Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi uronë Sali Berishën

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
Ulqin, më 8. 07. 2009

KRYEMINISTRIT TË SHQIPERISË,
Z. SALI BERISHA

I nderuari z. Kryeminister,

Kam nderin që emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, të Ju urojmë për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit, dhe të Ju përgëzojmë për organizimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike.
Fitorja e Koalicionit të Djathtë të cilin Ju e udhëhiqni, z. Kryeministër është shenjë e qartë e besimit që kanë zgjedhësit shqiptarë për vizionin Tuaj në zhvillimin e vendit dhe rrugën e sigurtë që Ju po ndiqni , drejtë anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Me bindjen e plotë se Qeveria e Shqipërisë me Juve në krye, do të punojë edhe më me përkushtim për plotsimin e aspiratave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, Ju urojmë edhe njëherë sukses dhe fat në punën Tuaj.
Me respekt,

KRYETARI
Tahir Tahiri

KOMENTOJE