Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës mblodhi përafërsishtë 100 mijë dollarë dhe Federata PanShqiptare e Amerikës “VATRA” përafërsishtë 30 mijë dollarë

Në New York, në kuadrin e një fushate gjithëpërfshirse, që është hapur prej sot, nga shqiptarët në Amerikë, të një fondi për mbledhjen e ndihmave për të dëmtuarit në përmbytjen e zonës Shkodrës, Federata “VATRA” hapi dyert për të përmbyturit. Komuniteti shqiptarë në SHBA, thot?7 se e ka përcjellur me vëmendje dhe ka qënë i shqetësuar këto ditë para të vitit të ri, prej se kur një përmbytje e paparë për më shumë se 100 vjet, goditi për disa ditë zonën e nën Shkodrës.
Në këtë situatë pas përmbytjeve të mëdha të dy javëve të fundit në zonën e nën/ Shkodrës, kur me kujdesin që po tregon qeveria shqiptare situata po normalizohet, dhe autoritetet po përgatiten për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja, komuniteti shqiptarë në vendbanimet ku më së shumti banojnë emigrantët tanë, shoqatat, organizatat, kisha dhe xhamia bëjnë thirrje për të mbledhur ndihma për banorët e Shkodrës.

Në krye të kësaj fushate gjithëpërfshirse, është vendosur Federata, PanShqiptare e Amerikës, Vatra, Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë, Komuniteti Musliman Shqiptaro Amerikanë, organizata, degë partie, biznesmen të fuqishëm e shumë familje emigrantësh, janë përfshirë në një aksion në ndihmë të popullsisë së zonave të përmbytura në zonën e Shkodrës, i cili thonë ata sapo ka filluar.

Në Boston komuniteti shqiptarë atje, Kisha Ortodokse Shqiptare, në Detroit Kisha Katolike , Teqeja Bektashjane dhe Xhamia dhe bashkëkombasit tanë atje, biznesmen e veprimtarë të komunitetit, thuhet se kan hapur fushtat për mbledhje ndihmash. Ndërsa, sot, në darkë, Kisha Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” në Harstdale – Nju Jork, organiznon, një tubim mbledhje ndihmash në lokalin “Maestros” në Bronx. Sikurse njoftohet se edhe Televizioni Kultura Shqiptare dhe Produkcioni “Dugagjini”, në mes javë janë duke u pregatitur për një koncert humanitarë, me pjesmarrjen e këngëtarëve e artistëtve shqiptarë në komunitet, për mbledhje ndihmash për përmbytjen në rrethin Shkodrës

Komuniteti shqiptar, në SHBA-të bëri të ditur se për mbledhjen e këtyre ndihmave dhe dërgimin e tyre në Shqipëri, është në koordinim me qeverinë hqiptare, nëpërmjet Ambasadës së RSH, në Uashington, Misionit të Përherëshëm pranë OKB-së, dhe të Konsullatës së saj në qytetin e Nju Jorkut, dhe me zyrat e konsujve të nderit në Sant Luis, Boston, Detroit, North Karolina. Shqiptarët e Amerikës përshëndesin vendimin e Qeveris shqiptare, e cila pritet të organizojë së shpejti një konferencë donatorësh për të mbledhur ndihma dhe asistencë ekspertësh, për të vlerësuar dhe rikuperuar dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura në veri të vendit.

Ndërsa, në darkën, ku morën pjesë disa qindra vetë, dhe e udhëhoqi famullitari i Kisha Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” në Harstdale – Nju Jork, Dom Pjetër Popaj në lokalin “Maestros” në Bronx, u grumbulluan përafërsishtë rreth 100 mijë dollarë. Ndër donatorët me shuma më të mëdha mund të veçohen edhe ato të dy veprimtarve të njohur të komunitetit shqiptar, afaristi në Nju York Xhim Xhema, dhe veprimtari e e aktivisiti, Harry Bajraktari, biznesmen i sukseshem. I pari dorzojë 15 dollarë dhe i dyti 5 mijë.

Shqiptarët e Amerikës edhe njëherë treguan zemërgjërësinë e tyre për të ndihmuar vepra madhështore për atdheun e tyre. Në këtë mbrëmje Gala e organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” për të iu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në zonën e nën Shkodrës dhe Lezhës, sërish u dëshmua solidarizimin e madh shqiptaro-amerikan, pa dallime fetare e bindje politike. Xhamia e Bruklinit iu bashkua këtij fondi me një shumë simbolike dhuruar nga Imam Osman Zaka. Një përfaqësi e Federatës PanShqiptare Vatra, dhuroi 1000 dollarë, gjithësejtë.
Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, Nju York, deklaroi se është i kënaqur nga ky solidarizim madhështor që bëhet për të ndihmuar njerëzit në këto lloj fatkeqësish, “pra, për të shëruar plagët e tyre të dhimbjeve” që sipas tij çojmë në vend edhe vepërën e madhe të Nëna Tereses, e cila gjendej gjithmon aty ku hapeshin palgët e njerëzimit për t’i shëruar ato.

Në darkën fondmbledhëse Gala, për të përmbytyrit në zonat e prekurra në Shkodër e Lezhë, mori pjesë Presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, (i cili dhurojë nji mijë dollarë), nga Shteti i New Yorkut, i nderuari Jeff Klein, Senator i Shtetit të New Yorkut, anëtari i këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, James Vaca, avokati i njohur Kaufman dhe morën pjesë gjithashtu figura të shquara të komunitetit, politikan, artistë, afaristë të medhënjë, studnetë dhe lider fetar e të shoqatave dhe organizatave të komunitetit .

Agim Karagjozi Kryetari i Federatës, PanShqiptare të Amerikës, Vatra, në një deklarim për gazetën kombëtare Bota Sot, u shpreh gjatë fushatës në zyrën e Vatrës, se ” Faleminderit Zotit! që në këtë fatkeqësi natyrore me përmasa të papara natyrore, nuk pati qoftë edhe një humbje jete. Ai ndërsa vlersoj punën e qeverisë shqiptare, e cila ishte i angazhuar e gjitha në Shkodër, faleminderojë angazhimin e përkushtimin e qeverisë shqiptare, duke cekur se në emër të Vatrës ata kan adresuar dhe një dekleratë drejtuar qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit të Shqipërisë z Sali Berisha.

Vatra tha ai e ndoqi dhe e ndjek me shqetësim situatën e rëndë që u krijua rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës nga shkaqet natyrore, nëpërmjet informimit televizivë satelitorë. Dhe, përkundrejt vështirësive të mëdha që u krijuan atje në një territor të gjerë, tha ai u vu re një angazhim dhe përkushtim maksimal i të gjitha strukturave qeverisëse, dhe ministrave përkatës për të përballuar dhe tejkaluar këtë situatë. Ai pohoi se në emër të Vatrës ata kan adresuar një dekleratë drejtuar qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit të Shqipërisë z Sali Berisha.

Ai potencoi se kjo fushatë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, dhe pret donacione nga të gjithë shqiptarët e Amerikës. Kreu i Vatrës z Agim Karagjozi, njëkohësisht falënderon të gjithë ata që dhuruan ndihmat e para dje, në zyrën e Vatrës, ku u grumbulluan përafërsisht rreth 30 mijë dollarë, me donacione nga biznesment shqiptarë, veprimtarë, e aktivistë të komunitetit, emigrantët e thjeshtë, faleminderim i veçantë për solidaritetin njerëzor dhe kontributet materiale që dhanë çdo njeri prej tyre,(emër për emër lista do të botohet kur të përfundojë aksioni) në ndihmë të familjeve të përmbytura, për t’u dërguar si kisti parë në Shkodër.

Në këtë fushatë që nisi dje nga zyrat e Vatrës, vlen të përmenden dhe dy donatorët me shuma më të mëdha deri tani, pra me nga 5 mijë dollar, zotërijtë Hysen Biberaj (babai i prof. Elez Biberaj historian i njohur dhe gazetar shqiptaro-amerikan, redaktor përgjegjës i sektorit evropian (Managing Editor, European Division) tek radio prgrami dhe televizioni i “Zërit të Amerikës” dhe Presidenti i Fondacionit “Vatra” doktor Nexhat Kalici, MD.

Sakaq në dekleratën e lëshuar nga Vatra më parë mes të tjerave thuhej se :”Federata”Vatra” konstaton se pozicioni që ka marrë opozita shqiptare për të përfituar nga fatkeqësia natyrore, nuk është njerëzor. Të fajësosh qeverinë për reshjet, të shtosh ankthin në këtë situatë, dhe të mos thuash as një fjalë për ç’ka po bën qeveria,nuk është e moralshme. Federata Panshqiptare Vatra do t’i rekomandonte klasë
s politike shqiptare bashkim forcash në këtë situatë.

Vendosja e qeverisë mes dy presioneve, asaj që ka krijuar natyra dhe sulmeve të pamoralshme politike, nuk i shërben kapërcimit të gjendjes. Fatkeqësitë nuk mund të shfrytëzohen për kapital politik.Amerika dhe shtetet e tjera demokratike ofrojnë bashkëpunim në raste fatkeqësish.Opozita të mos e shoh veten vetëm në rolin e prokurorit e gjykatësit,por pjesë të përgjegjësisë.” thuhet në dekleratëne Vatrës, shoqatës më të vjetër në disaporë.
Beqir Sina

KOMENTOJE