Pse dështoi koalicioni?
Mbas dy muaj tentimeve për të bashkuar subjektet politike, të cilët janë opozitë e pushtetit aktual, erdhi edhe dita e fundit për dorëzimin e listave zgjedhore. Kjo ditë e mbushur me tensione, dhe me shpresë, se arsyeja do të mbizotëroj egon, u mbyllë me dështimin e saj të plotë. Për një moment e ndijeva vehten si studenti i pa përgaditur që del nga provimi, dhe vetë fakti se akti u kry, është një lehtësim mental, duke mos menduar në rezultat. Por rëndësia e kësaj dite, ma kujtoj një konkludim të Profesor Esat Stavilecit, ku për ne thotë se kemi “një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar”, dhe menjëher si kundërpërgjigje më kujtohet kalimthi arsimtari im i gjeografisë Idriz Kallaba, në shkollën fillore që na mësonte për shtetin amë Shqipërinë, me aqë dashuri dhe optimizëm, na thonte se Shqipëria do të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe të sigurt, e do të bëhet si Zvicërra. Thash me vehte një realitet antagonist!
Kohët kaluan, dhe dëshira e pastërt e edukatorit tim, që ka mbjedhë atdhe dashuri, nuk u realizua. Zhvillimet politike në Shqipëri nxorrën në dritë mentalitetin dhe mos-aftësinë tonë për të udhëhequr vetëvehten përmes një sistemi shoqëror demokratik. Kjo pasojë, në mënyrë të natyrëshme u reflekua dhe ndikoj në zhvillimet dhe pjekurinë politike të shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit amë, duke mos numruar suksesin e Kosovës, i cili ështe prodhim i gjeopolitikës amerikane.
Pra si rezultat i mungesës së një platforme të qartë kombëtare për të jetësuar konceptin e nenit 8 të kushtetutës, shqiptarët u lanë në mëshirën e vetëvehtes, si një trup pa kokë. Kjo situatë më së shumti i goditi shqiptarët e Malit të Zi, të cilët u bën viktim e projekteve institucionale të grabitjeve të pasurive natyrore, të shkatrrimeve ekonomike përmes falimetimeve të dhunuara të ndërmarrjeve rentabile, dhe mos punësimin e kuadrove shqiptare në organet dhe ndërmarrjet shtetërore në bazë të përbërjes proporcionale të popullësisë.
E tërë kjo ndodhë në dy dekadat e fundit, kur Mali i Zi është shtet demokratik, reklamon kushtetuta dhe ligje bashkëkohore, por pa implementimin e tyre, dhe ajo që këtij shtet i zbardhë faqen para ndërkombëtarëve, është se shqiptarët kanë përfaqësuesit e vetë politik.
Kështu para dy dekadave fillon saga e shqiptarëve në Mal të Zi, me kuadro pa përvoj politiko-administrative, por me një patriotizëm të shëndoshët, i cili shumë shpejtë kthehet në paranojë, dhe menjëher fillojnë likfidimet politike, dhe mosbesimi në bashkëpuntor, që rezulton në krijimin e individit si mit i simbolit të shpëtimtarit të kombit. Pastaj vijnë takimet me grupin e Lordit Karrington, ku shihet se nuk ka definim të kërkesave, pastaj tryezat e rrumbullakta me pushtetin, të ndërmjetësuar nga organizata PER – nën drejtimin e Alan Kasof, ku përsëri shqiptarët nuk kanë kërkesa për zgjedhjen e statutit të shqiptarëve, por ato treten si të hutuar pas kërkesave materiale për një maternitet, një fakultet, apo çeljen e një pike kufitare, duke harruar kolonizimin, privatizimin, punësimin, emigrimin, programet shkollore në shkolla fillore dhe ato të mesme, pra duke harruar se hapi i parë është ai i definimit të një statuti ku do të definonte metodën e ruajtjes së pasurisë dhe shfrytëzimin e saj, ruajtjen nga asimilimi dhe migrimi, ruajtjen nga ndyshimi i demografisë dhe ruajtjen e kulturës dhe gjuhës në trevat tona autoktone.
Kështu kaloi koha dhe erdhi afati i zgjedhjeve parlamentare, i cili subjektet tona i gjeti të disorijentuara. Njëri deputet kishte uzurpuar per 10 javë Kohën Javore me artikujt, ku vehten e paraqet si krijuesi i gjithësisë së shqiptarëve në Mal të Zi. Kryetari i Kuvendit të Ulqinit referohet në çdo shkrim apo bisedë, Librit të Shenjët, që tregon shkallën e frigës dhe shpresës se me këto citime do të jetë i kurrësyer nga “gjynahet”, sidomos të dy viteve të fundit, në jetën e amshuar, dhe së fundi deputeti i Lidhjes Demokratike i cili në formën despotiane, i thotë kërkesës së Degës së Anës së Malit, “Edhe një këtë herë, unë i pari!”, edhe pse të gjithë grupacionet nga kjo krahinë thanë haptazi se nuk do të prodhojmë kandidat tjetër, por do të përkrahim një kandidat të pranueshëm për Anë të Malit, si ate të Mehmet Taficës, Saubih Mehmetit apo Kadri Sinanit.
Ndërsa në Malësi, edhe pas premtimeve nga ASH se do të bëhet percaktimi i kandidatit në mënyrë demokratike, vjen deri te zbulimi i teorive të reja matematikore, por që në zhargonin e teorive politike, nuk është absurditet që pesha e numrit 6 të jetë më e rënd se definimi sasior i numrit 7. Për këtë konkludim politik, që bie ndesh me normat demokratike, por që arsyetohet me procedurën e montuar ligjore, shpresojmë që një ditë zoti Camaj, si ushtrues detyre i Kryetarit të ASH-së do të na jap spjegime publike.
Poashtu për interes të opinionit publik duhet të analizohet edhe tentimi i ASH-së që të lidhin koalicion me subjektet shqiptare, pa përcaktuar kandidatin, e që i ngjanë tregëtisë me “micë në thes”, ku propozimi ishte jashtë balanceve të realitetit politik, duke i ruajtur kryevendin një force të konsumuar, kurse vendin e dytë ASH-së, që në shikimin parë është një propozim i drejtë, se rrespekton “moshën”, konfesionin dhe përfaqësimin rajonal, por jo realitetin politik.
Pse u ngut zoti Camaj me propozimin e tij në mbledhjen e Ulqinit?
Spekulimet mund të jenë të shumta, por faktet qëndrojnë se një propozim i tillë ishte jashtë realiteti në teren. Për ne, dhe për shumicën pjesëmarrëse në mbledhje, nuk kishte mundësi të injorohet, organizimi, aftësia profesionale dhe energjia e Forcës së Re Demokratike, që i takonte të udhëhiqte listën pa kompromis, kurse vendi i dytë i takonte Malësisë, ndërsa vendi i tretë i takonte kandidatit nga Ana e Malit, i cili duhet të kishte përkrahjen e Degës së LD për Anë të Malit, PPD-së, BDSH-së dhe intelektualve të pavarur. Ky opcion ishte i vetëmi i pranueshëm për shumicën, që siguronte 3 mandate të sigurta, dhe njëkohësiht do të ishte një konsolidim, që do të çelte rrugën për shkrirjen në një subjekt politik gjatë dy viteve të ardhëshme, dhe pregaditjeve per zgjedhjet e ardhëshme lokale.
Por e gjithë kjo dështoj, ndoshta pse zoti Bardhi, ishte irituar nga diaspora, që shumë herë na bënte apel që ta lëm rehat, e të merremi me mbledhjen e ndihmave humanitare, deri sa ai të zgjedh çështjen shqiptare, se është një projek madhore, ku edhe këtë rrallë duhet ndihma e tij, se pa angazhimin e tij, si dikur në vitet 90-ta kur ishte në ballë të të gjitha fronteve, kryetar partie, kryetar komune dhe deputet, e për ate se nuk kishte mundësi të ishte edhe zëvëndës ministër në arsim dhe Ministër për Pakica, ato dy poste i dogji, e vazhdoj të akuzoj Gjergj Dakun, Bajram Rexhën dhe të gjithë që nuk u pajtuan me te, si Emin Halili, Basri Çapriqi, Ali Salën, e edhe ne në diasporë si puntorë të UDB-së. Kurse tani neve si Anamalas na quan “të pangritur”, apo në tubimet publike thotë se më kanë trathëtuar Anamalësit, kurse diaspora punon në projektet e organeve sekrete për të më eliminuar.
Ndoshta zoti Bardhi ne e kemi tradhëtuar aspiratën tuaj për sundim, por kurrë idealet tuaja për ruajtjen e identitetit tonë etnik, dhe unë jam i sigurt që edhe ju pajtoheni me mua, por egoja dhe dëshira për titull të perjetshëm ju kanë verbuar për një moment. Dhe,
edhe kësaj here jeni duke vazhduar me avazin e vjetër, ku më së miri e spjegon profesor Stavileci, i cili thotë “Në fjalët dhe fjalitë tona ende ka shumë porosi folklorike.”
Unë e vlerësoj aftësinë tuaj sofiste, “që e bardha është e zezë, dhe e zeza e bardhë”, por kam një shpresë të vogël, që intelektualët tonë të druajtur, do të dalin e të bisedojnë me popullin, që është i pastër por i manipuluar me patriotizëm rromatik, dhe i kushtëzuar për një vend pune, një thes mielli, apo një premtim që i jep shpresë.
Naser Çobaj,
Nënkryetar i Lëvizjes Atdheu na Bashkon – Kryetar i Komisionit Politik i LAB
New York më, 18 mars 2009