Kush do ta ringjallë “Diellin” ? – Pjetër Jaku

Shkas i këtij shkrimi u bë zëri i Nolit, nga një inçizim shumë i pastër i vitit 1959. Sapo më mbërriti nga miku im Agim Xh. Deshnica, i cili ma kishte premtuar, mezi prita ta dëgjoja. Zëri i tij i metaltë, me një shqipe shumë të pastër, qe befasimi i parë. Ndërsa befasimet e tjera qenë me radhë: elokuenca, saktësia dhe siguria në tërë shtjellimin e tij, që për afro gjysëm ore, u duartrokit disa herë. Fjalimi i tij ishte me rastin e 50 vjetorit te gazetës së njohur “ Dielli “ ku, veç një kronolgjie të saktë dhe të përmbledhur, Noli u bëri thirrje të pranishmeve pikërisht kështu: “ Të gjithë siç jemi të shkojmë në 100 vjetorin e “ Diellit”. Asnjëri prej nesh të mos guxojë të shkojë në boten e përtejme, pa u marrë leje shokëve”. ( Të qeshura në sallë )
Por, për të ardhur keq që amaneti i Nolit nuk mbërriti në këtë përvjetor dhe, aq më keq, që gazeta “ Dielli” e themeluar prej tij nuk mbrriti vetë në 15 shkurtin historik të saj.
Një tjetër shtysë ishte edhe shkrimi i botuar në Gazetën Shqiptare, më 22 shkurt të këtij viti: “Javën e shkuar, më 15 shkurt të 2009, u mbushën plot 100 vjet nga themelimi i gazetës “Dielli”, e cila përveç Nolit u drejtua dhe nga një varg intelektualësh të tjerë të mëdhenj të kohës. Por viti i 100-të i “Diellit” mbërriti i heshtur. Askush nuk u kujtua qoftë dhe për një ceremoni të vetme.”
Ad.Pe.
Shkrimi mban titullin : “Dielli”, 100-vjetori i munguar

Jetëgjatësia prej një shekulli e një gazete nuk është pak, por pse nuk erdhi deri në këtë ngjarje? Nuk e di nëse “ Vatra “ me atë grusht patriotësh që kanë mbetur, a ka bërë aq sa duhet për ta mbajtur në këmbë një gazetë të tillë, me vlera të çmuara kombëtare, patriotike dhe historike. Mua nuk më duket aspak serioze, që për tri vjet të mos vij në një ngjarje të tillë, si e vetmja gazetë me jëtëgjatësinë më të madhe në shtypin shqiptar. Në këtë rast, nuk ka pse të kërkohet fajtori, që i mori frymën asaj gazette, atëherë kur ajo duhej ringjallur, por të ishte kërkuar dhe të ishte krijuar më tepër besim tek të rinjët e talentuar, që në rastin e shqiptarve në Amerikë nuk mungojnë. A e shihnin vatra-nët se gazeta të tjera po mbaheshin dhe se kohët ndryshuan, në favorin e lirisë së fjalës, të lirisë së mendimit dhe besimit? Historikisht, gazeta “ Dielli” edhe më parë ka pasë kriza, por jo si kjo e pas nëntëdhjetës. Gazeta “Dielli” është botuar edhe paralelisht, është botuar edhe me emra të tjerë, për afro një vit edhe është dubluar, por asnjëherë nuk është shuar jeta e saj, siç u shua në numrin e fundit të periudhës korrik – dhjetor 2006.
Siç shihet, nga e përjavshme që nisi, nga e përditshme që u bë, nga e përdyjavshme që vahzdoi për një periudhë të gjatë, kjo gazetë u paralizua deri me daljen dy herë në vit dhe mbylljen e saj.
Të gjitha këto ( anwët e mira ) u realizuan në kohën kur shqiptarët ishin veç një grusht, në kohën kur shqiptarët ishin shumë pak të organizuar por, siç thotë Noli, e kishin patriotizmin në gjak, aq sa arrinin ta ndihmonin gazetën, edhe kur nuk u tepronte asgjë nga të ardhurat e tyre.
A nuk ishin shqiptarët patriotë, apo nuk diti “ Vatra” t’i gjëjë ata në vitet 90-të?
Veç le të shohim e të kujtojmë ç’bënë shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës, pas vitit 90-të dhe sa do t’u duhej atyre “ Dielli “ ndriçues i viteve të Nolit, kur me të drejtë do të sqaronte në takimin festiv të 50 vjetorit të “ Diellit”: “ Shqiptarët nuk i bëmë ne patriotë, ata ishin patriotë”.
Kujt iu drejtua “ Vatra” dhe nuk e ndihmoj për të mbijetuar gazeta? Ne disa takime të këtyre ditëve të fundit, vetëm në Detroit, pikërisht këtë pyetje na bënë disa vatranë të vjetër, të cilët gazetën “ Dielli” dhe “ Vatrën” e tyre e kanë pasë si gjenë më të shejtë. Vetëm aktivisti i njohur Vasel Ujkaj, vatran qe në ditën e parë që shkeli Amerikën, i ka të ruajtura e sistemuar, pothuajse gjithë numrat e “Diellit” me një përkujdesje shejtnore. Plot dosje te ndara në muaj dhe vite, ku lehtësisht mund t’i drejtohesh kësaj gazette, nëse të nevoitet diçka prej saj. E pra, Vaseli ishte një ndër të paktët shqiptarë, që i kishte mundësitë ekonomike për të ndihmuar e “ Diellin” e “Vatrën”, derisa ata e lanë Vaselin.
Po kështu do takosh edhe aktivistë të tjerë në komunitetin shqiptarë të Detroitit, të cilët e kanë ndihmuar këtë gazetë dhe shoqatën që e kishte në pronësi atë. Julian Çefa, edhe ky një ndër aktivistët e njohur në komunitetn shqiptarë të Detroitit, do të shprehet me keqardhje për mbylljen e gazetës dhe venitjen e “ Vatrës “, deri në pamundësinë për të mbajtur një gazetë. Këtu mund të përmendim shumë e shumë aktivistë të tjerë që “Vatrën” dhe “ Diellin” nuk i ndanë dhe nuk i ndajnë kurrë, si Gjon Kelmendi, Franz Lleshi Grishaj, Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa etj etj…

Pak histori

Se “Diellin “ e pagëzoi Noli, kjo tashmë dihet nga të gjithë. Me mbylljen e “ Kombit” në kohën kur Sotir Peci u kthye në Shqipëri, Shoqëria “ Besa – Besa”, të cilën Noli e krijoj në Bosotn, më 6 janar 1907, në 25 vjetorin e tij, e mori nën mbikqyrje gazetën “ Dielli”, deri kur “ Besa – Besë’ dhe grupe të tjera patriotike shqiptare u shkrinë në Panfederaten “ Vatra”. Me krijimin e “ Vatrës” e deri më sot, “ Dielli” ishte dhe është pronë e saj. “ Dielli” lindi si nevojë e shqiptarëve për ta pasë një gazetë të tyren, kur “ Kombi” u deklarua i mbyllur. Me mbylljen e “ Kombit”, në fundin e vitit 1908, gazetë në të cilën kishte punuar dhe Noli, dhe në pamundësi për të mbajt atë emër, pasi Sotir Peci e kishte pronë të tij, e detyruan Nolin ta pagëzoi me këtë emër. Makineritë që e shtypnin “ Kombin”, ishin ende të pa paguara krejtësisht, kështu që një grup shqiptarësh nga Korça ( dardharë etj ), siç thotë Noli, u mblodhen dhe vendosen ta paguajn detyrimin qe Peci i kishte bankës dhe të vazhdonin punën me ato makineri, në kushte shumë të vështira. Makineritë, si në gjithë Amerikën nuk ishin të teknologjisë as të përafërt me të sotmën. Ato rrotulloheshin me këmbë dhe radhitja bëhëj, duke i ngjitur shkronjat me dorë. Veç punës së lodhshme fizike, ishin dhe kushtet tepër të vështira, të ngrohjes, të veshjes, të ndriçimit etj etj… Pikërisht në ato kushte, në fillimet e saj , gazeta “ Dielli” ishte e përjavshme. Pas tri vitesh, ajo doli dy e tri herë në javë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botrore u bë e përditëshme. E kur? Në kohën kur tre punonjës të shqypshkronjës dhe gazetës kishin vetëm një pallto, që i detyronte të dilnin vetëm veç e veç, në kohën e ftohtë të Bosotnit. Gazeta “ Dielli” u themelua me 15 shkurt 1909, 36 ditë pas mbylljes së gazetës “ Kombi”.
Noli kishte ekspëriencë në punët me shtypin edhe si ish bashkëpunëtor i gazetës “Kombi”, ku i takoi t’i mësoi të gjitha proceset e punës me shtypin e asaj kohe. Ai kishte punuar edhe me gazetën “ Drita “ të Shahin Kolonjës, para se të vinte në Amerikë. Të shkruash për Nolin duhet një trajtesë e veçantë. Ai erdhi në Amerikë në prill të vitit 1906. Edhe pse Noli deri në t
hemelimin e “Vatrës” kishte mundësi ta mbanet vetë gazetën, në nëntor të vitit 1909 ia dorëzoi Konicës, i cili një muaj më parë kishte shkelur në Amerikë, me mbylljen e gazetës “ Albania”, të cilën e drejtonte prej 10 vitesh. Noli nxori 29 numrat e parë të “Diellit”, deri në dorëzimin e drejtimit të gazetës Konicës. Më mbylljen e gazetës “ Albania” që kishte filluar më parë se “ Kombi” dhe mbylljen e gazetës “ Kombi”, u bë e vetmja gazetë shqiptare me një përmbajtje të thellë patriotike dhe atdhetare.

Ecuria e gazetës “ Dielli”

Asnjëherë gazeta “ Dielli” nuk e pati të lehtë të siguronte të nesërmen e sigurtë. Ajo i mbijetoi vështirësive falë partriotizmit të shqiptarëve, dashurisë së tyre për Atdheun, ëndrrës së tyre për ta parë atdheun e tyre sa më mirë dhe, për të mos humbur gjuha shqipe edhe këtu në fund të botës. Arsyet e ndrrimit te emrit të saj disa herë ishin politike, ndërsa dublimi i saj erdhi per shkak të disa mosmarrëveshjesh që pati në kryesinë e “ Vatrës”. Disa numra të kësaj gazette dolën njëkohshëm edhe në Boston, edhe në Detroit. Për afro një vit gazeta doli edhe në Boston, edhe në New Jersy. Në New Jersy doli me titullin “ Dielli Shqipërisë Etnike “ me editor P. James.
Edhe pse pati këto luhatje, gazeta “ Dielli “ dhe përmbajtja e saj tërësisht shqiptare, asnjëherë nuk u mungoj shqiptarëve. Për 91 vjetë gazeta u drejtua vetem nga 16 editor, të cilët edhe u rikthenin herë mbas here, edhe nëse e kishin mbaruar një periudhë kohe në drejtimin e saj më parë. Ndërsa, nga viti 1990 deri ne 1996, kohë të cilën dilte edhe shumë më rrallë dhe në mënyrë të çrregullt, pati shtatë editor, të cilët zëvëndësoheshin me muaj, nga dy e tri herë.
Pikërisht në këtë periudhë u destabilizua dhe mori tatpjetën gazeta shqiptare me jetëgjatësinë më të gjatë, të cilës me pak kujdes dhe me një përkushtim atdhetar, cilësi e fillestarëve të saj, do kish ardhur pa problem në njëqind vjetorin e këtij viti.

Cilët ishin disa nga editorët e “ Diellit”?

Noli – Konica- Çekrezi përbëjnë treshën kryesore të drejtimit të kësaj gazette dhe, të cilët arritën ta bëjnë gazetën shumë të kërkuar, aq sa të ishte e përditëshme, ndonëse qendrimin më të madh në drejtim të saj e patën Qerim Panariti për 19 vjet , Athanas Gega- 10 vjet, Xhevat Kallajxhi afro dhjetë vjet dhe, së fundi Anton Çefa plot dymbëdhjetë vjetë.
Ndër editorët e parë duhen përmendur, veç Nolit e Konicës, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Denis Kamburi, Bahri Omari, Qerim Panariti, Kostë Çekrezi etj etj…
Secilit prej tyre iu lejua drejtimi i gazetës nën mbeshtetjen e “Vatrës” dhe nën politikën drejtuese të saj. Në fund të fundit, gazeta ishte organ i kësaj Panfederate, e cila drejtonte edhe pune më të rëndësishme se të një botimi. Gazeta , në fillimet e saj pati menxhues, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e saj, shpërndarjen, njohjen në sa më shumë shqiptarë, abonimet dhe shpenzimet për nxerrjen. Nën mbikqyrjen e Elia Tromarës, Kosta Vasilit, Llambi Çikozit, Kristo Kirkës, Naum Ceres, Kosta Kotës e disa të tjerë, gazeta njohu vetëm ngjitje. Arkëtari korrekt dhe shumë i përpikët, njëkohësisht dhe menaxher kryesor i kësaj gazette, Llambi Çikozi, nuk e kursente mundin e tij dhe ishte i gatshëm në çdo kohë të sqaronte gjendjen e gazetës, jo vetëm para “ Vatres”, por edhe para një abonenti të vetëm, nëse e kërkoknte një gjë të tillë. Vetëm fryma e shenjtë, siç do të thontë më vonë Noli, e bëri të mundur mbajtjen e kësaj gazete dhe gjithë punëve të mira, që bëri “ Vatra” në dobi të Shqipërisë.

Profili i editorëve

Duke përjashtuar Nolin e Konicën, të cilëve iu desh ta linin disa herë “Vatrën” dhe “ Diellin “, për të qënë në krye të disa punëve më të rëndësishme në nivele kombëtare, duke udhëtuar në Evropë dhe Shqipëri, editorët e tjerë që e drejtuan gazetën, në periudha të gjata, paten profilet e tyre të dalluara nga njëri tjetri. Fati i “ Diellit” ishte tërësisht i lidhur me fatin e “ Vatrës”. I dërguari i “Vatrës” në Evropë, Faik Konica mbeti atje deri mbas Luftsë së Parë Botërore, edhe pse u nis ne dhjetor të 1912-tës., kur ishte shpallë Pavarësia dhe Lufta Ballkanike kishte filluar që në tetor. Noli u kthye në Amerikë në vitin 1915, duke marrë përsëri në dorë fatet e “ Vatrës” dhe të “ Diellit”. Kostë Çekrezi, jo i vetëm e bëri gazetën të përditëshme, por edhe e rriti cilësisht. Qerim Panariti, jo i vetëm i dha gazetës profil të qartë kombëtar, por edhe lidhje të fortë me shtetin Amerikan.
Të jeshë i zgjedhuri dhe i pranuari i Nolit e Konicës, do të thonte të keshë edhe një nivel të lakmueshëm intelektual, më shumë se mestarja e pranueshme. Siç shihet, këta përsonalitete e gëzonin vlerësimin e tyre. Gazeta u bë pasqyrë e qartë e gjithë zhvillimeve shqiptare, edhe pse shumë larg atdheut. U bë zëri më i fortë për të drejtat e Shqipëriasë, për ta shpëtuar nga copëtimi i fqinjëvë, të paktën aq sa kishte mbetur. U bë ndriçimi i plotë i historisë shqiptare dhe përçuesja e tyre, deri në rangjet më të larta të politikës me ndikim botëror, siç ishte rasti i Willsonit etj etj… Gazeta dhe editorët u bënë e njëjta fytyrë, një binom i pandashëm.
Kështu ndodhi edhe më vonë me editorin Athanas Gega, e cili e drejtoi gazetën për afro dhjetë vjetë. Në gjithë këtë periudhë, Gega s’iu nda kurrë komunizmit shqiptar, duke e bërë shumë të njohur edhe në shqiptarët e Amerikës, një pjesë e të cilëvë i kishte përjetuar bëmat e tij. Ai e demaskoi gjatë gjithë kohës, duke e quajtur një përrallë komunizmin me ironizimet, deri nga më banalet, por edhe me analizat më bindëse, krahasuar me vendet perendimore.
Profili i Xhevat Kallajxhiut, është lehtësisht i dallueshëm, edhe nëse nuk do vihej emri i editorit. Problemi i Kosovës mori një rëndësi vendimtare dhe kombëtare. Levizjet që kishin filluar në Kosovë për pasdrjetësistë që i ishin bërë asaj pjesë të Shqipërisë, lënë padrejtësisht nën Jugosllavi, ishin temat më të zjarrta të çdo numëri. Po ashtu, në vitet e editimit të tij edhe Çamëria u trajtua shumë shpesh, por në përgjithësi problemet historike dhe kulturore, kishin një vend të rëndësishëm. Parashikimet për rënien e komunizmit ishin, gjithashtu përfekte!
Po pas 90-tës? Kohën më të gjatë e pati intelektuali Anton Çefa, i ardhur në Amerikë nga qarqet kulturore të Shkodrës, një qyteti me tradita të njohura dhe nga një familje partriotike, si dhe një poet e njohës i mirë i letërsisë dhe lëmisë së shkrimeve. Pra, edhe i publicistikës. Por, në kohën e Çefës, gazeta u botua me një parregullsi të dukshme kohore, si dhe me një drejtim të luhatshëm, aq sa rriti te dalë vetëm dy herë në vit. Një organizatë e njohur si “ Vatra “ dhe një intelektual si Çefa nuk gjenin forca për ta mbajtur gazetën e Nolit dhe Konicës, të Gegës dhe Kallajxhiut, të paktën njëherë në muaj? E pabesueshme! Edhe pse kohët ndryshuan dhe Shqipëria u hap, para shqiptarëve dolën probleme të tjera, po aq të rëndësishme sa ç’ishin në fillimet e botimit të kësaj gazete, me renome të shkelqyer kombëtare!
Kush e kish fatin të drejtoi “ Diellin”, nuk duhet ta lejonte kurrë atë t’i vdes në duar!
Por, siç shihej, editori i kësaj periudhe kish ku të botonte, të paktën krijimtarinë e tij dhe shkrimet e shumta. I mëshoj kësaj ane të një realiteti që më bind, vetëm duke parë botimet e tij
të dy tre muajve të këti viti, hapsirës që i lihet dhe shpeshtësisë në kohë.
Lind pyetja: Illyria e shperblen ish editorin e “Diellit”, Anton Çefën me botime aq te shpeshta , apo e ngushëllon?!

“ Dielli” që i priu “Vatrës”

Jo vetëm pse u krijua tri vjetë para “ Vatrës”, porse ajo i bëri të njohura idetë dhe veprat e “ Vatrës”, ishte një prijëse me një intelekt të rrallë, duke u bërë “profetja e të ardhmës”, duke thënë të vërtetat, ende pa nisur asgje ne lirimin e lirive për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ajo ishte një pararendëse e denjë, me një qëllim të shenjtë, ndaj nuk do kishte ndodhur ajo që ndodhi, edhe pse 97 vite nuk janë pak në jetën e një gazete.
Ishte “ Dielli” zëdhënësja më e denjë e “ Vatrës” dhe në përgjithësi shqiptarëve, sidomos në Amerikë.
Ishte “ Dielli” që filloi fushatën Historike të “ Vatrës” në vitin 1917 për shpëtimin e Shqipërisë.
Ishte “ Dielli” gazeta që e bëri të përjetëshme thirrjen e Nolit: “ Mbahu nënë , mos ke frike,/ se ke djemtë në Amerikë!”
Ishte “ Dielli” gazeta që bëri thirrje për të ndihmuar Shqipërinë, në kohën kur nuk kishte shtet dhe, ishte po kjo gazetë, që i tha Willsonit, se Shqipëria ka njerëz të aftë, që dinë të kërkojnë të drejtat e tyre.
Ishte “ Dielli” që i tregoi Amerikës, se kush ishte komunizmi shqiptar, edhe pse në kohë shumë të vështira për të marrë, qoftë edhe një informacion nga ai vend totalisht i izoluar!
Ishte “ Dielli” dhe Noli, që i tregoi Amerikës, se kush ishte Kosova shqiptare dhe për dekada me radhë se ndaloi rendjen drejt kërkesave të saj të drejta për mbështetje ndërkombëtare, sidomos të Amerikës së fuqishme!
Ishte përsëri “ Dielli “, që heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin – Skëndërbeun ua tregoi amerikanëve në gjuhën e tyre.
Ishte po “Dielli” që i njohu me Nënë Terezën, duke i dhënë një shtysë më tepër përparësisë së rracës arbërore, krahasuar me vendet e tjera ballkanike.
Me të gjitha këto e të tjera e të tjera…

A mund të lihej “ Dielli të vdiste?

Dielli i “ Vatrës’ së shqiptarëve, kurrësesi nuk duhet lënë te vdesë,edhe pse është ndërprerë, prej afro tri vitesh. Historiku i çdo gazete ka oshilacionet e veta, por ato janë të pranueshme, nëse mbaron edhe organi që i ka mbajtur dhe frymëzuar për jetesë.
Në rastin tonë “ Vatra” jeton dhe ka shumë shanse të bëhët më e fortë. Atëherë, pse të mos jetoi edhe “ Dielli”? Pse dhe “ Dielli “ të mos bëhët më i fortë? Cili shqiptar i mundshëm nuk do e ndihmonte “ Diellin” për t’u ringjallë? Atëhere, çfarë mungon? Kush e do “Vatrën” pa “Diellin”? “Vatrën” pa sytë dhe zërin e saj?
Në gazetën “ Dielli” të datës 7 Korrik 1922, Faik Konica do të shkruante:”Vatra eshte organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe, me anë të këtyre forcave, shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi.”
A nuk ishte “ Vatra” zëvëndëse e shtetit të munguar në ato kohë të vështira për Shqipërinë dhe, a nuk ishte po ajo që tronditi Greqinë e atyre viteve, që detyruan kryeminsitrin Venizellos, që në Konferencën e Paqes, në Paris të deklaronte : “ … të vetmen pengesë serioze që gjeti Greqia në Epir, ishte pengimi i vënë nga “ Vatra”.
A ishte “ Vatra” dhe “ Dielli”, që deri në vitin 1922, në kushte jashtëzakonisht të vështira ekonomike, mblodhën 197.072. 89 dollarë për të ndihmuar Shqipërinë?
Nga të gjitha këto, aq e pamundur është, në ditët tona, në kushte shumë më të mira ekonomike, të mbahet një gazetë, pasi problemet për të ndihmuar Shqipërinë, tashmë janë zgjidhur?!
A duhet dyshuar e a duhet te shqetësohemi se “Vatra” mbas 90-tës, u infektua me vese të zyrtarizmave dhe zyrtarve komunistë, mediokërve dhe turravrapeve mbas interesit e bërjës famë, për t’u dukur patriotë, edhe nëse nuk janë të tillë? “Vatra” nuk duhej të ishte kthyer në vetëm një zyrë pritjeje, duke e harruar “Diellin”.
A mund të harrohet “Dielli”!?

* autori është botues i së përmuajshmes ‘ Kuvendi” në Detroit

Programi i “Diellit”

Në një kohë që çdo gazetë e quan për detyrë të mos ketë asnjë program i cili ta lidhë drejtorin e saj përpara këndonjësve dhe të mos i lërë asnjë deriçkë të fshehur për qëllime të nënrrogosta, guxojmë të dalim përpara shqiptarëve me një program fjeshtë kombëtar, të përvijosur, çkoqur e çelur, pa nyja të errëta që mudt të mirren vesh me njëmijë mënyra të ndryshme. Në qoftë se shqiptarët nuk e marrin vesh mirë nonjë nyjë, do jemi gati ta çkoqitim kurdoherë. Sakohë do të dalë kjo gazetë, do mos sjellë asnjë ndryshim në programin e saj, veç në qoftë se punët venë aq mbarë, sa të shtrëngohemi të shtojmë dhe ca nyja më kombëtare.
Kryefjala jonë është “Shqipëria për shqiptarët”
Ja dhe programi ynë:
I. Njojtja e kombësisë shqiptare prej qeverisë turke. Në kombësinë shqiptare hyjnë gjithë ata që flasin shqip pa vënë re fe a besim.
II. Njojtja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri. Ndër gjykatoret dhe në sundimtoret (administratë) e vendit të përdoret gjuha shqipe vetëm. Asnjë gjykatë a sundimtar të mos qaset në Shqipëri pa ditur gjuhën e vendit. Gjithashtu dhe për kryetarët fetarë që nga ata të shkallës më të unjët gjer në atë të shkallës më të lartë për çfarëdo fe që praktikohet në Shqipëri.
III. Arsim kombëtar shqip.
Shkollat e para të përbashkëme për gjithë çunat të jenë vetëm në gjuhën kombëtare dhe të përmbahen prej qeverisë. Qeveria turke të mos ketë të drejtë të hapë shkolla të para gjëkunt në Shqipëri. Shkollat e çupave të para, të dyta a të larta, vetëm shqip. Mësonjësit të jenë shekullorë, domethën të mos jenë priftërinj as hoxhallarë. Mësime fetare të mos ketë nër shkollat e para sikundër ngjan në shkollat e Amerikës.
IV. Çështje ekonomike
Të shtrohen udhë tregtie të njerëzishme prej qeverisë për të bashkuar tërë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë me njëri-tjetrin. Dhe me limanet e Shqipërisë. Të krijohen dhe të përmbahen prej qeverisë shkolla bujqësie, mjeshtërie dhe kafshërritjeje në qytetet e mëdha të vendit.
V. Sundim çqëndralësor. Të ipet prej qeverisë një statur, i cili të njihet si Shqipëri (Arnautllëk). Ky vent të mos përmbledhë brenda më pak se vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Janinës, dhe pjesën shqiptare të Vilajetit të Manastirit. Ky vent të qeveriset prej një parlamenti (mebus) shqiptarësh me ministorë shqiptarë nën një përvëndës të sulltanit, i cili të quhet “Guvernator i Shqipërisë” (Arnautllëk valisi). Shqipëria të mos ketë të përbashkëme me Turqinë veç ushtërinë, punët e luftës dhe punët e jashtme.
Nyja e fundit pothua se i përmbledh të gjitha nyjat e para dhe shkaku që i vumë është që t’u rrëfejmë shqiptarëve si mund t’i ndjekin një nga një gjersa të arrijnë ne e fundit, e cila është e vetmja udhë për të lulëzuar vendin dhe për të siguruar një qeveri të nderçme, e cila të na përkëdhelë sedrën kombëtare. Po që të mos lemë asnjë deriçkë të hapur, ja ku shtojmë dhe këto dy fjalë. Shqipëria do të jetë pjesë e Perandorisë Turke me privilegjet që përmentmë më sipër, sa kohë rron Turqia në Evropë. Në qoftë se Turqia s’rron do
t në Evropë, Shqipëria do të bëhet më vete me një princ prej fëmijëve mbretërorë të Evropës.
Ky është programi i anës kombëtare shqipe dhe i shoqërisë “Besa – Besën” dhe “Dielli” do të jetë organi i tyre besnik gjer më në funt. Zotërij, ju pëlqen ky program? Në ju pëlqen, rrëfejeni me punë. Ndihni!
Botuar në “Dielli”, 1909, 15 shkurt, nr.1. Pa emër.

Donacione