Tuz – Malësi (22 Janar) Sot në restorantin Troja në Tuz u organizua ndarja e bursave 14 studentëve nga Malësia, të përzgjedhur nga komisioni i Fondit Humanitarë Malësia nga New York-u, si dhe u ndanë ndihma dy studentëve.
Ndarjen e bursave solemnisht e organizoi Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi (KNSH) i cili mbas ndarjes së bursave, për studentët, prindit, mysafirët dhe mediet shtroi një koktej modest.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në shenjë respekti dhe mirënjohje për veprimtari të Fondit me kënaqësi bënë pranim-dorëzimin e mjeteve dhe për këtë rast e organizon një koktej modest – Pal Dreshaj (anëtarë i KNSH-së)
Për Fondin Humanitarë Malësia nga Nju Jorku
FHM është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e udhëhequr nga parimet humane, arsimore, kulturore dhe demokratike. Vepron në bazë të vullnetarizmit të anëtarëve të cilët me kontributin e vet mbështesin aktivitetet programore të Fondit.
Fondi është themeluar në vitin 1994 me seli në New York.
Veprimtari a Fondit është e shumanshme duke filluar nga:
– aspekti social – Mbështetje financiare të familjeve me gjendje sociale të dobët, ndihmë personave për shërime mjekësore etj.
– aspekti kulturorë – Mbështetje të aktiviteteve kulturore që organizohen në Malësi, mbështetje në ndërtimin e Objekteve të kulturës në Tuz, Triesh dhe Sukruq, mbështetje Televizionit Boin si dhe mbështetje në organizimin e tryezave shkencore, kremtimet e datave historike, promovime dhe botime të librave nga autorët nga treva e Malësisë dhe gjetiu etj.
– aspekti i avancimit të proceseve demokratike dhe
– aspekti arsimorë i cili është dhe aktiviteti primarë i Fondacionit – në këtë drejtim Fondacioni gjatë veprimtarisë së vet ka mbështete me mjete materiale pothuajse të gjitha institucionet arsimore të trevës së Malësisë. Që nga viti 2001 Fondi shpërblen nxënësit me të dalluar të Gjimnazit të Tuzit me një sasi të konsiderueshme të mjeteve materiale. Mirëpo veprimtaria esenciale e Fondit është ndarja e Bursave studentëve nga treva e Malësisë.
Sasia e investimeve dhe aktiviteteve për dhe në trevën e Malësisë, prej themelimit të Fondit kalon vlerën e 700.000$ prej të cilave afro 500.00$ janë ndarë për bursa të studentëve. Gjer me tani Fondi ka financuar 266 bursa për studentë nga treva e Malësisë.
Për vitin 2010/11 Fondi ka mbështet 14 bursa me vlerë totale 18 000$ dhe dy ndihma studentëve me vlerë prej 1 000$. Pra gjithësehi 19 000$ janë dedikuar për vitin 2010/11.
Në bazë të Konkursit që Fondi rregullisht e shpallë dhe në bazë të Vendimit të Komisionit të FHM përfitues të bursave janë studentët në vijim:
Studentët përfitues të Bursës së FHM për vitin 2010/11
1. Dorjan Nikolle Berishaj Universiteti i Prishtinës I Inxhinjeri Elektrike dhe Informatike 1500$
2. Driton Gjelosh Gjokaj Universiteti i Malit te Zi III Ekonomi 1000$
3. Nermine Sadik Nikaj Universiteti i Malit te Zi III Ekonomi 1000$
4. Liridone Gjon Lulgjuraj Universiteti i Malit te Zi I Ekonomi 1000$
5. Anton Pashk Lulgjuraj Universiteti Europian i Tiranes II Drejtesi 1500$
6. Lindon Nikolle Dukaj Universiteti i Malit te Zi IV Ekonomi 1000$
7. Leke Pjeter Ivezaj Universiteti i Malit te Zi IV Arkitekture 1250$
8. Grese Islam Gjokaj Universiteti Amerikan i Tiranes II Psikologji 1500$
9. Ane Mark Camaj Universiteti i Malit te Zi IV Farmaci 1250$
10. Idriz Halil Gjokaj Akademia e Arteve Tirane III Regji Teatri 1500$
11. Driton Pashk Sinishtaj Universiteti i Tiranes III Mardhenje nderkombetare 1500$
12. Shtjefen Kole Gjonaj Universiteti i Malit te Zi IV Mesuesi 1000$
13. Sidorele Leke Berishaj Universiteti i Shkodres II Gjuhe dhe Letersi 1500$
14. Emanuele Gjoke Gojcaj Universiteti i Shkodres II Gjermanistike 1500$
Ndihma studentëve për vitin 2010/11
1. Daniella Lulgjuraj 500$
2. Kristina Rr. Prenkoçaj 500$