Nikollë Camaj akuzon Kryebashkiakun e Podgoricës Miomir Mugosa

Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Kuvnendin e Komunës Urbane të Tuzit dhe ish kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane, Nikollë Camaj, ka akuzuar Kryebashkiakun e Podgoricës Miomir Mugosa se për shkaqe të inateve përsonale me ish funksionarët e Komunës Urbane po vë në pyetje zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kurse opinionin në Mal të Zi, qellimisht po e mashtron.

“Porosis Kyebashkiakun Mugosa që të lexojë Vëndimin e vjetër për të ardhurat dhe pagat e funksionarëve lokal të Komunës Urbane të Tuzit, të miratuar me 11 qershor 2007 dhe ta krahasojë atë me vëndimin e ri, të miratuar më 14 maj të këtij viti dhe do të shoh se nuk ka asnjë dallim, as për koeficientet, as për pagat e të ardhurat, as lidhur me emrimet e funksionarve lokal” thotë Camaj.

Ai shton se ish-funskionarët e Tuzit nuk rritën koeficinetet me vet inicjativë, siç pohon Mugosa, dhe as që kanë pasur farë benefitesh tjera, çka nuk mund të thuhet për Kryebashkiakun e bashkëpuntorët e tij.

Për sa u takon amandamenteve në Ligjin mbi Kryeqytetin, të cilat Mugosa ia propozoi Këshillit për çështje kushtetuese, Camaj vlerëson se është mirë që edhe Mugosha e ka vrejtur atë që i tërë Mali i Zi tashmë e di, se kryetart e komunave urbane janë funksionar lokal, gjë që Mugosa, deri më tani tentonte ta mohonte.
Mirpo, kur është në pyetje amandamenti me të cilin bëhet zhvendosja e vëndim-marrjes, nga Kuvendi i Komunave Urbane në Kuvëndin e Kryeqytetit, Camaj pyetet se i cili është atëherë rroli i organit të cilin e kishte udhëhequr 4 vite dhe si e ndiejnë vehten kryetarët e tanishëm, me këtë degradim që na bënë Mugosa.

Sipas Camaj, edhe me këtë Mugosa e ka dëshmuar se komuna urbane, Kryeqytetit i shërben vetëm si arsyetim para faktorit ndërkombëtar se gjoja në Malësi ka qeversije lokale e çka në fakt nuk qëndron. /TV Boin/

KOMENTOJE