Patrioti i zjarrte dhe kollosi i demonstratave anti-serbo-malazeze ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Malesia jone heroike ka qene neper shekuj nderi dhe krenaria e popullit shqiptar dhe mbeti gjithmone simboli i trimerise tone kombetare.Ajo nuk ju nenshtrua kurr prangave te roberise,por u ndesh perhere me armiqet tane te eger dhe u beri balle okupatorve te shumte ne numer,turq, malazez,serb e tj,duke zhvilluar kunder tyre luftra te vazhdueshme,kryengritje dhe beteja te shumta legjendare,qe tashme njihen si nje periudhe e lavdishme,me te cilat populli i kesaj krahine e ka shkruar emrin e tij dhe te kesaj treve me germa te arta ne historine e kombit tone.Ne djepin e saj Malesia perkundi c’do here luan,rriti burra kreshnik dhe nxorri figura te shquara, si Vuksa Gela, Smail Martin Ivezaj,Cun Mula,Baca Kurti Gjokaj,Palok Gjoka Vulaj,Halil Haka Nikaj,Tringa e Smailit Ivezaj, profesori,Kol Martini, Sokol Baci Ivezaj,Dede Nika(i Grudes),Dode Preci(i Kastratit),Tom Nika(i Shkrelit), Cal Dedi(i Selces),Hasa Nika(i Hotit) Pretash Zeka Ulaj,Kole Uci Ivanaj nga Koja, e qindra te tjere, qe e vune jeten ne sherbim te kombit dhe u sakrifikuan per interesat e popullit shqiptar.Me bijet e saj atdhetar e guximtar,ajo beri sakrifica te shumta dhe i dhuroi atdheut lumenje gjaku,per te mbrojtur kufijt e shenjte arberor, duke thyer me turp hordhite barbare serbo-cerrnogorase dhe zbrapsur agresionet e sulmet e tyre te njepasnjeshme pushtuese.Bire i ketij trualli dhe i kesaj krahine te pa perkulur ishte edhe kreshniku i shqiptarizmes Dede Gjon Luli.Ne krye te malsoreve trima te kesaj zone,te cilet i organizoi dhe drejtoi,si nje komandant dhe strateg i rralle, ai luftoi me arme ne dore ndaj ushtrive gjakatare e grabitqare,osmane e serbo-malazeze dhe arriti jo vetem tu dale zot trojeve ametare ,por edhe ta nderoi Flamurin e Shenjte Shqiptar,Kuq e Zi te Skenderbet,ashtu sic e meritonte.Me vepren e tij titanike ne sherbim te Malesise e te popullit dhe ngritjen e flamurit tone me shqipen dy krenare, me 6 prill 1911 ne Bratil te Deciqit,ky vigan hapi nje epoke te re per kombin e arberit,pergatiti kushtet dhe i parapriu shpalljes se Pamvarsise ne Vlore me 28 Nentor 1912,duke u ber keshtu burim frymezimi e atdhetarizmi per c’do shqiptar.Plaku i urte mjekerbardhe,patrioti,,juristi dhe diplomati yne i madhe Ismail Qemali,qe mbante vazhdimisht ne krahe te vete birin e ndritur te Shkodres Luigj Gurakuqi dhe shqiponjen me dy alltija te Mitrovices, Isa Buletini,ne takimin dhe bisedat qe beri ne Vloren e Laberise me vellan e vet, Dede Gjon Lulin ne dimrin e vitit 1912-1913-te,duke folur dhe vleresuar vepren madhore te tij,nder te tjera eshte shprehur se:”Dede Gjon Luli eshte nje pushke e ngrehur per Shqiperine”.

Keshtu kane qene vazhdimisht djemte e Malesise tone,pushke e mbushur plote me barot,per mbrojtjen e c’do pellembe toke shqiptare perball invazionit permanent sllav dhe e kane zbrazur ate gjithmone fort,se here qe eshte dashur dhe kur e kane lypur interesat e atdheut tone.Nje nder keta yje te kombit ishte edhe deshmori i lirise dhe luftetari i devotshem, Gjon Tome Hasi(Gjyshi i Preles),i cili ra trimerisht ne fushen e nderit(ne Kal Turk),atje ku e kishin vendin burrat,ne nje nga betejat e ashpra te kryengritjes se Malsise ne qershor te vitit 1911,te udhehequr nga kreshniku i maleve Dede Gjon Luli.Brez pas brezi neper shekuj Kulla e Camajve ka qene cerdhe e pamposhtur shqiponjash ne zemer te Malesise,qysh me te paret e saj heroik Leka,Vuksani,Nika,Hasi e keshtu me rradhe,te cilet tashme kane mbetur legjende e gjalle me shpate dhe armet ne krah,dhe kujtohen me ndere,respekt e krenari nga pasardhesit,per aktivitetin dhe veprimtarine e tyre luftarake,qe kane treguar kunder shovinisteve uzurpator cerrnogoras dhe turq.Perball presionit,dhunes,vrasjeve dhe interrnimeve,ata qendruan me rezistence te pashoqe,nuk pranuan kurr qe ta ndrronin fene e vete njesoje si te okupatoreve,dhe nuk u mashtruan asnjehere nga shperblimet ne monedha ari sllave,lira turke,toke e dhurata te tjera,qe u afruan e premtuan gjithmone pashallaret e Stambollit, knjazet e Cetinjes dhe krajlet e Serbise,per ti larguar nga rruga e tyre e lavdishme e shqiptarizmes,por perkundrazi joshje e pazare te tilla te turpeshme i refuzuan me perbuzje dhe i qendruan besnik popullit e kombit te vet,duke bere me perkushtim sakrifica e privacione te shumta.Nga kjo shtepi e forte si shkembenje malesh,e kreshta bjeshkesh,e degjjuar dhe me emer te madhe,doli edhe Prele Caku Camaj.Ai lindi me 23 Nentor te vitit 1949 ne fshatin Vuksanlekaj te Malesise,ne kete familje me tradita te larta patriotike,e cila nuk e ka kursyer kurr mundin,djersen dhe gjakun e saj per kete krahine dhe popullit tone.Si te gjithe djemte e Malesise,ai u rrite ne djepin e trimerise dhe burrerua para kohe me legjendat dhe kenget e atdhedashurise se malsoreve tane, duke u formuar me cilesite me te mira te nje patrioti model e te spikatur,qe e urreu dhe denoi tere jeten e vete, deri ne fund shtypjen sistematike dhe aparteidin e shovinisteve serbo-malazezo-maqedonas,qe ushtronin ne vazhdimsi ndaj popullit tone te okupuar nen ishe Jugosllavi.

Qysh ne moshe te re,ne vitin 1968,kur ishte vetem 19 vjec,Ai si mijera e mijera shqiptar te tjere u detyrua nga shteti fashist jugosllav dhe diskriminimi i thelle e i gjithanshem(politiko-ekonomik) i krimineleve malazez te Cetinjes,qe te largohet nga vendlindja e tij e dashur,Malesia dhe te marri rrugen e rende dhe te veshtire te mergimit,qe ti shpetonte ndjekjes,burgosjes,denimit dhe vdekjes,per shkak edhe te aktivitetit politik e patriotik qe kishte filluar te zhvillonte,duke kerkuar dhe mbrojtur me zell te drejtat e ligjeshme te popullit tone,qe u jane privuar padrejtesisht me dhune nga okupatoret cerrnogoras tash nje shekull.Me te mbritur ne token e shenjte,te lire e te bekuar,te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,pamvarsisht nga sakrificat e shumta qe bente per tu integruar ne jeten e re te shoqerise amerikane,mendjen dhe shpirtin e mbante vazhdimisht ne Malesi,ne Vuksanlekaj e ne te gjitha trojet shqiptare ne Tivar, Ulqin. Tuz, Podgorice ,Plave, Guci, Rozhaje, Peja, Mitrovice, Presheve, Prishtine, Shkup,Tetove, Cameri e tj,tek njerzit e tij te dashur dhe populli i vet, qe vuante i roberuar nga torturat e sllaveve te jugut, dhe te UDB-se se tyre gjakatare ,por edhe nen regjimin e monarko-fashisteve grek. I edukuar me ndjenjat me te larta te dashurise per Atdheun dhe i frymezuar nga idealet e Lirise,Drejtesise e Barazise, me urrejtje te pakufishme ne shpirt kunder Bishes Titiste(serbo-malazeze),tashme edhe si nje atdhetar i zjarrte,politikan i formuar dhe veprimtar pararoje i palodhur,ai hyri ne kontakt dhe u lidhe shpejte me grupe,shoqata,organizata dhe patriot e nacionalist te shquar shqiptar ne diaspore dhe se bashku me ta e shoket e tij,zhvilloi nje aktivitet te madhe e te dendur politik ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,Europe e gjetke,duke zbuluar,denuar dhe demaskuar pa meshire fytyren e vertet kriminale te perandorise sllave ballkanase,e cila po mbyste ne gjak,jo vetem kombin shqiptar,por edhe popujt e tjere sllav qe e krijuan per te keqen e tyre kete kuceder te zeze ne mese te kontinentit plak te qyteteruar me ndihmen dhe nen kujdesin e supershtetit vrases e,barbar Caristo-rusomadh .

Para dhunes se shfrenuar dhe masakrave masive qe po bente ne vazhdimesi klika e Titos me doren e Rankovicit dhe te Sherbimit Sekret te saj(UDB-se) gjate kesaj periudhe ne Kosove dhe troje te tjera shqiptare,per te shtypur revolten e popullit dardan qe po perballej me bajonetat e ushtareve pushtues te shkjaut dhe me zinxhiret e tankeve e tyre,pse kerkonin te drejtat e veta te ligjeshme kombetare,gjuhen,flamurin,universitetin,autonomine,lirine e tj,Prele Caku Camaj nuk ndenjti duarkryq dhe te priste duke bere seir e kqyrur flaket e zjarrit serb se si digjnin dhe vrisnin vellezrit e tij te pafajshem,qe nga foshnjet ne barkun e nenes, femijet ne djepe dhe deri te plaku e i moshuari. Ai se bashku me shoket e tij,atdhetaret e medhenje te kombit.Gjeto Sinishtaj,Ramiz Llapatinca, e shume
te tjere, dhimbjen e tyre jo vetem qe e kthyen ne force e urrejtje ndaj armikut shekullor sllav,por ne te njejten kohe.ju pergjigjen flake per flake thirrjes qe beri memedheu e menjiher krijuan grupe e shoqata te ndryshme ,u vune ne krye te tyre e ne balle te diaspores, intensifikuan aktivitetin e vete,dhe fillluan sulmin kunder dhunes,duke organizuar mitingje,protesta dhe demonstrata te fuqishme antijugosllave ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,si ne Nju Jork,Kombet e Bashkuara,Uashington DC e tj,me te cilat e tronditen rend regjimin obskurantist te Beogradit, e diskretituan ate ashper ne arenen nderkombetare dhe muoren ne mbrojtje popullin tone nga murtaja neofashiste serbo-malazeze,e cila po kryente spastrimin etnik,shfarosjen dhe zhdukjen e shqiptareve nga trojet e tyre autoktone nen ishe Jugosllavi.Ne keto momente teper te veshtira,kur diktatura komunsite jugosllave likujdonte fizikisht pa meshire c’do kundershtar,antikomunist dhe patriot shqiptar brenda e jashte saj dhe kur disa te shitur shqipfoles ne diaspore mbanin ende ne shtepite e tyre fotografite e kriminelit Josif Broz Tito,flamurin jugosllav ,duke shtruar dhe dreka,darka e koktej per diplomatet dhe spiunet e UDB-se,e cila ishte e mbartur plote me rreziqe te medha dhe e pa favorshme per veprimtari te tilla politike,Prel Caku me nje trimeri dhe atdhetarizem te rralle,jo vetem qe nuk e ndali per asnje cast punen dhe perpjekjet e veta,per te permbushur misionin e tij te shenjte ne sherbim te popullit,por ne te njejten kohe,ai i demaskoi edhe publikisht keta naiv,te cilet megjithse jetonin ne shoqerine demokratike amerikane e kishin kthyer veten e tyre ne sherbetor te verber te nje shteti criminal.Te fyer e turperuar rend, keta knjazofil u struken neper vrima e skuta dhe nuk guxuan te delnin me hapur e te tregonin perralla serbo-malazeze neper rruget, perqet e restaurantet e Nju Jorkut rreth “Parajses jugosllaviste” te Ballkanit,e cila ishte e till vetem per Titon,klanin e tij vrases dhe sketerre e burg per popujt qe jetuan fatkeqsisht brenda saj.

Prel Caku i perkete nje plejade te ndritur dhe eshte pjestar i nje brezi famos e patriot qe nxorri Malesia gjate viteve shtatedhjete,te cilet,te edukuar ne vendlindje me ndjenjat e Lirise dhe ne perndim me frymen e Demokracise ,punuan shume dhe i bene sherbime te medha popullit shqiptar,por edhe atyre slloven,kroat,boshnjak e tj,duke dhene kontributin e tyre te madhe ne shkaterrimin dhe permbysjen e diktatures neonaziste Titisto-Millosheviciane.Tek Ai ishin skalitur dukshem dhe kishin zene vend cilesite me te mira njerzore e qytetare,si trimeria,guximi thjeshtesia e tj, dhe virtytet me te larta patriotike qe mund te kete nje atdhetar si pjekuria e maturia politike,dashuria per atdheun,e tj,te cilat e kishin bere ate edhe nje personalitet me vlera te rendesishme,te nderuar e plote autoritet ne rradhet e diasporas,duke qene i dashur per te gjithe.Me zgjuarsine dhe mprehtesine e tij natyrale qe e karaktarizonte,aftesite maksimale per te drejtuar e organizuar,punen e palodhur dhe vendosmerine e nje njeriu te pamposhtur,Prel Caku u be edhe nje biznesmen teper i fuqishem,duke zotruar e manaxhuar biznese te medha restorantesh e kompani ndertimi (contruction) e tj,ku punesoje me dhjetra e dhjetra shqiptar nga te gjitha trojet tona,pasuri te cilen e shkriu dhe e vuri ne sherbim te ceshtjes kombtare e sidomos per mbrojtjen e popullit te Kosoves dhe clirimin e saj nga zgjedha serbe.Shtepia dhe lokalet e ketij biri te Malesis ne qytetin e Nju Jorkut,per dekada e dekada te tera u kthyen ne cerdhe e vater kombetare ,ku u projektuan veprime te medha e te guximeshme si mitingje,demonstrata,artikuj, fjalime,parrulla kunder serbo-malazezomedhenjeve,dhunes e gjenocidit te tyre ndaj shqiptareve,te cilat u realizuan ne vazhdimesi e me shume sukse ne ato vite.

I indinjuar thelle dhe hidheruar se tepermi nga akti terrorist dhe vrasja e pabese e Isuf Gervalles prej spiuneve te UDB-se,Prel Caku se bashku me shoket e tij te idealit Gjeto Sinishtaj,Ramiz Llapatinca(piktor i talentuar), e tjere,te bashkuar rreth flamurit tone kombetar Kuq e Zi u betuan para tij dhe muoren vendime mjafte te rendesishme ku nder te tjera krijuan edhe Shoqaten e Fameshme “Isuf Gervallla”,duke e ringjallur keshtu pergjithmone vellain e tyre e hipur ate ne piedestalin e nderit qe i takonte dhe filluan bresherine e demonstaratave anti serbo-malazeze ne Nju Jork,OKB-e,Uashingtone DC e gjetke,per te informuar opinionin perparimtar boteror rreth masakrave te vazhdueshme qe po kryheshin kunder shqiptareve ne shtetin jugosllavPer nje kohe te gjate Prela me vullnetin e tij te celikte udhetoje per dite,jave,muaj dhe vite te tera me mjetet e tij financiare ,duke i rene kryq e terthor Shteteve t e Bashkuara te Amerikes,per te bashkuar diasporen shqiptare me qellim qe ajo te vepronte unike e si nje trup i vetem me tere forcen e saj ketu ne Tempullin e Lirise dhe ti tregonte popullit vella amerikan fytyren e vertet kriminale te Jugosllavise.Ne keto vite te arta e te paharruara, per diasporen dhe tere popullin tone,Prel Caku tashme e kishte shndrruar veten e tij me aktivitetin e vet, ne nje diplomat te mirefillt klasi e Konsull te vertet per tere Kombin Shqiptar dhe me perpjekje e tij te medha arriti qe te takohet edhe me kongresmen e senator amerikan ne Shtepine e Bardhe,duke ju prezantuar atyre fakte e prova rreth krimeve c’njerezore te Beogradit.

Per me se dyzet vjete ne mergim,ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ai nuk e harroi per asnje moment Kosoven e cila po pergjakej per c’do dite nga terroristet serb dhe punoje e sakrifikoje shume per te mbrojtur vellezrit e tij dardan ku shpesh here thoshte se”Nuk ka Komb Shqiptar pa Kosoven dhe per te ne do te paguajme c’do cmim deri atehere sa ta bejne te forte si Shqiperia”.

Gjate kohes se Luftes se Lavdishme per Clirim qe po bente Ushtria Clirimtare e Kosoves(UCK-ja),se bashku me popullin e saj,e ndihmuar nga i gjithe kombi yne dhe aleatet tane te medhenje me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes,Prel Caku,megjithse ne nje gjendje jo te mire shendetsore,u be me krah shqiponje dhe dukej sikur fluturonte,dhe vrapoi pa u lodhur neper Nju Jork e Diaspore,si pjestar aktiv i Fondacionit ”Vendlindja Therrete”,duke mbledhur e grumbulluar shuma te medha dollaresh ,per te ndihmuar luften dhe bashkekombesit tane ne Kosove me thirrjen e tij te fuqishme”Erdhi dita jone e madhe ,per te cilen kemi sakrifikuar kaq shume dhe mundi,e gjaku i derdhur nuk do te shkojne kot,Faleminderi Amerike,por tani le ti zgjidhim qeset e zbrazim xhepat vellezer,per Kosoven,Kombin dhe femijet tane”.Prel Caku nuk mjaftoi vetem me kaq, dhe nuk e quajti kurr detyren te perfunduar,prandaj duke mposhtur dhe sfiduar edhe semundjen.menjehere veshi uniformen e blerte si ushtar i Atdheut,u rradhite ne rreshtat e Batalionit “Atllantiku”, te drejtuar nga patrioti dhe komandanti i Drenices heroike Hysni Syla,beri betimin para Flamurit Kuq e Zi ne Nju Jork dhe u nise per ne lufte ne malet e Pashtrikut,per te mos e kursyer as gjakun e tij per Kosoven dhe popullin e saj dhe u kthye prej andej prane familjes ne atdheun e dyte,ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ashtu sic u ka hije trimave,me Fitore dhe Lirine e Kosoves.
Semundja e rend qe kishte depertuar tinezisht ne trupin e tij,nuk e la ate me gjate qe te perjetonte me gezim fitoret e tjera te medha historike qe po arrinte vazhdimisht Kosova e Shqiperia,per te cilat Ai kishte kontribuar e sakrifikuar kaq shume dhe keshtu me 11 qershor 2008,ky lis i madhe i Malsise dhe i tere kombit tone u nda vetem fizikisht nga femijet e vet te dashur, familja te afernit,miqet e shoket dhe diaspora jone,por emri dhe vepra e ketij do te jetojne perjetesisht neper shekuj e bejne drite,duke frymezuar brezat e ardhshem te popullit tone,qe te punojne per te njejtat ideale te larta kombetare qe luftoi edhe Prel Caku.

Nga : Andy Apolloni
Paulo Traboini
New York , Qershor 7 2009.

KOMENTOJE