Ka filluar me Prekazin e Adem Jasharit festa e pavarësisë . Liderë institucionesh kanë qëndruar bashkë me mijëra qytetarë duke u përkulur para kujtimit për legjendën e madhe të historisë së re të Kosovës. Me mijëra herë është dëgjuar thënia :Lavdi o Komandanti legjendar. Pas kësaj atmosfera e festës ka kaluar në të gjitha qendrat e Kosovës. Qytetarët kanë mbajtur në duar flamurin tonë kombëtar dhe kanë brohoritur për pavarësinë në një vjetorin e saj me shpresë se vitet në vijim do të jenë në shërbim të realizimit të idealit sublim të dëshmorëve të lirisë . Përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale u kanë drejtuar mesazhe urimi qytetarëve duke i ftuar ata që të festojnë në mënyrë dinjitoze. Populli shqiptar i Kosovës edhe kësaj here ka dëshmuar madhështinë e tij duke festuar e shprehur gëzimin në mënyrën më të kulturuar e të denjë. Janë hedhur valle e janë kënduar këngë për Ademin e dëshmorët e tjerë kudo në Dukagjin e Kosovë. Qytetarët kanë këmbyer urimet për pavarësinë me shpresën se kjo ngjarje është edhe një hap drejt bashkimit kombëtar. Duke dhënë një mesazh për festën për lexuesit e malësia.org. , sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Pren Marashi, ka deklaruar se Populli shqiptar është vrarë e masakruar nga okupatorë të shumtë, por asnjëherë nuk u dorëzua para mizorive që ushtroheshin mbi të. “Sakrifica e Adem Jasharit, komandantit tonë legjendar, shënoi epokën e re të mobilizimit të popullit në luftë të armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar”, ka kujtuar porosinë sublime të bashkëluftëtarëve të tij, Marashi. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë harruar as sot se në disa troje etnike, si në Malësi të Madhe e Kosovë Lindore, vëllezërit tonë ende jetojnë keq e pa të drejtat elementare. Këto tubime feste kanë qenë momente të ndarjes së gëzimit dhe shqetësimeve me ta. Mes masës janë gjetur edhe anëtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Ata kanë këmbyer urimet me qytetarët në Dukagjin , por edhe kësaj radhe kanë përsëritur se kjo festë do ta ketë kuptimin vetëm nëse është pavarësia edhe një hap drejt bashkimit kombëtar.
E bukura e gjithë kremtes është se ajo ka kaluar kudo pa as më të voglin ekses.
Kosova festonte , qenët e Karpateve erdhën e shkuan duke lehur
Festa e pavarësisë nuk kishte të ndalur. Në fillimet e saj vërehej një lloj ndrojtje nga mesazhet ndjellakëqija që kishin ardhur ditë më parë nga Serbia. Nga atje ishte dhënë lajmi se do të bëhet çmos për të ngritur një re dyshimi e frike mbi qiellin e kaltër të Kosovës sovrane. Disa qen me prejardhje nga Karpatet ditën e pavarësisë së Kosovës kaluan kufirin dhe ja bëhen në një tubim të tyrin. Ata janë mësuar të mbajnë takime e të kujtojnë humbjet. Qentë lehen e lehen e me bishtin nën këmbë u kthyen nga kishin ardhur. E kanë kuptuar edhe ata se Kosova më kurë nuk do të jetë nën këmbën e tyre të ndyrë, por edhe më keq do të lehin kur të kuptojnë se ka pena e koka shqiptare që po punojnë, sikur dje e në të kaluarën, edhe sot e gjithë motin për ta bërë bashkimin kombëtar. Populli shqiptar i Kosovës e ka borxh ta vë në jetë amanetin për realizimin e idealit kombëtar të dëshmorëve. Ata me gjakun e tyre kanë shkruar porosinë që kombi ynë të bëhet tok dhe një. Ky amanet do plotësuar.
Rrahman Jasharaj