Aktorja Minka Kelly është emëruar si femra më seksi në botë për vitin 2010 nga revista e meshkujve, Esquire.
30-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin “Friday Night Lights”, ka kryesuar listën e përpiluar nga revista në fjalë, që do të publikohet në numrin e nëntorit.
Ajo ka thënë se mosha që ka tani e ka bërë me vetëbesim më të madh dhe ndihet si femër e fortë, ndërsa ka theksuar se i pëlqen gjithçka në trupin e saj. /Telegrafi/