Pervec humbjes dhe eleminimit nga Europa League, sulmuesi i Romes, Mirko Vucinic nuk arrin te kaloje poshte edhe nje episod tensioni me lojtarin me origjine shqiptare, Sotir Nini.
Mesfushori i Panathinaikos ka pasur nje konflikt verbal ne fushen e lojes me lojtarin malazez, duke i thene “bir k…”. Kete episod e rrefen pikerisht sulmuesi verdhekuq, i cili refuzoi t’i shtrengonte doren kundershtarit ne fund te ndeshjes.
“Kjo gje me dha shume bezdi dhe e ndoqa per ta goditur. Nuk ndodhi asgje pasi gjithcka kaloi thjesht me ngritje zeri”, thekson Vucinic. Panathinaikos siguroi nje fitore historike ne fushen e Romes duke fituar 3-2 ndaj skuadres italiane dhe nje nga lojtaret te mire ne fushe gjate mbremjes se djeshme ishte pikerisht Sotir Nini. /TopChannel/