Vazhdon rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës (8 janar)
Bazuar në të dhënat e zyrtarëve të KU të Tuzit dhe fotot që ata na i servuan, vërehet se niveli i Liqenit vazhdon te rritet.
Qysh mbrëmë ai asht rritur edhe për afer 15 cm. Një familje është strehuar tek të afërmit e vet, shtëpia e të cilëve, nëse vazhdojnë të rreshurat, poashtu është në rrezik nga depërtimi i ujti, në katin e poshtëm.
Objektet ndihmëse të familjeve narhelmase janë nën ujë sikur edhe arat e tyre, të cilat ishin të pergaditura për mbjedhjen e patatave.
Vendasit pohojnë se pothuaj ka 40 vite që nuk mbahet mend një sipërfaqe kaq e madhe e mbuluar me ujë, ndonëse vërshime ka pasur edh emë parë.
Vazhdimi i të rreshurave le pak vend për optimizëm se uji do të tërheqet.
Përmbytjet në Malësi – Reshjet e shiut vazhdojnë (7 janar)
Stafi i malesia.org vizitoi sot zonat e përmbytura në breg të Liqenit të Shkodrës, konkretisht në Narhelm dhe në fshatrat për rreth dhe pamë se gjendja është mjaft alarmante.
Nga ajo që mund të shihet, vërehet se tokat e përgatitura për të mbjellat janë shndërruar në liqe, kështu që dëmet të cilat i ka pësuar kjo zonë e Malësis, nga ky vërshim, janë të pa parashikueshme në këtë moment. Ajo që shqetëson banoret e posaçërisht ata të fshatit Narhelm, është fakti se niveli i Liqenit është duke u rritur edhe më tutje , mirëpo nuk janë pa shqetësime as fshatrat për rreth të cilat janë më larg, meqenëse rritja e nivelit të ujit shkakton edhe rritje të ujërave nëntokësore, e cila mund të rezultojë në dëmtime të elektropompave nëpër puse gjë që bije në pyetje furnizimi me ujë të banorëve. Gjithashtu, problem paraqet edhe mundësia e depërtimit të ujërave nëntokësorë në gropat septike, me çka mund të ndoten edhe ujërat që në Malësi përdorën për pirje.
Duke përcjellur mediet nga Shqipëria shohim se edhe andej është gjendja alarmante me qenë se dy digat kryesore rrezikojnë që ose të plasin ose të lëshojnë sasia të mëdha të ujit, të cilat, në çdo variant, do të shkaktonin edhe rritje më të madhe të nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës dhe vërshime të reja në Malësi.
Edhe Komuna Urbane e Tuzit ka improvizuar një shtab të përkohshëm emergjent, i cili rregullisht, nga dita në ditë, është duke përcjellur situatën në teren.
Situata në teren, nga ajo që është parë sot, dëshmon se Liqeni është në rritje e sipër dëshmon edhe Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, z. Nikollë Camaj, i cili, së bashku me bashkëpunëtorët e vet, nga dita e djeshme, disa herë i ka vizituar këto zona. Vërtetohet se nga dita e djeshme e deri më sot niveli i Liqenit është rrit më tepër se 50 cm. Dy shtëpi në Narhelm, pjesërisht vetëm janë nën ujë, si edhe shumë objekte të tjera ndihmëse, pastaj oborre, ara të përgatitura për mbjellat pranverore, kullota etj.
Përndryshe, Shtabi emergjent i KU ka marr përsipër që të përcjellë situatën dhe të bëj raport mbi shkallëzimin e sajë, si edhe të evidentojë, por jo edhe të vlerësojë dëmet eventuale, me të cilat do ta njoftojë Komisionit gjegjës për kompensim të dëmeve nga goditjet elementare, i cili do të duhej që në të ardhmen të bëjë vlerësimin dhe kompensimin e dëmit. Sidoqoftë, në këto momente, dëmet vetëm mund të parashikohen si tejet të mëdha.
Qytetarët e Narhelmit u shprehen se një situatë e këtillë nuk mbahet mënd që 30 vite, duke shpresuar se do të ndalin këtu, ngaqë frikohen nga rritjet e vazhdueshme pasi që përpos derdhjeve nga Shqipëria, niveli i Liqenit edhe tutje mund të rritet, edhe nga derdhjet siç janë Cemi e Moraça, të cilat rrallë herë kanë qenë më të mbushura me ujë.
Albert Camaj
