Logu i Pashkëve 2010

Të dielën e Pashkëve, pas meshës së shejtë në Kishën e Grudës, të cilën e celebroi Dom Noshi Gjolaj, famullitar në famullin e Podgoricës, Shoqata “Gruda” organizoi manifestimin, tashmë tradicional, “Logu i Pashkëve”.
Me disa pika nga programi i vet artistik, me këtë rast, u paraqiten Shoqata “Gruda” dhe Shoqëria kulturo-artistike, “Liria” nga Mileshi. Ndërkaq, me pikat e veta mizikore u paraqiten edhe lahutari Jonuz Delaj, pastaj solistët malësor Jasmin Nikaj, Sulejman Beqaj si edhe dueti Amanda Ujkaj e Violeta Lulgjuraj.

Fjalën përshëndetëse, para disa qindra qytetarëve nga e gjithë Malesia, e pati kryetari i Shoqatës “Gruda”, zotëri Rrok Gjolaj. Prezent ishin edhe kreu i pushtetit vendor dhe përfaqësuesë të partive politike, të cilët edhe ishin sponsorizues të këtij manifestimi, tashmë tradicional.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE