Viti i Ri, festime ne mbare boten

Mijera vete sfiduan te ftohtin dhe masat e ashpersuara te sigurise per te mbushur plot Times Square-n ne New York, ku ndoqen mes brohorimash renien tradicionale te sferes se kristalte ne castin e nderrimit te viteve.
Me puthje dhe tonelata te tera confetti, nju jorkezet harruan temperaturat nen zero dhe deboren e kremtuan ne rruge fillimin e vitit te ri.

Viti i Ri ne France

Kulla Eiffel ne Paris vezullonte nga dritat ne mbremjen e Vitit te Ri. Pariziane e turiste bashke shkembyen urime per nje vit te mbare e te begate, teksa simboli i kryeqytetit francez u ndricua per te paren here si nje ylber i vertete, me rastin e 120 vjetorit te kulles me te famshem te botes.

Fasha e drites nga Eiffel perfundoi me nje ekstravagance 12 minuteshe ne mesnate, nje minute per cdo dekade te ekzistences se saj.

Mberrin 2010 ne Gjermani

Fishekzjarre shumengjyreshe mbi porten e Branderburgut, ekrane gjigante ne rruge, kioska te improvizuara per festa me ushqime e pije, rruget e mbushura me njerez qe festonin, kjo ishte panorama e nderrimit te viteve ne Berlin, ku sipas autoriteteve gati 1 milione vete u mblodhen per te festuar hyrjen e 2010-tes.

Sipas te dhenave te policise festa ka kaluar pa ndonje incident dhe numri i nderhyrjeve te ndihmes se shpejte ishte per dy te tretat me i vogel se sa ne vitin e kaluar.

Po ashtu edhe ne Moske, Londer, Paris dhe Nju Jork Viti i Ri 2010 u prit dhe festua neper sheshe te hapura.

Spektakel ne Rio

Capo Cabana e Rio de Zhaneiros solli nje spektakel gjigant per dy milione e njerezit e mbledhur per ta festuar Vitin e Ri ne plazhin e famshem brazilian, te njohur tashme per kremtimet e jashtezakonshme te vitit te ri.

95 % e 28.000 dhomave te hoteleve qe Ro ka gjithsej ishin prenotuar te gjitha, cka tregon nje rritje te ndjeshme krahasuar me fluksin e turisteve nje vit me pare.

Fillimisht dhjetera mijera vete kishin vershuar ne Sidnei per te marre pjese ne nje nga festat me te medha te nderrimit te vitit ne bote. Organizatoret folen per 1,5 milione vizitore./top-channel.tv/