Obama : “Unë nuk kisha kontakt me Guvernatorin as me zyrën e tij, kështu që unë nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kur mësova, thashë kjo qenka një ditë e keqe për Ilinoisin”
CHICAGO ILLINOIS : Presidenti i sapo zgjedhur, Barack Obama, bëri thirrje për dorëheqjen e guvernatorit të shtetit Ilinoit, Rod Blagojeviq, një ditë pasi guvernatori demokrat u arrestua nën akuzat se u përpoq të shiste vendin në senat, që ka mbetur bosh pas fitores së zotit Obama në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Një zëdhënës i zotit Obama tha se presidenti i zgjedhur mendon se në rethanat aktuale guvernatori do ta ketë të vështirë të bëjë punën e tij dhe t’i shërbejë popullit të Ilinoit. Por, sot edhe Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Illinoi Lisa Madigan, tha se ajo mund të ndërmarrë hapa ligjorë për ta detyruar guvernatorin Rod Blagojeviq, të largohet nga posti.
Prokurorja Madigan tha se ajo mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë të shtetit për të shpallur guvernatorin, i cili është demokrat, si edhe ajo, të paaftë për të mbajtur postin. Prokurorët e kanë akuzuar guvernatorin Blagojeviq se ka kërkuar rryshete dha favore në shkëmbim të caktimit të senatorit që do të zinte vendin e mbetur bosh në Senat, pas largimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama.
Edhe ligjvenësit në Illinoi si dhe demokratët në Senatin amerikan, po ashtu i kanë bërë thirrje atij të japë dorëheqjen, por deri tani guvernatori Blagojeviq nuk ka reaguar. Dje ai u kthye në punë, një ditë pas arrestimit.
Presidenti i sapo zgjedhur Barack Obama, shkruajn sot gazetat amerikane, është gjendur në ditët më të vështira , kur mësojë lajmin se Blagojeviq, ishte arrestuar për korrupsion. Presidenti, i sapo-zgjedhur Barack Obama, thuhet se është i vendosur të mbajë distancë nga ngjarja , kur Guvernatori i shtetit të Illinoit u arrestua nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke bërë pazare me vendin bosh të Senatorit të Ilinoisit, pas zgjedhjes së Obamës President. Ndërsa analsitët thanë se ky arrestim edhe mund ta dëmtojë imazhin e Presidentit të ri të SHBA-së. Por, do të varet nga rrjedha e këtij procesi.
Obama vetë deklarojë përsëri duke parë “rrezikun” që i shkaton imazhit të tij ky arrestim se: “Unë nuk kisha kontakt me Guvernatorin as me zyrën e tij, kështu që unë nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kur mësova, thashë kjo qenka një ditë e keqe për Ilinoisin”. “Nuk do të komentoj më tej”, kështu është shprehur pas arrestmit, Presidenti i 44-të i SHBA, Barack Obama
Obama tha se ai është i bindur se zyra e tij nuk është përfshirë në ndonjë prej skemave të guvernatorit Blagojeviq dhe ai përsëriti thirjen që guvernatori të japë dorëheqjen. Megjithse dihet që guvernatori i Illionit ka lajtur një rol të rëndësishëm në mbledhjen e ndihmave në këtë shtet për Barack Obamën.
Guvernatori Blagojeviq është guvernatori i katërt i arrestuar në 40 vjet, në shtetin e Illinoit
Hetuesit federalë thanë se guvernatorit u përgjuan bisedat telefonike në të cilat përpiqej të përfitonte personalisht në procesin për të caktuar personin që do të zëjë vendin e Presidentit të zgjedhur Obama. Zoti Blagojeviç doli më datën 8 dhjetor, para një gjykatësi federal dhe më pas u lirua me kusht. Prokurori federal në Çikago, Patrik Fitxherald, tha se guvernatori u përpoq ta përdorte pozitën e tij për përfitime personale.
Milorad “Rod” Blagojeviq, ka ndjekur “shkall-pas-shkalle”, pasardhësit e tij në Illinoi. Ai është i katërti guvernator nga shtatë guvernatorët e fundit, që arrestohet për korrupsion në Illinoi. Kjo koicidencë i ka bërë qytetarët të mendojnë se ky veprim në shtetin e Illinoit, “nga guvernnatorët, është bë bërë “kulturë”” shkruan sot, një e përditëshme njujorkeze.
“Governmenti, në Illinoi kurr sesi nuk mund t’ju ndihmojë qytetarve të saj, me këtë që ndodhi” thotë Christopher Mooney, i cili jep mësim në fakultetin e shkencave politike, në Universitetin e Springfield, në Illinoi. “Ky, tha Mooney, është veprim idotesk, të cilin e ndoqi edhe “vëllai” i atyre të mëparshmeve, rruga e parardhësve të tij, njerëz këta kur marrin votat e popullit të drejtojnë këtë zyrë të rëndësishme”
Blagoja, governornatori demokrat, është i kapur nga një serë akuzash, deri tek ajo kur ai ka provuar të shesë vendin vakantë që mbeti në Senatë, pasi senatori i shtetit të tij, presidenti i sapozgjedhur Barack Obama e dorzojë atë. Mirpo, prokurorët e kësaj çështje, thonë se bëhet fjalë edhe për shitje të një detyre për ambasador, të premtuar po nga guvernatori i Illinoit, Milorad Rod Blagojeviq, i cili ka marrë edhe më shumë se 50 përqind të fitimit, të një tenderi në Illinoi për ndërtimin e një spitali fëmijësh
Tre “vëllezërit” e tij të cilët kan pasur të njëjtin fat, siç i quan me ironi një e përditëshme njujorkeze, janë ish guvernatori Otto Kerner, i cili shërbeu nga viti 1961 deri në vitin 1968, edhe ky përfundoj në burg për korrupsion. Mbas tij në burg për korrupsin ra edhe guverantori Dan Walker, i cili shërbeu nga viti 1973 deri në vitin 1977, dhe më i fundit ishte para-ardhësi i guvernatorit Milorad Rod Blagojeviq, George Ryan, i cili shërbeu nga viti 1999 deri në vitin 2003.
Governatori me origjinë serbe Blagojeviq, është 51 vjeç, dhe shefi i stafit të tij, John Harris, 46 vjeç, akuzohen se kanë kërcënuar kompaninë më të madhe mediatike, Tribune Co. se do t’a çonin atë drejt falimentimit, në se ajo gazetë nuk hiqte dorë nga kritikat ndaj guvernatorit Blagojeviq. Madje ata të dy janë përgjuar teksa bëjnë pazare, edhe t’a shesin kompaninë mediatike Tribune Co. tek kompania tjetër Wrigley Field, ka deklaruar prokurori i kësaj çështje Patrick Fitzgerald.
Historia e korrupsionit në Illinoi:
Otto Kerner: shërbeu si guvernator nga viti 1961 deri në vitin 1968 – Kerner, u arrestua për evazion fiskal, marrje rrushfeti dhe vjedhje me anë të dokumentave zyrtare. Ai favorizojë në mënyrë të paligjshme një firmë prvate, e cila organizonte garat me kuaj në Illinoi. Otto Kermer, u dënua me tre vjet burg – u lirua si i sëmurë dhe vdiq në vitin 1976, mbasi kishte kryer një vit e gjysmë.
Dan Walker: shërbeu nga viti 1973 deri në vitn 1977 – Walker u akuzua për fallsifikime dokumentash në përfitmin e paligjëshëm të shumave të mëdha të parave. U dënua me një vit e gjysmë dhe e kreu burgun.
George Ryan: shërbeu nga viti 1999 deri në vitin 2003 – Ryan, u akuzua dhe u dënua për korrupsion me përmasa të mëdha. Duke i sjell shtetit të Illinoit dhe taksapaguesve të këtij shteti dëme të konsiderueshme financiare . Paraardhësi i Blagojeviqit në postin e Guvernatorit të Ilinoit, George Rajan, u dënua për korrupsion në vitin 2006 dhe aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet e gjysmë burgim. Ai është duke hequr dënimin në të njëjtën kohë, kur guvernatori tjetër, serbo amerikani Milorad “Rod” Blagojeviq, ka pothuajse të njëjtën akuzë.
Arrestimi , lirimi dhe akuza e ngritur kundra guvernatorit Milorad ‘Rod’ Blagojeviq
Guvernatori demokrat i Ilinoit, Milorad ‘Rod’ Blagojeviq, doli para gjykatësit në mbasditen e 9 dhjetorit 2008 për t’iu shqiptuar akuzat për korrupsion. Ai u lirua më pas me kusht, pasi iu mor edhe pasaporta, kundrejt një shume prej 4500 dollarësh.
Guvernatorin Milorad ‘Rod’ Blagojeviq, u arrestua për korrupsion, mes të tjerash për tentativën që të ‘shiste vendin’ e hapur nga presidenti i zgjedhur, Ba
rak Obama, në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U arrestua gjithashtu edhe shefi i personelit të tij, Jon Harris.
Ai akuzohet gjithashtu, se kishte pezulluar fondet shtetërore për blerjen e një fushe bejzbolli, pronë e kompanisë “Tribune”, kompania që zotëron edhe gazetën “Chicago Tribune”. Blagojeviç dhe shefi i tij i personelit, Jon Harris, akuzohen se u kanë bërë presion pronarëve të kompanisë “Tribune” të pushonin anëtarë të bordit redaksional si shkëmbim për zhbllokimin e fondeve nga Autoriteti Financiar i Illinoit. Anëtarët e këtij bordi e kishin kritikuar shpesh administratën Blagojeviç dhe kishin kërkuar shkarkimin e tij.