Protestë edhe në Prishtinë, kundër djegies së flamurit

Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar të enjten pasdite në kryeqytet kundër djegies së flamurit kombëtar nga ana e tifozëve serbë, që ndodhi të martën në Gjenova të Italisë.

Të gjithë studentët protestues bartnin flamuj kombëtarë, duke parakaluar nëpër sheshin qendror të Prishtinës.
Të mërkurën në mbrëmje, në Tiranë, qindra të rinj para ambasadës së Serbisë e dogjën flamurin serb, në shenjë revolte për atë që ndodhi në stadiumin e Gjenovës gjatë ndeshjes Itali-Serbi. /KNN/

KOMENTOJE