Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Malësia, Afërdita Dreshaj është zgjedhur Miss Univers Kosova 2011, e cila do të përfaqësojë Kosovën në evenimentin e bukurisë botërore që këtë vit do të mbahet në Brazil.
Juria profesionale e perbere nga: Enver Bylykbashi, Blerim Gjoci, Njomza Rozhaja (Ish Miss Kosova), Mina Selimi (drejtoreshe e miss Universe) zgjodhi më të bukurën ndër më të bukurat, e kjo është Afërdita Dreshaj.
Kurorën e bukurisë shqiptare e dorëzoi Kështjella Pepshi e cila deri më tash e mbante titullin e Miss Univers Kosova 2010. Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjese në spektaklet e bukurisë botërore duke e përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur e të barabartë.
Përcjellësja e dytë e Miss Univers Kosova është zgjedhur Heroina Bajra, ndërsa përcjellëse e parë Gentiana Cana.
Manifestimi u mbajt në Sheshin 21 kurse TV Boin e ka transmetuar drejtpërdrejt këtë manifestim kulturor. /RTV21 – Malesia.Org/