Meta bisedoi me Tadiqin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë u takua sot pasdite në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe kësisoj e filloi serinë e bisedave që do t;i zhvillojë me zyrtarë të këtij vendi.
Meta do të bisedojë sonte dhe me ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, me ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq, ndërsa parashihet takimi edhe me nënkryetarin Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq.
Sipas paralajmërimeve nga Tirana, temë kryesore e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe i bashkëpunimit rajonal, si dhe integrimet evropiane.
Meta dhe Daçiqi do të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi bashkëpunimin në luftë kundër krimit të organizuar, trafikut me njerëz, me drogë dhe kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministri shqiptar sot ka vënë kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit të vrarë Zoran Xhinxhiq, ndërsa nesër do të marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative me rasti përvjetorit të vrasjes së tij. /Koha Ditore/