Shqiptarët e Amerikës festojn 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe 65 Vjetorin e Çlirimit

Shqiptarët e Amerikës ngrenë flamurin kuqezi në Nju Jork

NEW YORK CITY : Shqiptarët e Amerikanës masivisht festuan dje, në të gjitha qytetet amerikane ku janë të përqendruar më së shumti shqiptarët, përvjetorin e 97-të të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, dhe 65-vjetorin e çlirimit të vendit me ngritjen flamurit kuqezi, në rrugët e sheshet e disa qyteteve më të mëdha amerikane, si në Nju Jurok, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas, Stamford, me ceremoni festive, mbremje dhe koncerte.
Në, Stanford, Uster, Boston, Uashingtoni dhe Nju Jorku, ishin qytetet ku pati dhe ceremoni festive për ngritjen e flamurit kuqezi me shkabën dykrenare. Kjo ndodhi në qendrat më të mëdha e të rëndësishme të këtyre qyteteve, por, edhe në shumë qytete të tjera në mënyrë madhështore festimet, janë shoqëruar me këngë, valle e muzikë shqiptare, me këngëtar e grupe tënjohura nga komuniteti dhe vendlindja.
Kjo festë kujton 28 Nëntorin 1912, kur delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, dhe diaspora u mblodhën në Vlorë, plot 97 vjet më parë, në nëntorin e vitit 1912, dhe Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, si Plaku i urtë i Vlorës, ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar. Në një kohë që pothuajse pjesa më e madhe e territoreve të vendit tonë nga jugu në veri ishin të okupuara nga ushtritë e disa shteteve të huaja, kryesisht fqinje me Shqipërinë, Serbia dhe Greqia. Me 28 Nëntorë 1912, Shqipëria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Turqia, ndërsa më 28 Nëntor 1944, ajo feston si ditën e çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.

Në parkun kombëtar Bowling Green Batery Park – New York, përballë ndërtesës së Qendrës Bortërore të Financës, sot, në 97 – Vjetorin e Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me kontributin e tyre, dy aktivistët e komunitetit Dashamir Alla dhe biznesmeni Ylber Pilku, duke ndjekur një akt tjetër atdhetar, treguar 10 vjet me pare nga tre dibrane, Gani Nesimi, Halili dhe Samiu, që më 1999, po në Bowling Green Park, ngritën flamurin shqiptar, me inisiativën e tyre, që edhe pse u hoq shpejtë nga autoritetet e vendit( me kundërshtin e emigratëve grek dhe serb në Nju Jork), e vendosen në këtë shesh flamurin kuqezi. Duke bërë një gjest simbol krenarie, teksa arriten te vendosin flamurin, dhe ai u valvit lart, si një zë i fuqishëm shqipëtarë, që thirri për, krenari, dinjetet kombëtar, në mes të Nju Jorkut, thirrje për drejtësi, barazi dhe të drejtat si të gjitha komunitetet e tejerë.

Boston:

Festimet e dites se flamurit vazhduan me shume madheshti e krenari te shtunën, ne 28 nentor edhe ne Bostonin e Nolit. Ne mesdite, rreth 400 shqiptare u mblodhen ne Sheshin e Bashkise se Bostonit per te marre pjese dhe festuar ne ceremonine e 5 vjetore te ngritjes se flamurit shqiptar. Kjo ceremoni u be e mundur nepermjet marredhenieve me zyren e kryetarit te bashkise, dhe zyres se Bostonianeve te Rinj, prane kesaj bashkie. Komuniteti shqiptar, tashme solid dhe i organizuar ne Boston, ka nje marredhenie mjaft te mire e te shpeshte me bashkine e qytetit. Te motivuar nga deshira per ta prezantuar komunitetin tone me dinjitet, pjekuri qytetare, anetare te komunitetit marrin pjese ne jeten e qytetit te Bostonit, ne aktivitete te ndryshme, dhe kane ndertuar marredhenie te mira me udheheqesit dhe zyrtaret e qytetit.

Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike Zoja e Shkodres, Haartsdale – Nju Jork

Festimet e Dites se flamurit vazhduan me shume madheshti e krenari gjate gjithe fund javes, deri me 28 nentor , kur u mbyllen me ngritjen e flamurit ne disa nga qytetet kryesore amerikane, ku banojne edhe me se shumti shqiptaret. Ne mbremjen, e 28 nentorit qindra besimtare shqiptare shqiptare, u mblodhen ne oborrin e Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike Zoja e Shkodres, per te marre pjese dhe festuar ne ceremonine e ngritjes se flamurit shqiptar.

Ngritja filloi ne ora 1 pasdite, me kohen e Nju Jorkut, me ceremonine e ngritjes solemne, e percjellur me himnin kombetar. Te pranishem ishin me se 300 vete, shumica te rinje e te reja. Fill pas ceremonise se ngritjes se flamurit, u be edhe bekimin e ceremonise, nga prifterinjet e kesaj kishe te cilet me pas kremruan Meshen kushtuar deshmoreve te te gjitha koherave. Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres dha edhe meshe me rastin e Dites se Flamurit. Për rendësinë e kësaj dite ka folur, kryetari i kishës Mark Shkreli.
Perfaqesues te shtetit shqiptar, dhe te Kosoves, autoritet e qytetit dhe organizatave te ndryshme shqiptaro-amerikane qe veprojne ne Nju Jork, e kane pershendetur kete veprimtari mes te tjerash uruan Kishen Katolike Shqiptare ne Amerike, famullitarin e saj Dom Pjeter Popaj, te gjithe besimtare dhe uruan qe kjo tradite te vazhdoje e te behet cdo vit e me mire.

Arthure Avenue:

Por ajo që e ka ndezur edhe më shumë atmosferën festive gjatë kësaj jave, ka qënë ajo se për herë të parë në historinë e e migracionit shqiptarë, për një javë flamujt shqiptarë janë shpalosur në disa rrugët kryesore të qytetit të Nju-Jorkut. Përgjatë gjithë bulevardeve dhe rrugëve në qytetin e Bronzit të shtetit të Nju-Jorkut , janë vendosur në lartësinë e shtyllave të ndriçimit, në qendra biznesi dhe institucione flamujt shqiptarë dhe përkrah tyre flamujt amerikanë.

Kjo ndodh për herë të parë në një përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë. Janë më shumë se dy mijë flamuj që skuqin rrugët dhe bulevardet e qytetit. Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, ku ka shumë biznese shqiptare, “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”, “Holland Avenue” etj., që prej një jave kanë paralajmëruar festën e pavarësisë shqiptare, ndërkohë që kompani argëtimi kanë nisur koncertet festive.
Nuk bëhet fjalë për një e dy flamuj kuqezi krah atij amerikan në një rrugë, por qindra flamuj shqipëtarë në dhjetëra rrugë, sheshe dhe lokale. Për herë të parë edhe në shtëpitë e shqiptarëve flamujt kuq e zi, janë shpalosur prej ditësh në ballkonet e dritaret e tyre. Jo më larg se muaji shtator në një nga rrugët e këtij qyteti(Nju Jork) shumë të populluara vitet e fundit me shqiptarët, mori emrin e shenjtëreshës shqiptare Nënë Tereza.
Zbukurimi i rrugëve dhe shesheve me flamurin kuqezi, në qytetin e Bronxit, është iniciativë e biznesmenit shqiptarë nga Malësia, Mark Gjonaj dhe i mbështetur nga kisha katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju-Jork. Mark Gjonaj me një grup të rinjësh shqiptarë, për shumë net kanë vendosur flamujt, të cilët natyrisht që janë investim privat i biznesmenit, që ka shpenzuar dhjetëra mijë dollarë për këtë qëllim. Autoritetet lokale kanë dhënë mbështetjen e tyre.
Biznesmeni Gjonaj u shpreh për mediet shqiptare në Nju-Jork se “këtë vit e nisëm me flamujt e kombit, ndërsa në të ardhmen do të mendohet që ky aksion i madh prezantues festiv i shqiptarëve në metropolin njujorkez do të shoqërohet edhe me një paradë madhështore me flamuj, muzikë dhe veshje kombëtare”.

Shoqata VATRA

Atmosfera festive e 97-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, 65 Vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, u ndie në të gjitha qytetet dhe shtetet ku janë vendosur shqiptarët e Amerikës. Manifestime madhështore u bëne me këtë rast në Nju-Jork. Manifestimi më i madh dhe më madhështori u zhvillua ditën e shtunë në Bronks – Nju Jork, m
ë 28 nëntor nga shoqata më e vjetër shqiptare, në Amerikë, Federata PanShqiptare e Amerikës VATRAKjo shoqatë e cila sipas traditës, në këtë eveniment ka bashkuar më shumë se 20 shoqata, organizata, e fondacione në festën e madhe, nderojë me çmimin Fan Stilian Noli, ish kongresmenin republikan Jospeh J. DioGuardi, për kontributin dhe rolin e tij të madh në dobi të çështjes shqiptare. Ndërkohë që komuniteti shqiptar janë të ftuar edhe nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara që ta festojë Ditën e shënuar të Flamurit dy ditë më pas në restorantin e atdhetarit Sejdi Bitici në Manhatan.
Atmosfera festive ka përfshirë edhe shtetet e tjera të Amerikës me shumicë shqiptare, si,Illionois, Wiskosin,Pensillvenia, Washington, Arizona. Teksas, Miçigan, Masaçusets, Ilinois etj. Kësaj atmosfere i ka prirë edhe shtypi i diasporës. E para që dha sinjalin festiv ishte gazeta më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës, “Dielli”, që sivjet festoi 100-vjetorin. Ajo doli me një numër special me shumë faqe, më i madhi në historinë e kësaj gazete, ku gjithçka i kushtohej Ditës së Flamurit.

Tek Vatra, dje valle, kenge e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit muzikor, drejtuar prej muzikanit mjeshtrit të firsamonikës Raif Hysenit, dhe këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare Merita Halili, si dhe këngëtari Mithat Salihu (Kino-Gara). Kjo atmosfer festive shoqërojë entuziasmin e pjesmarresve, deri në orët e vona me valle nga të gjitha trevat . Vlenë të përpendet se në darkën festive tek Vatra, në këtë kremte madhështore, morin pjesë bashkëatdhetarët tanë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çamëris martire, Kosovës, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nën Mal të Zi, atyre në Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia etj, përfaqësuesit e Shqipërisë e Kosovës, si dhe autoritetet vendore.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE