Koret 2009 – Karvevali për fëmijë

Sot në kuadër të manifestimit kulturor “koret 2009”, në qëndër të Tuzit u mbajt Karnevali për fëmijë, në të cilën morën pjesë 9 ekipe nga treva e Malësisë.

Karnevalin e sotëm për fëmijë e përcollën një numër i madh i qytetarëve nga Malësia dhe më gjërë, ndërkaq nivelin e këtij manifestimi e ngirtën udhëheqësit Gjokë dhe Dijanë Dukaj, të cilët po thuajse përcollën çdo detal të kësaj pjesë më të bukur të manifestimt të koreve në përgjithësi.

Poashtu në manifestimin e sotëm ishin të pranishëm përfaqësuas të mediumeve të shumta elektronike dhe të shkruara.

Në prezentimin e temave vendi i III i takoi ekipit nga Koja me temën “Përspektiva”, nderkaq vendi i II iu nda ekipit nga Tuzi Ministrantat me temën “No Smoking”, kurse vendi i I takoi ekipit nga Tuzi me temën “Ti ruajm të mirat detare”, sa i përket maskave, shperblimi për maskën më të mire individuale i takoi ekipit nga Tuzi, me maskën “Sirena në Guaca.”.

Përveç këtyre shpërblimeve poashtu u shperblyen edhe ekipet për muzikën më të mire, interpretimin më të mire, pastaj për programin burimor, si dhe shperblim special i publikut, për maskën më të mire.
Në fund të pranishmit i argëtuan këngëtaret nga Malësia, Monika Gjonaj si dhe Maria Stanaj.

Kurse të marten në mbrëmje do të mbahet defileu kryesor i të gjitha ekipeve pjesmarrëse në Qëndër të Tuzit.
Si random ky manifestim do përfundoi me diegien e shtrigës nga ekipi i Kojës, fituase në koret e vitit të kaluar.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE