Tony Blair, mik i madh dhe i përjetëshëm i shqiptarëve
WASHINGTON D.C: Ish kryministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, të martë erdhi në Washington, për të marrë medaljen më të lart civile, me të cilën Presidenti në ikje e SHBA-së, miku i tij i madh George W. Bush, e nderojë atë, me motivin; ” I palëkundur në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundra terrorisimit”, kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.
Kjo medalje për ish kryeministrin Tony Blair, vjen pasë medaljes së marrë nga Kongresi Amerikan, me të cilën ai u nderua në vitin 2003. Tony Blair në arenën ndërkombëtare ka marrë vleresimet maksimale, për një punë shumë të mirë me vendimin për t’iu ngjitur ish Presidentit amerikan Bill Clinton, me 1999 me nderhyrjen në Kosovë, dhe Presidentiti Bush në luftën kundra terrorizmit.
“Medalja e Lirisë”, jepet nga Presidenti i SHBA-së, personave të veçantë gjatë një presidence, si vlersim për rolin dhe kontributtin e tyre. Ceremonia u mbajt ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i 43-të i SHBA, George W. Bush, mbasi shërbeu për 8 vjet , në krye të këtij vendi, u dallua teksa vuri në jetë një detyrë parësore të tijën, luftën ndërkombëtare kundra terrorisimit, deri në “strofkullat” e Al Qaides. Megjithse, risku ka qënë i madh, adminsitrata Bush, mendon se edhe suksesi ka qënë i madh, si në Afganistan me largimin nga pushteti të talebanve edhe në Irak me rrëzimin e Sadam Hyseinit.
Presidenti George W. Bush i lavdëroi tre “miqtë e vërtetë të Shteteve të Bashkuara”, përderisa i nderoi me çmimin më të lartë civil kombëtar Tony Blair, John Howard dhe liderit kolumbian, Alvaro Uribe. Që të tre burrave u është dhënë Medalja Presidenciale për Liri, në një ceremoni që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, në ditët e fundit të presidencës së Bushit.
“Këtë pasdite jam i kënaqur që me Medaljen për Liri do të nderohen tre liderë të jashtëzakonshëm”, tha Bush. Secili prej këtyre burrave ka qenë “mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara, të cilët sfidat historike i kanë plotësuar me këmbëngulje të madhe, dhe të cilët kanë treguar shembullin e qëndrueshmërisë së aftësive
politike brenda dhe jashtë vendit”, tha ai. Blairi dhe Howardi ishin aleatët më të fortë të Bushit në invadimin e
Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja, në vitin 2005, dhe presidenti në largim e lavdëroi pafund secilin prej tyre për besnikërinë e vendosur ndaj principeve të vlerave për liri dhe demokraci.
“Këta janë njerëz të tillët që të shikojnë në sy dhe ta thonë të vërtetën dhe e mbajnë fjalën”, tha ai. Blairi, i cili tani është i dërguar special për Lindjen e Mesme, “na u gjet pranë në një moment të provës, për të afirmuar marrëdhëniet speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe”, tha Bush, duke iu referuar sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. “Në kohën e lidershipit të Tony Blair-it, fuqia dhe autoriteti moral i Britanisë së Madhe është përqendruar në luftën kundër terrorit prej ditës së parë. “Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojë kryelartë në histori”, tha presidenti Bush.
“Të tre liderit janë dalluar gjatë kësaj presidence, për lidhjet e forta me SHBA-së, përkatësishtë në luftën ndërkombëtare kundra terrorisimit, kriminalitetit dhe drogës. Ata e përkrahen dhe e mbështetën këtë luftë me shpres që të sillinin lirinë anembanë, paqen e sigurinë e popujve, duke e bërë botën edhe më të sigurtë” thotë Dana Perino, zëdhënsja e shtypit, të Shtëpisë së Bardhë,
Ndërsa, zëdhënsi për shtyp i ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, thotë se ky çmim për Tony Blair, është “nderi i madh” që i bënë SHBA-së. “Ky çmim është edhe një vlerësim, dhe refelktim i kurajos të gjithëve atyre burrave e grave me uniformë ushtarake, që shërbejnë në Forcat Ushtarake, duke bërë sakrificën më sublime, për paqe, siguri, liri e demokraci, dhe të mbrojnë të drejtat e njerëzve, anembanë botës. Ky është nderimi më i lartë gjatë 20 vjet karjere politike, për ish kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Balir.
Duhet cekur se Presidenti Bush, po me të njëjtën medalje dhe me të njëjtin motivacion ka nderoi përveçse Presidentit të Kolumbisë, Alvaro Uribe si dhe kryeministrin e Australisë John Howard, mbrëmë ai me “Medalja e Lirisë”, çmimin që njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA, ka nderuar edhe ambasadorin fuqiplotë të SHBA-së, në Bagdad, Ambassadorin Ryan Crocker .
Në ceremoninë e dorzimit të medaljes morën pjesë një numër personalitetesh amerikane, angleze dhe kolumbiane. Analistët amerikanë, e kanë vlersuar liderin britanik, Tony Blair, si njeriun i cili arriti të ngre gjatë periudhës së tij, marrdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara deri në zenit. Në një nivel thonë ata të pa parë ndonjëherë në historinë e të dy vendeve.
“Medalja e Lirisë”, njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA.
Medalja presidenciale “Medalja e Lirisë”, filloi të jepet për her të parë nga Presidenti Harry Truman në vitet ’50-ta, për të nderuar civilët që kan dhën kontribut të madh për interesat amerikane, paqen në botë, ose përpjekjet në fushën e kulturës, shkencë, artit, sportit dhe mjeksisë. Ndër personat që janë nderuar më parë me këtë medalje janë: Pope John Paul II, fituesja e çmimit Nobel, Nënë Tereza e shqiptarëve(ish Presidenti amerikan Ronald Reagan më 21 qershor 1985 , shpërbleu me çmimin Medalja e Lirisë Nënë Terezen), John Kenndy, Nelson Mandela, Simon Wiesenthal, Colin Powell, Ronald dhe Nancy Reagan, Gerald dhe Betty Ford, Billy Graham, Jesse Owens,Wesely Clark, Irving Berlin, Walt Disney dhe John Wayne .
BEQIR SINA, New York