Kolë dhe Rrok Dedevukaj tani në Amerikë, pas vuajtjes së denimit politik në Mal të Zi

Më datën 11 tetor 2009 ditë e diel në sallën “At Gjergj Fishta” pran kishës katolike të “Shën Palit” në qytetin Rochester Hills Micnigan nën organizimin e shoqates atëdhetare “Malësia e Madhe” në Bashkpunim me aktivistë të komunitetit u organizue një tubim popullor me një pjesëmarrje rreth 600 personash.
Qellimi i këtij tubimi ishte që vllezërve tonë Kolës dhe Rrokut t’u bëhet një pritje vllazërore dhe t’u urohet kthimi i tyre në mesin familjar dhe në komunitetin e tyre nga vuajtja e dënimit politik tre vjeçar në burgjet malazeze.

Dhe në këtë mënyrë t’u tregohet se ata kanë pas, dhe kanë përkrahjen tonë, si dhe të kërkojmë lirimin sa më të shpejtë edhe të burgosurve tjerë.
Me fjalët e mirëseardhje takimin e hapi kryetari i shoqates atëdhetare “Malesia e Madhe” z. Gjergj Ivezaj.

Në këtë fjalë z. Ivezaj në emër të shoqatës “Malesia e Madhe” dhe në emër të komunitetit shqiptar në Detroit, Kolës dhe Rrokut tash të ish burgosur politik u bëri mirëseardhje vllazërore, u dëshiroj shëndet dhe jetë të gjate, si dhe i faleminderoj për qëndrueshmërin e tyre gjatë vuajtjeve dhe torturave në burgjet malazeze.
Z. Ivezaj u tha se qëndrueshmeria burrërore dhe pathyeshmërija, e juaja dhe e të tjerve që ende gjindën në burg, na jep forcë dhe kurajo për kërkesat tona qytetare dhe kombëtare që i meritojmë, por Mali i Zi po na i mohon.

Gjithashtu ai të ish burgosurit i informoj shkurt me aktivitetet e komuniteti që për qëllimin kan pas kërkimin e lirimit të tyre.
Pastaj ai, atyre ju dhuroj një broshure që përfshin kryesishtë aktivitetet e shoqatës “Malësia e Madhe” në bashkepunim me komunitetin ku përfshihen protestat, shkresat, kërkesat dhe peticionet për lirimin e tyre.
Të liruarit nga burgu i përshendeti edhe famullitari i kishës katolike “Shën Pali” Don Anton Kqira, të cilëve u uroj mirëseardhje, si dhe kërkoj nga komuniteti që të jetë më i bashkuar, sepse siç tha ai egzistojnë disa probleme.

Pas fjalës hyrse drejtuesi i takimit ua dha fjalën Kolës dhe Rrokut, të cilët të prënishmit i ndëgjuen me kurreshtje.
Kola dhe Rroku gjatë fjalës së tyre përshkruen mënyren e burgosjes, torturat e shumta, e sidomos gjatë ditëve të para të burgosjes si dhe kohën tri vjeçare në burgjet malazeze.
Gjithashtu, mirëseardhje dhe përshendetje u bënë edhe disa nga pjesëmarresit në takim.

Shoqata “Malësia e Madhe”për këtë rast shtroi një koktej.

Shoqata Atëëdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit

KOMENTOJE