Sot në varrezat e Prishtinës u bë varrimi i historianit dhe atdhetarit, Zekeria Cana

Sot në Prishtinë me nderime të mëdha u varros sot historiani dhe veprimtari i njohu
r Zekeria Cana, i cili vdiq dje në moshën 75 vjeçare në Prishtinë. Gjatë ditës qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të profesor Canës në Institutin albanologjik në Prishtinë. Homazhe bëri edhe kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu, i cili familjen e të ndjerit e ngushëlloi edhe nëpërmjet një telegrami, sikurse edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të historianit dhe veprimtarit të shquar prof. Dr. Zekeria

Më rastin e vdekjes së akademikut Zekeria Cana, sot në Institutin Albanologjik u mbajt mbledhja komemorative dhe u bënë homazhe në nderim të historianit dhe mbrojtësit të devotshëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, Zekeria Cana.
Homazhe bëri, dhe në librin e zisë u nënshkrua edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. /RTK/

KOMENTOJE