Adelina Ismaili është në përfundim e sipër të klipit te saj te ri dhe këto janë fotot e para ku shfaqet Adelina rebele. Klipi ende nuk është në qarkullim. Por sic bejne te ditur sajtet kosovare lancimi i këngës dhe videoklipit të ri të Adelina Ismailit është duke hasur në vështirësi, pasi që në këngën e re Adelina trojet Ballkanike i ka quajtur Iliria. Për këtë ka reaguar Shoqata e Artistëve Serbë duke kërkuar censurimin e këngës dhe klipit me arsyetimin se “Adelina Ismaili e quan tërë Ballkanin troje shqiptare Illirycum”.“Mirëpo, duke pasur parasysh që Adelina Ismaili është një artiste evropiane tashmë dhe kënga është punuar në Zvicër, ankesa e Shoqatës së Artistëve Serbë është hedhur poshtë dhe pritet që në ditët e javës së ardhshme ta kemi klipin dhe këngën e re”, është shprehur zëdhënësja e këngëtares, Rudina Idrizaj.