Delegacioni kosovar demonstrativisht lëshon takimin e CEFTA-s në Podgoricë

Në takimin e CEFTA-s, që është duke u mbajtur në Podgoricë nga data 7 deri më 9 prill, e ku po merrte pjesë edhe një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Doganat, të cilit po i printe Frymëzim Isufaj, këshilltar politik, e kanë lëshuar demonstrativisht këtë takim, pasi që autoritetet e atjeshme nuk kanë pranuar ta heqin mbishkrimin e UNMIK-ut dhe në vend të tij të vendoset emri i Republikës së Kosovës.
Takimi kishte për qëllim rishikimin e politikave tregtare bujqësore, duke përfshirë edhe masat mbrojtëse, subvencionet në eksport si dhe këmbimi i informatave për tregtinë e produkteve bujqësore.
Kosova gjatë këtij viti ka patur probleme me CEFTA për shkak se dy vende Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar eksportet e vendit tonë për shkak të vulës së Republikës së Kosovës, ndërsa i pranojnë vetëm me ato të UNMIK-ut. Tashti, Serbis dhe Bosnjës po i bashkangjitet edhe Mali i Zi.

Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, pati deklaruar dhe më herët se Kosova në këtë asociacion nuk mund të prezantohet pa UNMIK-un dhe nuk ka arsye që të debatohet për bllokadën e mallrave kosovare nga Serbi e Bosnja.

Marrveshja CEFTA është nënshkruar dhe pranuar nga të gjitha vendet e Europës Juglindore dhe parashef shkëmbimin e mallrave pa norma doganore. Ajo ka zëvendësuar marrveshjet biletarale për tregëti të lirë që kanë ekzistuar mes këtyre shteteve. / Kosova Press /

KOMENTOJE