E bukur, joshëse, këngë hite, koreografi provokuese që mbajnë emrin Zanfina Ismajli. Ka mbaruar studimet për drejtësi e në një të ardhme ajo parashikon të vesh kostumin e avokates. Por deri atëherë Zanfina premton se do t’i shërbejë muzikës dhe fansave që e ndjekin dhe vlerësojnë.
“Pas shumë vitesh besoj se do të jem një avokate dhe do punoj atë profesion. Ndërsa këngën e kam në shpirt dhe ka kohë derisa të vendos të merrem me avokaturë” shprehet Zanfina. /Bluetooth/