Për disa familje në Nënhelm rruga asfaltohet deri te garazhet dhe objektet tjera private kurse shtëpitë e Marash Dedvukaj (aktivist i Lidhjes Demokratike) dhe Zhelko Miliq (aktivist i SNP-së) kalohen pa u asfaltuar, kanë pohuar të lartpërmendurit për gazeten Dan.
Sipas Dedvukjt dhe Miliqit, koordinues të DPS-it para disa ditëve angazhuan një firmë private asfalti, për të asfaltuar lidhjen rrugë-shtëpi të disa dhjetëra shtëpive ku si shpërblim në zgjedhjet e 29 marsit duhet të japin votën DPS-it.
Ata deklarojnë që dyshojnë se ky projekt është i paraparë sipas buxhetit kompetent pasi nuk do të ishte logjike që shtëpitë e tyre të “kapërcehen”.
Funksionarë të SNP-së Kolë Lulgjuraj dhe Velizar Kalugjeroviq, të cilët edhe lajmëruan mediet të vijnë në Nënhelm, deklaruan se i posedojnë të dokumentuara fjalët e një aktivisti të DPS-it se rruga do të asfaltohet sipas listës së DPS-it. Këtë e vërtetoi edhe Miliq i cili tha “se disa ditë më parë, te shtëpia më erdhi një person, emrin e të cilit nuk do ta përmendi dhe me tha se i kishte ardhur “letra e shenjtë” nga koordinuesi i DPS-it Prëlë Lucgjonaj që në asnjë mënyre mos të asfaltohet rruga shtëpive që nuk gjinden në listën e DPS-it.
Dedvukaj dhe Miliq në dorën e djathtë kishin lidhur nga një shami të verdhë, simbol diskriminimi i Çifutëve gjatë luftës së dytë botërore, duke shpjeguar se ndihen ngjashëm me ta.
Gazetarët e Dan vizituan disa shtëpi të cilave asfalti ende nuk ju është shtrua me qellim të bisedojnë me banorët por nuk gjeten gatishmëri deklaratash, përveç Nikollë Junçaj, vëllai i të cilit së shpejti do ti asfaltohet rruga, i cili tha se ky rast nuk ka të bëjë me diskriminim politik.
Në Nënhelm për ta shqyrtuar situatën mbërriti edhe përfaqësuesja e OEBS-it, organizatë ndërkombëtare për mbikëqyrjen e zgjedhjeve.
DPS-i demanton akuzat
Kryetari i bashkësisë lokale Prëlë Lucgjonaj refuzoi të jepte ndonjë deklaratë në pyetje të gazetarit.
Funksionarë i DPS-it Nikollë Gegaj tha se akuzat e SNP-së janë të rrejshme. / Burimi: Dan /