Luksic edhe zyrtarisht kryeministër i Malit të Zi

Igor Luksic është votuar nga shumica parlamentare e malit të Zi për kryeministër të ri të vendit, duke zëvendësuar në këtë post Milo Djukanovic, i cili dha dorëheqje javën e kaluar.

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të demonstrojmë vendosmërinë dhe gatishmërinë që të përdorim njohuritë dhe kapacitetet drejt integrimit evropian”, ka thënë Luksic 34 vjeçar para deputetëve.

Parlamenti miratoi edhe emërimin e disa ministrave të rinj.

Luksic ka thënë se prioritet do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Mali i Zi nuk ka marrë ndonjë datë për këto bisedime nga BE-ja, për shkak të brengave të BE-së për krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili thuhet se ka lulëzuar në këtë shtet që nga vitet e ’90-ta.

Kundërshtarët kanë drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Djukanovic.

Disa ditë më parë, vetem disa ditë mbas dorëheqjes së Djukanovic, në Budvë u arrestuan kryetari i Komunës së Budvës, Rajko Kuljaca bashkë me nëntë bashkëpunëtorë të tij, në mesine të cilëve edhe Dragan Marovic, vëllai i Svetozar Marovic.
Svetozar Marovic është nënkryetari i partisë (DPS) së Djukanovic. /Koha.Net/

KOMENTOJE