Uashingtoni: Kritika qeverisë të Malit të Zi

Vazhdojnë kritikat në adresë të qeverisë të Malit të Zi. Kësaj herë nga Uashingtoni, ku ai botoi një raport mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë gjatë vitit të kaluar. Qeveria amerikane theks të veçante jep me problemet e respektimit të së drejtave të njeriut në Mal të Zi.
Vërejtje e SHBA-ve janë ndikimi politik në polici dhe gjykatë si dhe presionit mbi medien.
Në raportin e Qeveris Amerikane theksohet trajtimi i keq i të burgosurve, kushtet e vështira në burg, arrestimet e dhunshme dhe proceset gjyqësore shumë të gjata dhe joefikase. Raporti thotë se korrupsioni është tejet i përhapur në organet gjyqësore dhe në organet të cilat merren me zbatimin e ligjit. Të pranishme janë edhe sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe gjobat tepër të larta ndaj medieve. Pikërisht në këtë fushë, shembull u mori kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosa, dhe sulmi i tij ndaj gazetarëve të gazetës Vijesti. State Department si probleme thekson homofobin, keqtrajtim dhe diskriminim i refugjatëve, gjinisë femërore, trafikimi i njerëzve si dhe theks të veçantë në drejtat e popullatës jo-malazeze. /Malesia.Org/

KOMENTOJE