Lirohën tre shqiptarët nga burgu famkëq i Malit të Zi

Te lirohen të gjithë të burgosurit, shqiptarë, dhe drejtësia, policia e shteti malazes te jap llogari

Podgorice: (BOTA SOT) Portali: www.malesia.org , ka njoftuar ne website(faqen e internetit) se dje tre nga të 18 të arrestuarit më 9 shtator 2006, Kolë Rrok dhe Pjeter Dedvukaj, të arrestuarë me rastin e aksionit policorë me nofkën “Fluturimi i Shqiponjës”, rreth orës 17h(5 pasë dite sipas kohës lokale) u liruan nga burgu Malazias, nga burgu famëkeq i Shpuzit, duke perfunduar burgimin që edhe pse të pa fajshëm ishin dënuar.

Sipas këtij portali, thuhet se akcioni i policisë malazeze, i koduar me emrin “Fluturimi i Shqiponjes” në Mal të Zi, ka qënë tërësisht një torturë dhe krim ç’njerezorë, gjë të cilën e dinë të gjithë malësorët e dinë dhe e panë me sytë e tyre ashtu si edhe e gjithë bota demokratike.
Pasi në njoftim thuhet se: “Të gjithë me kujdes percollëm procesin gjyqësor të vellezerve tanë në gjykatën famëkeqe malazeze dhe të gjith ishim deshmitar të fallsitetit dhe u bindem në pafajtesin e tyre, e shqiptarëve të arrestuar.”

Stafi i Portalit: www.malesia.org, duke i uruar lirimin Rrokut, Kolës dhe Pjetër Dedvukaj , thotë në njoftim se janë duke shpresuar e dëshiruar që së shpejti ti shohim në liri edhe vëllezrit tjerë të cilët gjindën të burgosur ende në kazimatet e Malit të Zi, dhe drejtësia të shkojë në vendin e duhur.

Të burgosurit janë dënuar me 51 vjet heqje lirie, në maj 2008, e ndërsa janë arrestuar në 6 shtator 2006, disa ditë para zgjedhje të para të përgjithshme në Mal të Zi, prej se kjo republikë u nda me votat e shqiptarëve nga Serbia, ose i ashtuquajturi unioni Serbi – Mali i Zi. Pas një mbajtje të gjatë në burg – ata u dënuan me akuzën e montuar nga segmentet e rregjimit të mbetur në Mal të Zi, nga Beogradi, së gjoja kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi, me qëllim të krijimit të trojeve etnike shqiptare. Akuzë ironike e cila asnjënjëherë nuk u vertetua nga vetë ata që e ngritën këtë akuzë.
Më pasë sipas situatave të krijuara me këtë gjyqë, dhe presionit ndërkombëtar, disa nga të burgosurit u lanë në gjykim të lirë, me levizje të kufizuara derisa aktvëndimi të shfuqizohej. Prova kryesore e sajuar prej gjykatës malazeze ka qenë një ditar i shkruar; imagjinuar. Ky proces i montuar tregoj para botës se drejtësia në Mal të Zi dhe shteti malazes i ka mbetur ende ora nga Beogradi!

Akcioni i policisë “Fluturimi i Shqiponjës”, ku u arrestuan 18 shqiptarë etnikë, mes tyre edhe katër shqiptaro amerikanë ka qënë procesi më i shëmtuar dhe turpi i drejtësisë. Ishte kjo padyshim edhe një dëshmi e fundit se fjala është për një proces të montuar politik, ndaj shqiptarëve si në kohën e Rankoviqit, Titos dhe Millosheviqit.
Mediat lokale njoftuan athere se “Ditët që pasuan pas aksionit policor, pas arrestimeve, që ishin përplot informacione mbi torturën e ushtruar mbi të arrestuarit: gjatë bastisjes së shtëpive dhe banesave të tyre ku u kapën befasisht në gjumë dhe tek të afërmit e tyre, gjatë rrugës deri në bodrumet e policisë, në paraburgim dhe në burg, me rastin e sjelljes tek gjyqtari hetues dhe në vetë hapësirat e gjykatës, keqtrajtimi fizik dhe psikik i tyre, fyerja mbi baza nacionale dhe fetare, madje kishte edhe raste të fyerjes së SHBA-së që iu drejtua atyre që ishin shtetas amerikanë, të cilët punojnë dhe jetojnë në SHBA etj.,

Tortura ndaj familjarëve, personave të moshuar dhe të pafuqishëm dhe fëmijëve… që dëshmonte se aksioni policor është kryer me dijen dhe pëlqimin e kreut të shtetit, të policisë dhe të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, zvarritja e procesit gjyqësor (ndonëse kompetentët nga policia, prokuroria por edhe nga politikanët në pushtet, kanë deklaruar shumë herë publikisht se kanë prova të forta…, e nëse i kanë pasur, përse nuk i dhanë fund shpejt këtij procesi, por ai po zvarritet pothuajse dy vite, deri në ditën e sotme), japin plotësisht të drejtë për të nxjerrë përfundim se aksioni policor ka pasur motiv politik, pra ka qenë politikisht i motivizuar, gjithmon isistuan politikanët nga Malësia e Madhe duke kërkuar të vërtetën.
Shteti malazias i mirë i orkesteoj akuzat e të burgosurve shqiptarë që në as një mënyrë atyre të mos t’u lejoj kurr farë dëmshpërblimit dhe as një farë ankese në as një gjygjë europian për Drejtat e Njeriut. Tani është momenti që ndaj Policisë, drejtësisë dhe autoritetve malazese që janë përfgshirë në këtë proces të shëmtuar dhe të turpëshëm, të japin llogari para gjykatës Ndërkombëtare për të të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 4 policit malazese duhet të dali para gjyqit

Të arrestuarit ishin njerëz që iu qenë bashkangjitur protestave të shqiptarëve në SHBA e Malësi për lirimin e të burgosurve : Vasel N. Dedvukaj (44), Dodë Z. Lucaj (55), Gjon N. Dedvukaj (32), Anton P. Sinishtaj (47), Viktor P. Sinishtaj (42), Zef K. Berishaj (45), Sokol L. Ivanaj (62), Gjergj L. Ivanaj (42), Gjon Gj. Lucaj (34), Viktor L. Dreshaj (38), Pjeter M. Dedvukaj (38), Rrok Gj. Dedvukaj (48), Kolë T. Dedvukaj (58), Gjon M. Dedvukaj (60), Nikollë K. Lekoçaj (26), Mark F. Ivanaj (53), Vaso N. Kolçaj (39), Malotë Z. Bojaj (38).

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE