Shoqata “Ilirikum” në bashkpunim me familjen e autorit organizoi përurimin e librave të autorit Martin Kolë Pjetrushi Dedvukaj

Për së gjalli autori ka botuar 3 libra:

“Shkripe Votre” përmbledhje e sentencave dhe fjalëve të urta jo vetëm të Malësisë por edhe njerzve që kanë lënë gjurmë edhe në kulturën botërore.
“Shëmbuj veprash”- veprimtaria humoristike e njerëzve më të mëdhej të kulturave botërore.
“Fjala në vesh” – tregimi literalizuar mbi fatin e një familje malësore të para dy shekujve.
Kurse sonde u përuran edhe dy libra të cilët janë të botuar pas vdekjes së autorit.

“Dëshmi kohe” me të cilën shënohen disa nga ngjarjet dhe personat e historisë së re malësore që fatkeqësisht janë harruar me qellim në këto treva.
“Katuni im” përmbledhje anekdotash, tregimesh humoristike, poezi sarkastike që e bëjnë jetën jetë në këto treva.

Ullëheqëse të këtij përurimit ishin Esmeralnda Raiçeviq si dhe Valerina Dedvukaj, ndërkaq Folës i parë i mbrëmjes ishte redaktori i të gjitha librave të autorit kryetari i shoqatës “Ilirikumi” Nikollë Berishaj.

Folësi i dytë ishte magjsiter Anton Gojçaj, kritik i njohur letrar për fjalen e vet lidhur me letersin nga librat e autorit.
Ndërsa folës tretë prof. dr. Mark Camaj përmbledhi më së miri sentensat latine me urtin popullore malësore.

Me kaq përfundoi pjesa zyrtare e kësaj mbrëmje ku për të gjithë të pranishmit familja mikrpitëse e Martin Kole Pjetrushit Dedvukaj shtroi një darkë solemne.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE