Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Svetozar Maroviq, deklaroi të martën se nuk ka kurrfarë pengesash që Mali i Zi së shpejti të vendosë raporte diplomatike me Kosovën.
Ai u tha gazetarëve se të gjithë duhet ta kuptojnë se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se mbi këtë bazë duhet përpjekur që të ndërtohen marrëdhënie sa më të mira.
Sipas tij, nuk ka arsye që në Serbi të zemërohen në Malin e Zi, i cili tash me Prishtinën duhet të krijoj parakushte, që përfaqësitë konsullore të fillojnë të japin rezultate.
Maroviq theksoi se në Mal të Zi ka afro 10.000 persona të zhvendosur dhe se me Qeverinë e Kosovës duhet të krijohen kushte për kthimin e 1.000 mijë njerëzve, që dëshirojnë të kthehen. /rel/telegrafi/