Miss Kosova, fiton vendin e tretë te Miss Univers

Bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht shtetin e saj të ri në kompeticionin më të madh të bukurisë në botë, “Miss Universe” të zhvilluar në Bahame. Dragusha doli e treta duke qenë konkurrentja më e fortë për fituesen, Miss Venezuelën, në garën për më të bukurën e universit.

Miss Venezuela, Stefania Fernandez, ka dalë fituese për titullin e më të bukurës në edicion të 58-të të Miss Universe, që u mbajt të dielën mbrëma në Atlantis, Paradise Island në Bahame. Për herë të dytë radhazi në shumë vite, Venezuela fitoi titullin Miss Universe. Vitin e kaluar fituese ishte bukuroshja tjetër nga Venezuela, Dayana Mendoza dhe kjo është hera e parë në historinë që një vend fiton dy herë radhazi këtë garë. Në vend të dytë doli Ada de la Kruz e Republikës Dominikane dhe e treta Marigona Dragusha nga Kosova.
Në konkursin e bukurisë morën pjesë mbi 80 vende dhe Venezuela u bë fituesja e 58-të e këtij titulli prestigjioz botëror. Kjo garë organizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump. /kohapress/

KOMENTOJE