerikanë me origjinë italiane, gjermane, irlandeze , spanjole, kinezë, aziatikë dhe afro-amerikanë,etj.
Avokati Kaufman, ish zyrtar i kësaj bashkie, kujtojë edhe një herë 23 nëntorin 2003, kur kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, zoti Bloomberg vizitojë edhe Kosovën. Ai tha se kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, e kishte planifikur një ndalesë të shkurtër në Kosovë, në fund të atij muaji – i cili përkonte me ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Por, tha Kaufman, më 23 nëntor 2003, 5 dite para 28 Nëntorit, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg do t’i drejtohej kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ku Bloomberg do të festonte Ditën e Flamurit Shqiptar me Presidentin Rugova dhe Kryeministrin e Kosovës. Ai kujtojë fjalët e Bloomberg se “Është një mundësi për të nderuar kontributin që komuniteti shqiptar jep në New York”.
Më parë se Këshilli Bashkiak, të lexonte Proklamatën me të cilën nderon 96 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në emër të këtij këshilli përshëndeti kryetarja Christine Quinn. Si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak James Vacca, iniciatori i kësaj proklamte në këshillin bashkiak të Nju Jorkut. Përshëndetjen në emër të shetit shqiptar, e bëri pëfaqësuesi i Shqipërisë, konsulli i përgjithëshëm në Nju Jork, dr. Albert Jerasi. Ndërsa, në emër të Fondacionit të Shoqërise Shqiptaro-Amerikane – foli presidenti i saj zoti Esad Rizai, i cili e quajti një ditë historike, këtë për komunitetin shqiptarë në Amerikë. Duke iu falemideruar në radhë të parë anëtarit të këshillit bashkiak James Vacca, artistëve, dhe verprimtarve të dalluar të komunitetit
Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë, dr Albert Jerasi, i tha gazetës kombëtare Bota Sot, se ” Për, çdo komb dhe për çdo popull dita e pavarësisë, është shumë me rëndësi. Por, populli shqiptar, kombi ynë ka një veçori do të thoja që rrallë kush e ka, thotë dr Jerasi. Ne kemi dy data të pavarësisë, 28 Nëntori 1912, Shpallja e Pavarësisë – ngritja e flamurit të Shqipërisë, dhe ka tani edhe 17 Shkurtin Ditën e Shpalljes së Pavarësië së Kosovës.

Dr. Jerasi, thotë se rruga që ka ndjekur popuulli shqiptarë, që nga dita e pavarësisë së Shqipërisë, e deri më sot, ka qënë një rrugë lufte dhe plotë me sakrifica të mëdha. Ajo është motivuar nga populli ynë për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik, moderrn dhe europian. Falë demokracisë perendimore, thotë ai dhe veçanërisht SHBA-së, Shqipëria, kur po feston 96 vjetorin e pavarësisë së saj, ka marrë edhe ftesën për t’u bërë në prill të viti të arthëshëm, edhe anëtare e plotë e Aleancës Veri Atlantike – Natos,.
“Kjo, tha konsulli shqiptar, me synim që në një të ardhme të afërt, Shqipëria të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Europian. Duhet cekur se viti 2008 është viti i shqiptarëve, kur kujtojmë këtu edhe pavarësisnë e Kosovës. Duke kujtur këto data të rëndësishme, ka përfunduar Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë, dr Albert Jerasi, le të bashkohemi të bëjmë që Shqipëria e Kosova të ecin përpara dhe të prosperojnë drejt të ardhmes së tyre të begat.”
Iniciuesi i kësaj ceremonie, zoti Esad Rizai kërkon të falimnderojë në mënyrë të veçantë, për kontributin e dhënë për realizmin e kësaj ceremonie, Prof. dr. Haxhi Berishën, por edhe Xhimi Vakën, i cili ka punuar po edhe ai kaq shumë për këtë punë. Njëhereshit, edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar, nga Konsullata dhe Misioni i Përherëshëm i R. Shqipërisë. Dhe të gjithë përfaqësuesit e komunitetit, pjesmarrës të kësaj ceremonie, zotin Agim Rexhaj, Zef Balaj, Shaqir Gashi, Idriz Lamaj, avokatët Stephen B. Kaufman, dhe Sabri Gjoni, artistët Merita Halili, Raif Hyseni, Luan Bexheti, Elza Zagreda, Elton Vojka dhe duke mos harruar asnjëherë, medien shqiptare në Nju Jork, gazetën Illyria, Bota Sot dhe TV21.
Sot, theskoi Rizai, ne po festojmë “gjysmën e ëndërrës së realizuar të kombit shqiptarë”, pavarësinë e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës, duke shpresuar dhe ëndërruar se për ne shqiptarët tash e tutje, veç ditë më të mira kan për të ardhur tha ai.

Agim Rexhaj nën kryetari i Vatrës, dhe kryetari i degës së LDD, për Nju Jork me rrethe, shprehet se “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është vazhdim i natyrshëm i Pavarësisë së Kosovës , asaj ëndrrës së kahëmotshm
e të realizuar tashmë më 17 shkurt të këtij viti, të gjithë shqiptareve – Duhet theksuar se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ishte në të njëjtën kohë një etapë më e gjatë që erdhi edhe deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Rexhaj.

Veprimtari, i dalluar i komunitetit, Shaqir Gashi, e quan këtë ditë si një “Faleminderim të madh për SHBA-së, ashtu siç e ka shkruar edhe në librin e tij me kujtime “Faleminderit Amerikë”. Do të thotë kjo tha Gashi, se i jemi mirënjohës për jetë këtij vendi, për atë çka ky vend bëri për ne shqiptarët, prej presidentit Uilson, Klintonit, dhe presidentit të fundit George W. Bush, me pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në Nato. Sot ne si shqiptarë celebrojmë së bashku dy pavarësi, thotë i emocionuar Gashi, 1912 -tën e pavarësinë e shtetit mëmë – Shqipërisë, dhe 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto për ne shqiptarët, tha ai janë dy ditët më fat lume, janë gëzimi dhe e arthmëja, lumturia e kombit shqiptar”.
Prof. Dr. Haxhi Berisha, flet edhe ai për lidhjet e mira që kemi ne shqiptarët me popullin amerikan. Çka, tha ai kjo është shprehje e vullnetit dhe e dëshirës sonë, që me rastin e ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, t’i themi edhe një herë këtij vendi “Ju faleminderit”. Unë, tha ai ndaj këtë gëzim së bashku me të gjithë këtë pjesë të këtij komuniteti, i cili, na u bashkua në këtë ceremoni të bukur, këtu në bashkinë e Nju Jorkut, për të marrë Proklamatën e qytetit të Nju Jorkut.
Proklamatë e cila nderon 96 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, çka do të thotë edhe siç na premtuan zyrtarët e lart të kësaj bashkie me zotin James Vacca, të njëjtën gjë Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut, do t’a bëjë edhe më 17 shkurt të vitit të arthëshëm, në një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pra, ky është një nderë i madh për ne komunitetin shqiptar këtu në Nju Jork, që bashkia e këtij qyteti në mënyr zyrtare, na nderon datat tona hitorike dhe na nderonë ne si shqiptarë” tha Prof. dr. Haxhi Berisha PHD.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE