Franki Junçaj – DJ 3000, Techno DJ/Producenti shqiptare

Franki Juncaj (DJ 3000) i lindur dhe rritur ne metropolitanin e Detroitit, nga babai dhe nena qe emigruan ne SHBA nga Drumet e Malesise, eshte DJ dhe producent i muzikes elektronike, zhanrit Techno – Detroit Techno me eksperience dhe fame boterore.
Puna e pare e DJ 3000 ishte ne vitin 2002, CD miksi “Somewhere In Detroit Mix Series Vol. 1”.
Deri me sot ai realizoi dy albume (“Migration” dhe “Blood And Honey”) dhe eshte ne punim te albumit te trete i cili pritet te dalin ne shitje pranveren e 2009. Nga rreth 20 pllaka qe ai realizoi vecojme “Drume” , “Red Line” , “Scorpion” , “Passage to Malesia” , “Balkan Bridge” etj.
Muzika e z. Juncaj eshte e zhanrit Detroit Techno dhe eshte shume unike pasi ne punimet e tija perdor shume tingujt e muzikes tone shqiptare.
Vlen te permendin bashkpunimin e tij me grupin me fame boterore Depeche Mode, ku ai punoi nje remiks per ta.
Juncaj mori pjese ne shume evinimente klube si ne Holande, Gjermani, Angli, Irlande, France, Spanje, Itali, Ukraine, Japoni por njeherazi ishte musafir i nje feste edhe ne Tirane.

Kenga “Flamuri i Popullit” eshte pjese e albumit me te ri “Galactic Caravan” te cilen Juncaj e punoi diten e shpalljes te Pavaresise se Kosoves e cila per te ka nje vlere te posacme ku edhe vendosi qe ta ndaje me ne. Pra, kenga do te jene falas per shkarkim per vizitoret e Malesia.Org per kohe te limituar.

Juncaj uron 28 Nentorin te gjithe shqiptarve kudo qe gjinden.

shkarko/download
DJ 3000 – Flamuri i Popullit (right, save target as)

KOMENTOJE