Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë

Brenda dhjetë vjetësh Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë dhe atëherë mos njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më relevante, ka deklaruar Miroljub Labus, ish-Zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Lider i partisë G17.

Sipas tij, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina do të shthuren si shtete.

“Kosova për dhjetë vjet do t’i bashkohet Shqipërisë. Më mirë është për Serbinë që të bashkëpunojë me Kosovën, por jo edhe ta njohë. Megjithëse, pas dhjetë vjetësh, kur ajo t’i bashkohet Shqipërisë, çështja e njohjes do të bëhet jorelevante”, ka thënë Labus, për të përditshmen serb “Kurir”./Express/

KOMENTOJE