Veloviq: Tabela gjendet në territorin e Malit të Zi

Kjo tabelë ka shkaktuar zemërim te banorët e brezit kufitar, të cilët kanë protestuar ditë më parë, duke thënë se shenja lajmëruese ishte vendosur 5 kilometra brenda territorit te Kosovës. Por, të kundërtën e thotë Veloviq.

“Tabela gjendet në territorin e Malit të Zi. Këto janë hapësira kadastarale administrative të territorit të Malit të Zi”, tha Veloviq në Prishtinë, pas takimit drejtorin e Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti.

Ai siguroi se Mali i Zi nuk ka pretendime ndaj tokës së Kosovës.

“Mali i Zi udhëheq një politikë të mençur diplomatike. Mali i Zi nuk ka pretendime as tash, e as që ka pasur në të kaluarën dhe është e qartë se këto çështje dhe mosmarrëveshje eventuale do t’i zgjidhin ministritë tona të Punëve të Jashtme”, tha Veloviq.
Sheremet Ahmeti e cilësoi këtë si një incident të izoluar, por nuk sqaroi se në cilën anë të kufirit janë vendosur shenjat lajmëruese. /REL/

KOMENTOJE