Me 14 maj u mbajt seaanca e fundit e KU të Tuzit e këtij mandati 4 vjeçarë

Seanca e XXIV dhe e fundit në këtë përmbajtje, e Kuvendit të KU të Tuzit, u mbajt me 14 maj 2010. Në këtë seancë u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje të rëndësishme si: Planin zhvillimor për territorin e KU të Tuzit, për vitin 2010; Llogaria përfundimtare e planit financiar për vitin 2009; Iniciativa për ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit në sheshin e Tuzit dhe lapidarin kryengritësve të 1911, në Bratilë, e propozuar nga klubi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Ajo që duhet veçuar nga kjo seancë padyshim se është Vendimi për mbajtjen e referendumit në të cilin qytetarët e Malësisë, me të drejtë vote, do të deklarohen për statusin e Tuzit, respektivisht Malësisë. Propozim vendimi doli nga klubi i këshilltarëve të Iniciativës Qytetare dhe u përkrah nga këshilltarët e ASH, LD dhe këshilltari i PSP.

Në arsyetimin që i bëri, Vasel Sinishtaj, ndër të tjerat tha: ”Këto ditë ishim dëshmitarë se u nënshkrua edhe një marrëveshje e dy palëve politike me të cilën qytetarëve të Malësisë u garantohet e drejta e deklarimit për nevojen e formimit të Komunës së plotë, por vetëm me kusht që të fitojnë ato dy subjekte politike të cilat e kanë nënshrkuar marrëveshjen. Do të thotë, nëse e përkthejmë marrëveshja, vlen për dy subjekte politike, e jo për qytetarët e Malësis, kurse ne, si propozues të këtij akti, të drejtën e organizimit të referendumit ja njohim qytetarëve dhe nuk dëshirojmë të jetë e drejtë ekskluzive e asnjë subjekti politik, pa qoftë edhe e propozuesve. E drejta në vetqeverisje lokale është e drejt e garantuar me kushtetutën e shtetit dhe Kartës Evropiane mbi vetëqeverisjen lokale.
Në këtë drejtim mendojmë se duke filluar nga viti 1997, kur në Podgoricë u nënshkrua Marrëveshja politike mbi minimumin e principeve për zhvillimin e infrastrukturës demokratike të Mal të Zi, e që nënshrkuas ishin edhe subjektet nacioanle shqiptare, në mes tjerash edhe Lidhja Demokratike e Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe, me të cilën marrëveshje parashifej që sa më shpejt të themelohën komunat e reja, fakt është se nuk citohet të cilat. Edhe këtë Marrëveshja politike e kishte nënshkruar Millo Gjukanoviq, edhe atëherë Kryeminister. Po ashtu në vitin 2003, ne Uashington, përsëri në prezencën e zotërive nga Unioni, por edhe nga subjekte tjera politike shqiptare dhe sektori joqeveritar, arrihet marrëveshja dhe sjellet platforma për definimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët sipas vëndimit të atëhershëm duhet t’i paraprijë formimi i Komunës së Malësisë, si nevoj urgjente.
Në vitin 2007, para aprovimit të kushtetutës së shtetit, përsëri u nënshkrua marrëveshja politike me të cilën qytetarëve nga këto treva nga teritori i Komunës Urbane të Tuzit, u mundësohet organizimi i referendumit për deklarim të lirë në lidhje me nevojën e themelimit të Komunës se plotë.
Të gjitha subjektet nëshkruase garantojnë se do ta mbështesin vëndimin e qytetarëve dhe do ta shprehin këtë vëndim mbi organizimin për ligjin territorial edhe këtë herë një nga nënshkruesit ishte edhe lideri i Unionit Demokratik, Ferhat Dinosha, i cili sot, brenda nuk i ka këshilltarët, dhe për këtë mendojmë se është pjekë koha që të veprojmë e jo të flasim, apo të besojmë në premtime dhe, nga se edhe më parë kemi tentuar të sjellim një vëndim të këtillë, dëshirojmë, jo për hirë të fushatës parazgjellore, por për hirë të nevojës dhe realitetit që të sjellim në vëndim të këtillë, por për fat të keq sot këtu me neve nuk jan ata që na garantojnë referendumin për vitin 2014, pa na thënë se kush do jet zot shtëpiet këtu, deri në atë vit, apo pa dhënë shpjegime se si do jet sturktura demografike e popullatës lokale pas vitit 2014.”

Nikolle Camaj, duke arsyetuar qëndrimin pro-referendum u shpreh: “Si përfaqësues i subjektit, shpesh të përfolur lidhur me referendumin, ndjej nevojë që ti them dy a tri fjalë. Lidhja Demokratike është një parti tash më e njohur parimore, dhe mundohet tu rrinë besnik normave të cilat i vlerëson pozitive, e një prej atyre normave ka qënë edhe bindja jonë se, të drejtat tona nuk guxojmë t’i arrijmë me referendum, sepse të drejtat janë të pa tjetërsueshme. Ato s’mund të na i marr, as të na i cungoi kush, kuptohet nëse respektohën ligjet dhe aktet valide të shtetit. Por, siç dihet ne ato na merren gjatë gjithë kohës. E drejta në vetëqeverisje lokal na mohohet tash më se pesë dekada, andaj duhet të krëkojmë rrugë e mjete për ta realizuar, qoftë edhe përmes referendumit. Pra, si qëndrim ka qënë se nuk ka nevojë për referendum, sidomos kur dihet se as komunat e tjera në Mal të Zi nuk janë formuar me referendum, por ne si LD, gjithsesi sot jemi aty, që të bëjmë çka pritet nga ne, për të realizuar atë sa më me sukses.
Arsyeja tjetër se pse kem pas rezerva, ka qenë çështja e vlefshmërisë së vendimit që mund të nxjerrë ky Kuvend e në këtë nivel, por kur aktet propozohen nga jurist që vlersohën edhe në nivele tjera, dhe që përkrahën nga këshillat relevante të kësaj instance, pastaj nënshkruhet nga të gjitha subjektet politike që jan të interesuara për Komunë, ne, thjesht, nuk kemi forcë që ta biem në dilemë këtë çështje. Një shkak tjetër që Lidhjen Demokratike poashtu e ka mbaj, të themi, në distancë, lidhur me këtë çështje, ka qenë edhe ndarja që është shkaktuar pas zgjelljeve të vitit 2006. Kemi menduar se nuk është mirë që ne referendum të ndahemi përsëri në ato baza, që malësorët nuk janë nda kurrë-në baza fetare, por edhe këtë dilem e kemi spastruar plotësisht pasi që zotni Dinosha, publikisht, para pak ditëve nënshkruajti marrëveshjen që në Malësi të organizohet referendumi. Po kjo marrëveshje ka një defekt i vogël, se ai e do referendumin me 2014, çka ne mendojmë se është tepër vonë. Së pari se rrezikohet kompaktësia e strukturës etnike dhe, siç dihet, ndërrimi i raporteve, në dëm të popullatës autoktone mund të na ketë si prodhim diçka tjetër, pra prononcimi kundra komunës. Andaj nuk ka kohë për të pritur! Për këtë Lidhja Demokratike do të përkrahin vëndimin për referendumin dhe do të bëjë çmosin që ai të jap rezultat pozitiv në teren. Ajo që sot le pak vend për t’u habitur, është fakti se këshilltarët e Unionit Demokratik të shqiptarëve nuk janë në këtë sallë. Po të ishin këtu, ndoshta do të kishim pas mundësi të bëjmë ndonjë kompromis edhe me ta, për sa i përket kohës, por ata as që kanë në mënd që të realizojnë një referendum që do të prodhonte komunë, por po, ka mundësi, përsëri ndonjë surrogat komunë, por jo komunë siç janë komunat e tjera. Po të donin vërtet referendum dhe komunë, ata sot do të ishin me ne. Është interesant që në këtë moment të ndaj me ju, e me opinionin e Malësisë, qëndrimin që kanë partnerët në koalicionin për Tuzin Evropian. Në Kuvendin e Malit të Zi me 22. 04, Luigj Shkreli, deputet i Partis Demokratike të Socialistëve, partnerit të zotëri Dinoshës, thotë, parafrazojë: mos u besoni atyre që ju premtojnë Komunë! Pra për kë e ka fjalën ai? Pa a është ai pjesë e një taborrit që premton Komunë me 2014? Në të njëjtën seancë, Sulo Mustafiq, partneri tjetër i zotëri Dinoshës, thotë se boshnjakët, as se si nuk përkrahin Komunën e plotë për Tuzin e Malësinë. Malësisë duhet për ditë të ia përkujtojmë këto, t’u themi se ai nënshkrim ka vlerën aq sa e kanë vlerën edhe nënshkrimet tjera të zotërinjve, të cilat zotëri Vasel
Sinishtaj pak më parë na i tregoi. Arsyeja tjetër pse duhet të shpejtohet me referendumin është edhe fakti se duhet kohë për ta implementuar atë, për ta inkorporuar në ligje. Edhe në rrethanat më të mira, nëse ne e bajmë referendumin gjatë këtij vitit, dhe rezultati është ashtu si e presim, pra pozitiv, procedura e ndërrimit të ligjeve do të marr aq kohë që ne kemi mundësi të llogarisim në komunën e plotë vetëm prej zgjelljeve tjera. Nëse kemi referendum vetem me 2014, ne ndoshta mund të flaism për një komunë diku më 2018. E Malësia nuk ka kohë për të humbur, nuk mund të presë. Sido që të jetë, dilemat mbetën dilema, por për këtë vendim, sipas marrëveshjes që kemi, e kini përkrahjen apsolute të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike në këtë kuvend, por edhe të anëtarëve në teren për ta realizuar”, përfundoi Camaj.

Gjergj Camaj tha se Alternativa Shqiptare, si subjekt politik, është formuar për të mbrojt interesat e qytetarëve të Malësisë, për të pasur një vetëqeverisje vendore me kompetenca të plota, që atyre t’u mundësohet që nevojat e përditshme t’i kryejnë në Malësi edhe në shqip edhe unë si kryetar i Alternativës Shqiptare e mendoj se dhe votuasit e kanë të njajtin mendim në lidhje me referendumin dhe nuk ka dilemë se do ta përkrahin një gja të tillë. Për mendimin tonë vullneti i popullit është ajo që edhe është e nevojshme të verifikohet. Ne dimë se komunat tjera nuk janë formuar në këtë mënyrë, ne kemi dëshmuar se çka kemi nuk është zgjellje për të mirën e Malësisë, prandaj ne përkrahim që edhe qytetarët të japin mëndimin e tyre për këtë çeshtje.

Për sa i përket llogarisë përfundimtare për vitin 2009, Smajl Çunmulaj i rikujtoi se, si edhe për vitin e kaluar, edhe jo llogari është hartuar duke shfrytëzuar metodologjinë e nji viti më parë, thjesht nga fakti se mbi mjetet e planit financiar, të quajtura mjetet operative, e të cilët në veçanti kanë qarkulluar nëpërmes gjirollogarisë së Komunës Urbane të Tuzit, në hollësi janë edhe të shpjeguar, pore për sa i takon pjesës kapitale, e cila po ashtu ka ana ligjore asht e përfaqësuame si pjesë e planit finansiarë, mirpo realizimi i këtyre mjeteve finansiare nuk ka të baj me llogarinë e KU te Tuzit gjegjsisht ne nuk jemi realizuas i kësaj pjese të planit financiar, ne kemi dhënë një arsyetim, ashtu si na ka ofruar organi gjegjës i Kryeqytetit Podgorica.

Për sa i përket propozimit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike për Iniciativën për ngritjen e monumenteve për personalitete të shquara të kulturës dhe historisë sonë kombëtare në Tuz dhe në vende tjera të rëndësishme kuluro-historike në trevën e Malësisë, Marsh Dedvukaj tha se Lidhja Demokratike si subjekti më i vjetër shqiptar me programin e vetë partiak gjithnjë ka veçruar shënimin e datave dhe ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare e që njëkohësisht nënkupton edhe kultivimin e vlerave tona njrëzore, historike dhe shpirtërore.
Gjithnjë e tërhequr vërejtjen se kujdesi i shoqërisë, sidomos ndaj përsonaliteteve të shquara të kulturës sonë kombëtare, në rallë të parë përmes ngritjes së monumenteve në vende të caktuara, çka është një shenjë respekti ndaj veprave të tyre, mungon, sidomos në trevën e Malsësisë.
Klubi i këshilltarëve të LD, edhe më parë ka ndërmarrë iniciativa të tilla, por të vetdijshëm për kompetencat e kufizuara të pushtetit të ketillë vëndor, nuk kemi arrijtur t’i procedojmë drejt Kuvendit ë KU, ku do të ishte vëndosru për fatin e mëtejm të tyre. Mirëpo në anën tjetër, siç e kemi thënë edhe në arsyetimin e kësaj inicjative është e domosdoshme që nga ky kuvënd të dalë një inicjativë e mirfilltë drejt pushtetit në kryeqytet, respektivisht Kryebashkiakut, dhe të kërkojmë që të miratohet vendimi mbi ngritjen e monumenteve në trevën e KU. Aq më parë, pasi që edhe nga grupe qytetarësh nga këto hapësira, ka pasur iniciativa të tilla, siç është iniciativa për ngritjen e përmendores të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në sheshin e Tuzit. Po ashtu, është më se arsyeshme që kryengritësve malësorë t’u ngrihet një lapidarë, në formë obelisku, në Bratilë, aty ku u derdh gjaku për liri e për flamurë.
Njëkohësisht, një vullnet i tillë me iniciativa konkrete ekziston edhe në mesin e diasporës sonë të cilët gjitherë janë të gatshëm të kontribojnë materijalisht në jetjesimin e këtyre ideve.

Agron Berishaj, këshilltarë i LD në KU të Tuzit, tha se iniciativa e drejtuar kryebashkiakut të Kryeqytetit mbi propozimin e vendimit mbi ngritjen e monumenteve në trevën e Kumunës Urbane të Tuzit, e propozuar nga klubi i këshilltarëve të LIDHJES Demokratike, është plotësisht e qelluarë.
Është obligim i yni njerëzorë, politik dhe patriotik që ti përkujtojmë njerëzit e mëdhenjë dhe virtytet e larta të tyre kombëtare si ç’është vigani komëtar Gjergj Kastioti – Skenderbeu.

Heroi i kombit shqiptarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu është, në radhë të parë krenaria e shqipëtarëve, por lirisht mund të them edhe krenaria e Ballkanit dhe Europës. Prandja, besoj se nuk do të ketë asish që do ta pengojnë, përkundrazi besoj se do të gjëjmë përkrahje edhe ndihmë për realizimin e kësaj Inicjative shumë të qëlluarë.

Përmendorja e Heroit tonë kombëtar e Gjergj Kastrioti Skenderbeut e ngritur në shhin e tuzit do të hijeshojë, jo vetëm Tuzin, por krejt Malësinë, ku me shekuj me krenari jetojnë shqiptarët.
Ngritja e kësaj përmendore do të sjtojë ndjenjat pozitive të identitetit shqiptar në këto treva dhe do të ndikojë pozitivisht ne marëdhënjet ndërnjerzore dhe ndërkonfesionale të qytetarëve të Malësisë.
Gjithahstu, e qëlluar është edhe inicjativa për ngritjen e monumentit Kryengritjes së Malësisë në Bratilën e Deçiqit legjendar.
Për aq më tepër, duke ditur faktin se me 6 prill të vitit të ardhshëm, viti jubilar, kur mbushën 100 vjetë qëkur për herë të parë, pas flamurit të Gjergj Kastrioti Skenderbeut,Ded Gjon Luli, si udhëheqës i Kryengritjes së Malsësië, ngriti flamurin kombëtar shqiptar në vise shqiptare, pra në Bratilën Legjendare.
Në fund, shfrytëzoj rastin që nga kjo foltore ta rikujtoj Kryebashkiakun e Kryeqytetit, z.Mugosha, lidhur me Inicjativën mbi propozimin e vëndimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vëndimit mbi emërtimet dhe kufijtë e vendbanimeve në territorin e Komunës së Podgoricës, të cilën ky kuvënd e ka aprovuar me datën 18 nëntor 2009 dhe ia ka drejtuar pikërisht Kryebashkiakut, si organ kompetent, që ta procesoj drejt Kuvendit të Kryeqytetit, me kërkes që vëndbanimet në trevën e Komunës urbane të Tuzit të përshkruhen edhe në gjuhën dhe shkrimin shqip .
Pra, e ftoj Kryebashkiakun që të ndërmarrë masat e duhura, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi në mënyrë që kjo e drejt jona e patjetërsueshme të realizohet. /A. Camaj/

KOMENTOJE