Shqiptarja nga New York Laureta Meçi me shumë sukses, ka promovuar videoklipin më të e ri Santa Baby për Kërshendellat 2008

BEQIR SINA, New York,

shiko video klipin

LONG ISLAND NY : Edhe pse kaq larg atdheut të saj, këtu përtej oqeanit, në SHBA-së, që jeton prej vitesh, ajo ka mundur të tregojë vlerat e saj si artiste: një aktore e talentuar dhe këngëtare plot energji. Brenda pak kohësh ish qytetarja e Kuçovës, emigrantja e ardhur nga Greqia, u bë fillimisht ikona e produkteve kozmetike në të gjithë Amerikën. Laureta Meçi, akrtistja dhe këngëtarja më e re e komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë, hyn në cast-in e aktoreve më të vlerësuara të filmave dhe seriale aksion “Shadow Kill”, “Stargate”, “Battle Star Galactica” dhe “Andromeda”.

Mirpo, përpos projekteve të shumta që mbushin axhendën e saj të përditshme, ajo ka edhe një ambicje të “tmerrshme”, atë, për të gjetur ndoshta një ditë edhe rrugën e vështirë që ka ndjekur edhe ndonjë artiste tjetër shqiptare, që ndoqi për të shkelur në studiot e Hollywood-it. Ekspertët e kinamatografisë e kan identifikuar talentin e saj në Amerikë, në vendin e mundësive të mëdha si dhe suksesi që vulosi me filmin “Shadow Kill”. Me interpretimin e saj në këtë film “Shadow Kill” Laureta Meçi, vajza e re nga Kuçova, është ajo që ka pushtuar aktualisht kinematë amerikane.

Laureta Meçi ka lindur në qytetin e Kuçovës, ndërsa prindërit e saj janë nga Zagoria. Në Kuçovë ajo ka kaluar fëmijërinë e saj, arsimin e ulët dhe atë të mesëm deri në qershor të 1995. Deri sa lindi nevoja për të emigruar familjarisht në Greqi. Si të gjithë të rinjtë që kanë ëndrra, objektiva e synime për jetën dhe të ardhmen e tyre, ajo ka ëndërruar që sa më shpejt të studionte edhe për t’u angazhuar në fushën e artit, të cilën tashmë Laureta e ka bërë dhe po e bën një realitet të prekur prej saj.

Në një kohor më shumë se 10 mujorë, pasi me shumë sukses, ajo mbarojë së incizuari këngën “Respect me”, dhe e përfundoi videoklipin e nxjerr tashmë në treg duke kënaqur adhuruesit e saj, Laureta në prag të festave të Krishtlindjeve, na delë me një videoklip të ri. Para se të bisedojmë me Laureta Meçin, për vidoklipin më të ri, ajo na saqron se : “Videoklipi i parë “Respect Me” është një këngë, një pop-dance, të cilën e këndoj e shoqëruar me dy përcjellës meshkuj (rap) Sydefex and Know One dhe grupin e kërcimtarëve. Producenti im në këtë, videoklip tha ajo ka qënë Brian Rund njëkohësisht miksimin e “The preshow” të këngëtarit Usher në koncertin e tij live në Puerto Rico si dhe është fitues i disa çmimeve.

Laureta, thotë se ekipi dhe unë personalisht, kemi patur mjaft sukses. Videoklipi ishte diçka fantastike, jemi duke përfunduar post production. Kishim përzgjedhur një garderobë jo të zakonshme, kishim punuar shumë dhe shpresoj se kjo nismë ishte e mbarë, pasi mbas saj menjëherë u “hodhëm” në incizimin e këngës së dytë. Kënga dhe videoklipi ri do të dalin në treg javën tjetër në pragë të festave të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri.. Gjithashtu, na tha ajo duke folur eskluzivisht për gazetën tonë, se jemi duke përfunduar filmin “Shadow Kill 2” me co-star Tom Spackman. Ngjarjet e këtij filmi zhvillohen përafërsisht në vitin 2100 ku dy superfuqitë botërore SHBA-ja dhe Evropa e bashkuar luftojnë për dominim. Ushtria e kloneve në të njëjtën kohë mundohet të fitojë pavarësinë nga shteti amerikan dhe karakteri im përveç misioneve të ndryshme gjithashtu udhëheq klonet drejt pavarësisë së tyre.

Shqiptarja nga New York Laureta Meçi me shumë sukses, ka promovuar videoklipin më të e ri “Santa Baby” për Kërshendellat 2008 !

Nxjerrja e videoklipit më të ri na “nagcmojë” të pyesim, ashtu siç na pëlqen t’a thërrasim “Marlyn Monroe”, shqiptaren në SHBA, Laureta Meçin, se pse, ajo u “largua” kaq shumë nga syri i adhuruesve të saj shqipëtar ?

Laureta Meçi ; Nuk jam larguar aspak … më beso. Jam duke punuar me disa këngë dhe jam duke përfunduar videoklipin tjetër “Set your soul free” {kënga ime origjinale} i cili do të publikohet në 2009! Një këngë dancë me të cilën po punoj me njerëz tepër të talentuar tek studiot Soundhound në Manhattan. Në të njëjtën kohë kam qënë e pranishme, tek bashkatdhetarët tanë si në Itali, Greqi, Kosovë, Angli e shumë vende të tjera ku kam zhvilluar intervista të ndryshme me median tonë atje.

: Cili është videoklipi më i ri ?

Laureta Meçi : Ai është “Santa Baby”, është videoklipi më i ri dhe siç e përmenda më lart që do të pasohet nga “Set your soul free”!

: Sa kohë ju deshë të realizoni këtë videoklip ?

Laureta Meçi : Ky ishte një videoklip tepër i thjeshtë, për vet faktit që është këngë Krishtëlindjesh, pak a shumë dy muaj punë realizuese.

: Pse e titulluat “Santa Baby” ?

Laureta Meçi : Sepse, Santa Baby, është një këngë tradicionale amerikane, tepër e njohur, dhe shumë e dashur, sidomos në këtë sesion, dhe kjo ishte ideja e ekipit tim,dhe e adhuruesve të mi. Gjithmonë kisha dëshirë të realizoja një këngë dhe video për Krishtlindjet, dhe kjo u bë e mundur këtë vit. Koncepti i videos është i bazuar në disa foto që kam bërë para pak kohesh, tepër të pëlqyera nga adhuruesit e mi.

: Kush janë realizuesit e videoklipit “Santa Baby” ?

Laureta Meçi : Mund të përmend disa emra: Chris Liang, Michael Piehl, John Bailey, Lisa Tan, Aaron Behr e shumë të tjerë deri tek Citylights Media Group, të cilët e bënë këtë projekt të mundur.

: A ka ndonjë ndryshim të madhë estetik ose ritmik nga ai i fundit i juaji “Respect Me”?

Laureta Meçi : Sigurisht………, pak a shumë dy zhanra tepër të ndryshme dhe kjo është si këngë, dhe si video më e thjeshte, konsumoi shumë më pak kohë, që të realizohej sesa videoklipi i parë Respect Me

: Kur edhe ku mund të gjëndet në treg videoklipi juaj i ri “Santa Baby” ?

Laureta Meçi : Klipi është sezonal, por do të gjendet në Itunes, Napster, Raphsody, në Satelitë TV, Bloktv, sigurisht në websitin tim, www.lauretameci.com, ndoshta edhe në kanalet shqiptare. Videoklipi dhe kënga e re “Set your soul Free” do të ketë një promovim tepër më të madh dhe ekipi po punon me dyqanet Best Buy për një publikim të ardhshëm atje.

: Diçka rreth tekstit dhe çfare permban ai ?

Laureta Meçi : Santa Baby, është një këngë Krishtlindjesh, tepër e njohur për Amerikanët, është një version
për të rriturit of the Folk Tale of Santa Claus…. dhe listës së dhuratave!

: Cili është “hapi” tjetër që do të hedhësh ?

Laureta Meçi : Gjithmonë me “këmbë në tokë”, hedh hapa të reja! Supriza të reja! Nuk më pëlqen që të jem predictable…Kam shumë idera që kam dëshirë t’i hedh në projekt.

: Çfarë po bënë me aktrimin ?

Laureta Meçi : Kohët e fundit të them të drejtën i jam kushtuar këngës, megjithatë nuk i dihet mund t’i ri-kthehem aktrimit. Në të njëjtën kohë në 2009 do të dalin sequenca nga filmi Shadow Kill 2 të cilat në këto momente ende ndodhen në post-production!

: Kur do t’a shohim filmin më të ri ?

Laureta Meçi : Së shpejti në 2009…..