Zbulohet automjeti por jo edhe trupi i Danielës

Sot (06 prill 2009) gjatë kërkimeve u zbulua dhe nxjerr automjeti të cilin e drejtonte Daniela Berishaj, por jo edhe trupi i të ndjerës.
Automjeti u zbulua rreth 500 metra larg nga vendi i fatkeqësisë.
Kërkimet vazhdojnë.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

SHIKO VIDEO

Edhe dje (4 prill 2009) u vazhdua kërkimi në lumin Cem, por pa sukses

Edhe dita e tretë e kërkimeve për viktimën që aksidentalisht përfundoi në lumin Cem, përfundoi pa sukses.
Edhe pse trupi i viktimës ende nuk është zbuluar, identiteti tashmë është njohur.
Vajza e pa fat është Daniela Berishaj e lindur Nikaç, 21 vjeçare dhe ishte studente e vitit të tretë.
Të ënjtën, Daniela pati një provim dhe kishte shkuar në fakultet në Podgoricë.
Ajo rreth orës 9.45 duke u kthyer në shtëpi, nga drejtimi i Tuzit, te kthesa, para urës në Dinoshë, sipas gjasave humbi kontrollin e drejtimit të Reno Klios dhe doli nga rruga ku përfundoi në lumin Cem.
Daniela ishte gruaja e porsamartuar e Lindon Berishaj. Ata u martuan 3 ditë para vitit të ri.
Gjatë këtyre tri ditëve, në brigjet e lumit Cem në Dinoshë, përveç ekipit zhytës që po përpiqet të gjej trupin e Daniles, familjes Berishaj e Nikaç shef edhe shumë banorë të Dinoshës e Malësisë të cilën po përpiqen të ndihmojnë.
Kjo tragjedi tronditi shumë familjet Berishaj dhe Nikaç por edhe gjithë Malësinë.

Stafi i Malesia.Org, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Berishaj dhe Nikaç.

Njësit e policisë edhe sot pa sukses përfunduan kërkimet në lumin Cem në Dinoshë

As sot (3 prill 2009) nuk u arrit të zbulohen viktimat dhe as automjeti që të ënjten aksidentalisht përfunduan në lumin Cem, te ura e re në Dinoshë. Jo-zyrtarisht jemi të njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë vetëm ditën e hënë.
Mendohet se viktima është Daniela Berishaj e lindur Nikaç.

Hakija Rexhiq për gazetën Vijesti thotë: Isha para shtëpie kur vërejta me shpejtësi një automjet që vinte nga drejtimi i Tuzit. Kur automjeti erdhi në afërsi të urës, tek kthesa, humbi kontrollin, duel nga rruga dhe përfundoi në Cem.
Me vrap, unë dhe një komshi imi shkuam te vendi i ngjarjes dhe u ulem deri te bregu i lumit por çuditërisht nuk arritëm të shohim as automjetin.
Automjetin e drejtonte një femër por nuk arrita të shoh a ishte edhe dikush tjetër me të, thotë Rexhiq.

SHIKO VIDEO

Tragjedi në Dinoshë – Malësi

Dje (2 prill 2009) rreth orës 9.30 te ura e re në Dinoshë nga rruga duel një automjet dhe përfundoi në lumin Cem.
Ekipi zhytës i policisë kishte ardhur në vend të ngjarjes dhe kërkuan për viktimat dhe automjetin, por deri në orët e mbrëmjes nuk arritën të gjejnë as viktimat dhe as automjetin. Nga policia njoftojmë se kishin gjetur një tabelë regjistrimi e cila besohet të jenë e automjetit “Reno Klio”.
Kërkimet do të vazhdojnë sot.

Sipas fjalëve të kalimtarëve, automjeti vinte nga drejtimi i Podgoricës dhe se drejtues i automjetit ishte femër.

KOMENTOJE

foto: Albert Camaj