Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Serbisë është bërë i mundur hapja e kurseve në gjuhën serbe ne qytetin e Shkodres, me nje kontribut te vecantë të Ministrisë së Diasprës në qeverinë serbe dhe drejtorisë së pakicave pranë kryeministrisë.
Per profesorin e gjuhës serbe Svetozar Cirakovic, mësimi këtu është një prvilegj, sepse ai deri para tre vitesh ka lexuar nëpër libra dhe në lajme për shqipërinë, kurse sot shprehet ai kam fatin që jam këtu dy herë në javë dhe jap mësim gjuhe:
“Para tre vitesh hapëm këtë kurs të gjuhës serbe, këtu ka një interesim të madh sidomos të pjestarëve të komunitetit serb dhe malazez për mësimin në gjuhën serbe. Në marrëdhëniet e mira të ndërtuara vitete fundit shihen qartë edhe synimet dhe pse duhet të jetë ndryshe që Mali i Zi dhe Shqipëria sot dhe në të ardhmen të jetojnë si vëllezer. Unë kam studiuar në një kohë tjetër kur sistemi totalitar edhe në Mal të Zi diktonte çdo qelizë të jetës, aso kohe ishim të detyruar të mësonim vetem rusisht, unë kam shumë dëshirë të flas anglisht e sidomos gjuhën shqipe sepse jemi edhe fqinjë”
Kursi i gjuhës Serbe funksionon që disa vite në kuader të bashkëpunimit të mirë të Shoqatës “Rozafa-Moraça”, Ministrisë së Diasporës në Qevrinë Serbe dhe Qeverisë Shqiptare, falë këtij bashkëpunimi është hapur edhe shkolla e gjuhës serbe edhe në qytetin e Fierit. Qellimi i bashkëpunimit është edhe çelja e kurseve edhe në qytetet tjera si Tiranë, Durrës, Lezhë etj. /TV1 CH/