Klubi i karatesë Ulqini i pari në renditjen e përgjithshme në turneun e III të karatesë Grand Prix Mediteran

Të shtunen, më 16 maj 2009 në Podgoric u mbajt Turneu i 3-të i karatesë “GRAND PRIX MEDITERAN”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë i turneut.
Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 123 medalje: 44 medalje të arta, 41 të argjendta dhe 38 të bronzta në disiplinat individuale dhe ato ekipore. Në vend të dytë u rendit klubi i karatesë “Buduqnost” i Podgoricës, në vend të tretë u rendit klubi i karatesë “Bar” i Tivarit, vendi i katërt i takoi klubit të karatesë “Nikshiq” i Nikshiqit ndërsa vendi i pest i takoi klubit të karatesë “Sport riva” të Herceg Novit .
Në këtë garë morën pjesë 19 klube me mbi 450 garues, KK “Ulqini” u paraqit me 85 garues, ku prej tyre ishin 18 garuesë që morën pjesë për herë të parë. KK “Ulqini” ishte dukshëm më i suksesshëm se sa klubet tjera pjesëmarrëse edhe në këtë turne.

Ky sukses i klubit të karatesë “Ulqini” nuk është rastësi, por meritë e përvojës shumëvjeçare në këtë sport, të cilën po e dëshmojmë në çdo garë në të cilën marrim pjesë, duke u renditur gjithmonë ndër të parët – shprehen njëzëri trajnerët profesionistë të klubit Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë Turne me medalje të arta u shpërblyen këta garuesë:
Me nga tri medalje të arta u kurorëzuan Dardan Ceka, Radica Dashiq, Diamant Rexha, me nga dy medalje u kurorëzuan Blerta Tahiri, Edisa Shaba, Gentiana Kuqi, Seida Suma, Antigona Rama, Diellëza Rama, Lulzim Suma, Muhamet Kraja, ndërsa nga nji të art fituan Dorian Veliq, Gentian Kaleziq, Gabriella Junkoviq, Enis Rexha, Rexhep Shaba, Ibrahim Zogaj, Shpetim Gjeka, Xheneta Gjekaj, Xhemale Elezoviq, Jehona Musliq, Albion Durakoviq, Angjella Marnikoviq, Lumdita Paleviq, Granit Rexha, Dragoljub Dashiq, Fatmir Kurmemoviq, Viktor Curoviq, Liridon Elezoviq, dhe Xhenis Rexhepi.
Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjara u shpërblyen edhe këta garuesë:
Eliza Salihu, Mehmet gjeka, Gabriell Bytyçi, Gent Kabashi, Rijan Tula, Arbenita Çobi, Egzon Kraja, Enis Vukoviq, Arben Elezoviq, David Simoni, Nermin Suma, Adnan Kuqi, Ensar Marshiq, Bledar Seferi, Bledar Kabashi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Edon Ceka, Milena Peshiq, Katarina Marnikoviq, Andrea Llukiq, Nihada Llesheviq, Adnan Kurmemi, Enis Shaba, Jeton Luka, Nderim Cuca, Teufik Shurdha, Admir Luka, Darko Dashiq, Lavdim Tula, Pavle Pecoviq, Edin Kraja, Ardit Gjeka, Vladen Peshiq, Behlul Peroviq, Ilir Muja, Ramazan Gjekaj, Ardit Llolla, Blerim Veliq, Hantie Ibroçi, Nermin Llesheviq, Liridon Tula, Sandro Pecoviq dhe Leart Llolla.

Sukseset e klubit “Ulqini” dëshmojnë për punën profesionale të ekipit tanë të trajnerëve dhe për seriozitetin e disiplinën që mbizotërojnë në sallat tona të stërvitjeve. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajmë mbi supe për të edukuar e udhëhequr në rrugë të drejtë këta të rinj e të reja, të cilët me kaq vullnet ushtrojnë dhe na përfaqësojnë me dinjitet në çdo garë ku marrim pjesë. Jemi krenarë për ta, sepse sukseset e tyre janë suksese të të gjithë neve, të të gjithë qytetarëve të komunës së Ulqinit. Gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi ndër më të mirët dhe shpresojmë se këto rezultate të shkëlqyeshme nga vendi dhe jashtë do të dijë dikush t’i vlerësojë dhe të na ndihmojë, sepse kohëve të fundit vetë garuesit janë të detyruar të bëjnë një pjesë të pagesës për pjesëmarrje në gara, ndërsa pjesën tjetër e bën udhëheqësia e klubit nga vetëkontributi dhe nga pagesa e anëtarësisë mujore, gjë që nuk ndodh askund në botë.
Ne përsëri apelojmë te të gjithë qytetarët dhe institucionet që të kthejnë kokën kah të rinjtë tanë, sepse duke qenë prezentues tanë të denjë, e meritojnë përkrahjen e të gjithë neve, thonë drejtuesit e këtij klubi.