Shqipëtarët për DioGuardin

Shpallja e kandidatures se Joe Dioguard-it per senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikaneve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje mundesi te shkelqyeshme qe te sjellin ne Uashington nje ze te fuqishem dhe perfaqesues te tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kunder demokrates Kirsten Gilibrand per shtetin e New York-ut, mirepo, bindjet personale mbi politiken e brendshme amerikane nuk duhet qe te te ndalojne ty qe te mos e mbeshtesesh fuqimisht DioGuard-in sepse ai eshte i mire per Ameriken e me i mire per shqiptaro-amerikanet!

Arsyet se pse ti, si shqiptaro-amerikan, duhet te qendrosh prapa Joe DioGuard-it jane te shumta dhe te komplikuara, mirepo nje rishikim i shkurter i veprimatarise se tij historike per kauzen shqiptare do te te njoftojn ty me afer me te. Zgjidhjet e tij te propozuara dhe te mundshme per te rigjalleruar krijimin e vendeve te reja te punes, per te frenuar shpenzimin e pankontrolluar te qeverise, dhe per te bere qeverine qe te punoje per ty vetem se plotesojne arsyet se pse ti duhet te marresh pjese aktivisht ne fushaten e tij per senator.

Si shqiptaro-amerikane qe jetojme ne kete vend te mrekullueshem, ne tani perballemi me nje numer shqetesues te humbjeve te vendeve te punes, borxh kombetar qe eshte ne rritje e siper, dhe shpenzim federal te papare ndonjehere.

Keta faktore se bashku paraqesin nje te ardhme te pasigurte per Shtetet e Bashkuara. Nese ne nuk veprojme tani qe te sjellim ne Kongresin Amerika pergjegjesi fiskale dhe transparence, ne vetem se do te lejojme qe sjellja e papergjegjshme politike ta mbaje peng te ardhmen tone dhe te ardhmen e femijeve tane. Zgjedhja e Joe Dioguard-it si senator eshte rruga drejt qendrueshmire dhe rritjes ekonomike afatgjate e ilustruar nga krijimi i vendeve te reja te punes mu ketu ne Amerike, qeveri te hapur dhe qe lejon qasje, si dhe praktika te shendosha bugjetore.

Rendesia e nje Amerike te fusishme ekonomikisht dhe politikisht ka nenkuptime per te gjithe shqiptaret anekend ne vendet e tyre etnike. Shtetet e Bashkuar dhe shqiptare kane nje lidhje te vecante duke filluar me mbeshtetjen e Woodrow Wilson-it per pavaresine e Shqiperise ne 1912.

Ishte vendosshmeria dhe udheheqja e Shteteve te Bashkuara qe e beri te mundur pavaresine e Kosoves ne vitin 2008. Nje Amerike e fuqishme do te jete e pajisur me mire qe te perdore politiken e saj te jashtme per te arritur objektivat dhe qellimet e saja. Eshte pikerisht puna qe Joe DioGuardi ka bere me sukses per me se 20 vjet nepermjet kongresit amerikan qe thellesisht e ka formuar politiken e jashtme amerikane ndaj te gjithe shqiptareve ne pergjithesi, e ne vecanti ndaj Kosoves.

Gjate sherbimit te tij ne Dhomen e Perfaqesuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti disa resolute te para ne mbeshtetje te kerkesave legjitime te kosovareve per trajtim te barabarte dhe liri. Ne ate kohe, shumica e anetareve te kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin degjuar per Kosoven, e aq me pak per trajtimin e tyre mizor nen Jugosllavine e atehershme. Pas largimit nga kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe te perfaqesoje shqetesimet e popullit shqiptar ne Uashington.

Veprimtaria e LQSHA-se nen udheheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes ne sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit nderkombetar ndaj gjendjen e veshtire politike te shqiptareve qe jetonin ne Kosove, Mal te Zi, Luginen e Presheves, Cameri, dhe Maqedoni.

Joe dhe Shirley inicuan deshmi dhe ndegjime ne kongresin amerikan per te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike qe vazhdimisht perkeqesoheshin ne Kosove ne vitet e fundit te 1980-ve. Gjithashtu, me ftese te Joe DioGuard-it, disa anetare te kongresit amerikan shkuan ne tokat shqiptare per te dokumentuar dhe informuar kongresin amerikan dhe publikun boteror per brutalitetin e tmerrshem te ushtruar nga Slobadon Miloshevici kunder kosovareve gjate viteve te 1990-ta dhe me vone gjate gjenocidit kunder shqiptareve ne vitet 1998-1999.

Prandaj, si shqiptaro-amerikane, ne e kemi nje obligim kombetar dhe moral qe te mbeshtesim Joe DioGuard-in ne garen e tij per senatin amerikan sepse gjate tri dekadave te fundit ai ka sherbyer si mbrojtesi i lirise dhe sigurise se popullit shqiptar. Ne senatin amerikan, DioGuardi do te vazhdoje me pasion qe t’i shtoj trashegimise se tij te promovimit dhe mbrojtjes se interesave te shqiptareve per liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe. /BEQIR SINA/