Protestë para OKB në Nju Jork, kundër raportit të Dik Martit

Dick Marty, duhet të hulumtojë për të vërtetën dhe të denoncojë krimet serbe të bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë, dhe jo të merret me shpifje kundër luftës së drejtë që ka bërë UÇK-ja

OKB – NJU JORK : Diaspora Shqiptare në Amerikë,në mbështetje të Levizjes Shqiptare në Shqipëri,Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare, protestojë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuar në Neë York,me daten 21- janar-2011, për të ngritur zanin , kundër akuzave të ulta dhe të pabazuara, të Eurodeputetit Dick Marty,për trafikim organesh nga Ushtria Clirimtare e Kosoves.

Kjo protestë u mbajtë ditën premte në mesdrekë, në mënyrë paqësore, sheshin e njohur të demostratave të shqiptarve Dag Hammarskjold Plaza në New York, përballë ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara – (OKB).

Protestuesit u mblodhën para OKB-ës, duke brohoritur UÇK – UÇK dhe Dick Marty shpifës e gënjeshtar. Në këtë protestë kishin ardhur edhe grupe shqiptarësh nga shtete të tjera si Detroiti, Alaska, Nju Xhersi dhe Kenektiket. Ata erdhën për t’iu bashkuar shqiptarëve në Nju Jork, në këtë protestë, që siç thanë organizatorët, e saj – bëhet kundër raportit të Dick Martyt, i cili hedh akuza që nuk qëndrojnë asapak dhe janë shpfije ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe drejtuesve të saj . Në protestë erdhën dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Konsullja Arta Rama, me disa lider të komunitetit.

Protestën e drejtuan ish drejtues të Fondacionit “Vendlindja Thërret” dhe ish luftëtar të Batalionit Atlaniku nga SHBA-ës, veprimtarë të komunitetit. Në mesin e protestuesve ishin edhe Kolë Tomë Dedvukaj, dhe Rrok Gjergj Dedvukaj, nga Malësia e Madhe, të burgosur politik, liruar para gjashtë muajve nga burgjet famëkeqe të Podgoricës( ata kanë qënë të arrestuar dhe mbajtur në kazimatet malazeze, bashkë me grupin e 18 shqiptarëve nga Malësia e Madhe të arrestuar dhe torturua në aksionin e njohur si “Fluturimi i shqiponjës” në 9 shtator të vitit 2006.)

Protesta zgjati rreth dy orë, pati fjallime, në fokus të cilave ishin k^rkest publike kundra eurodeputetit zviceran në Parlamentin Europian zoti Dik Marti, duke i bërë atij “Më parë le të hulumtojë për të vërtetën dhe të denoncojë veten e tij nga krimet serbe të bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë, dhe jo të merret me shpifje kundër luftës së drejtë që ka bërë UÇK-ja,” u tha në protestën e shqiptarëve para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të premten.

Madje folësit e quajtën raportin e Dick Martyt, si tërsisht shpifës të manipuluar, anti shqiptar e i bërë me rekomandimin e Beogradit, me qëllim që të njollosi luftën e drejtë dhe të shenjtë që bëri Ushtira Çlirimtare e Kosovës .

Protestuesit mbanin në duar pankartat : “Dick Marty Ju duhet të fokusoheni raportin tuaj rreth krimeve reale dhe terrorismit Serb – Në një pankart mbushur me fotot e krimit serb thuhej se “Ja ku janë faktet : Ndal! shpifjet e dhe gënjeshtrat” . Po kështu shkruhej në një pankartë tjetër, e cila, ishte e shoqëruar me fotot e trupave të vrarë e të masakruara të grave me fëmijë, pleqëve dhe civilëve shqiptarë, të prerë kokat e shpuar me bajoneta. Në parrullat e tjera shkruhej : Dick Marty:”Mos e njollos gjakun e lirisë”, “Deri kur me shpifje”, “Nuk ka bërë UÇK-ja, genocid – por, ka bërë Serbia zoti Marty!” , “Shqiptarë Bashkohuni”, “Çfarë u bë me trupat e 2000 shqiptarve të humbur!” dhe “Europë mos i mbyll syt nga e vërteta”, etj.

Protesta u hap me intonimin e himneve kombëtare të SHBA-ës, dhe Shqipërisë, si dhe u mbajtë një minutë heshtje në nderim të gjithë atyre që ranë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Fjalën kryesore e mbajti ish drejtuesi i Fondacionit “Vendlindja Thërret”, Shefki Mexhuani, i cili në fillim tregojë arsyen sepse po e zhvillonin këtë protestë. “Protestën, e organizojmë sepse e konsideruar këtë çështje si shumë serioze për të gjithë kombin shqiptar, dhe për këtë duam të shprehim arsyen, kundërshtitë dhe dyshimet tona mbi raportin e Dik Martit, dhe se këtë raport s’mund te kuptojmë ndryshe veçse një shpifje dhe qëllimkeqe, e përgatitur nga Beogradi me lobin e tyre në EU”, tha qysh në fillim të fjalës së tij Mexhuani.

Më tej gjatë fjalës së tij ai tha se se kohëve të fundit ne jemi dëshmitarë të një orvatje të turpëshme të makinerisë propogandistike, tipike shoviniste te qarqeve anti shqiptare dhe kriminale serbe, të cilat depërtuan edhe në mekanizamat e Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës. “Me këtë, theksoi Mexhuani , edhe një herë u dëshmua se politika zyrtare hegjomoniste dhe koloniale e Beogradit akoma nuk është shkëputur nga ideologjia e gënjeshtërave të turpëshme dhe e parimit se “duke shpifur – diçka do të mbetet”

Ky fakt, sipas tij nuk mund t’a çuditë askënd! “Por, ajo që është për t’u çuditur dhe habitur, tha Mexhuani është sesi bëhet e mundur që të përdoret një europarlamentar ose raportues për të drejtat e njeriut si Dick Marti, në mënyrë kaq të papërgjegjëshme, duke goditur mu në thellbin e zemrës një populli në mes të Europës, i cili sapo ka hedhur tej shtypjen dhe terrorin shekullor barar serb.”

Nërkohë, Mexhuani shprehu edhe bindjen se akuzat e Dick Martit ndaj UÇK-ës, dhe udhëheqësve të saj kryesorë të kësaj lufte të shenjët për liri dhe pavarësi, për kinëse ” krimet kundër njerëzimit , vrasje masive të sërbeve për trafik organesh e tjer, ska aspak dyshim se janë shpifje dhe vetëm shpifje. “Në atë raportin Dick Martiti, theksojë ai shohim një të pavërtet dhe një pafytyrrësi të madhe të këtij eurodeputeti të Parlamenit Europian.”

Në fund Mexhuani theksojë ” se jemi të bindur se edhe njeriu më i pa informuar mund të bindet se të gjithë këto që thotë ky mercenar i regjimit kriminal serb janë shpifje të ndyta, të cilat, mund t’i krijojnë vetëm mendje e sëmura trashgimtare te Millosheviqit, Sheshelit, Çosiqit dhe hiçave të tjerë.”

Më pasë e mori fjalën ish kryetari i fondacionit “Vëndlindja Thërret”, për Michigan, veprimtari i dalluar Luigj Gjokaj.

Për, protestën, ceku zoti Gjokaj, kemi dalë këtu, në këtë shesh përballë kësaj ndërtese me “qindra” herë për të mbrojtur të drejtat tona të shkelura dhe të dhunura nga okupatori Sërbë, në të gjitha trojet tona etnike, dhe do të dalim, tha ai sa herë të na bëhet ndonjë e padrejtë dhe të na e lyp nevoja për të protestuar.

“Dhe, ndërsa Dick Marty, na akuzon, tha ai ne kemi dalë për të të kërkuar të drejtat tona, të drejtat e shqiptarëve, të drejtat e Kosovës kreshnike, për sagës së saj “Glogotës”, që e ndoqi atë dhe popullin tonë në shekuj. Ne, prej këtu, pohoi ai kërkuam lirinë e pavarësinë e Kosovës, të cilën e fituam me gjakun e derdhur të atyre që ranë dëshomrë, për këtë liri e pavarësi që gëzojmë ne sot.”

Mirëpo theksojë më pasë zoti Gjokaj, “Edhe pse erdhi kjo pavarësi – popullit tonë, po i kanosen rreziqe të tjera, prej atyre, të cilët po “ndjellin kobin” tonë, por ne do t’u themi ndal! se këtu nuk të lëmë të shkosh më, dhe t’i tregojëm çdo njerit prej tyre realitetin tonë.”

Duke folur për luftën e lavdishme të UÇK-ës, veprimtari i dalluar Luigj Gjokaj , shtroi pyetjen se: ” Si mund të flitet me këta njërëz, që flasin sot kundër një ushtrie të tërë, e cila, luftojë deri në flijim për liri e pavarësin e popullit të tij – ashtu si mund të flitet pë
r luftëtarët e Batalionit Atlantiku, me ushtarë shqiptaro amerikan nga SHBA-ës, që lanë komoditetin amerikan dhe shkuan luftuan përkrah vëllëzërve të tyre në Kosovë”.

Gjatë fjalës së tij zoti Gjokaj është ndalur pak edhe tek ngjarjet e ditës në Tiranë. Zoti Luigj Gjokaj, u tha të pranishëmeve se “Mjerisht, flitet se janë tri viktima në Tiranë, sot kur ne po protestojmë në këtë shesh, kundra anti shqiptarit Dick Marti , dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, po mundohen të djegin dhe shkatërrojnë Tiranën – “të zhdukin kombin tonë”, nuk e di se nga vinë të gjitha këto, tha ai, por, ne se mendojëm të veprojmë kështu me dhunë dhe me vrasje, vëllau me vëllan, atëhere nuk kemi për të arritur kërkund-” tha ai .Ndërsa sugjerojë se do të kishte qënë më mirë të dilet e të protestohet kundra raporitit të Dick Martyt sesa kundra njeri tjetrit.

Gjokaj më tej bëri thirrje, të gjithë shqiptarëve, “se ka ardhur koha të pajtohemi dhe të afrohemi me njëri tjetrin – të mendojmë vetëm për një Shqipëri Etnike, ashtu si dhe është ajo, ashtu si na e kanë lënë amanet të parët tonë, ashtu si kan dhënë jëtë me dhjetra mijëra shqiptarë – vëllezër e motra shqiptarë nga do që jeni dhe kudo që jeni, të jemi sa më të bashkuar dhe jo të ndarë e të përçarë.” përfundojë fjalën e tij – ish kryetari i fondacionit “Vëndlindja Thërret”, për Michigan, veprimtari i dalluar Luigj Gjokaj.

Ish gazetari e Zërit të Amerikës, zoti Gjek Gjonlekaj, duke hedhur poshtë raportin e Dick Martyt, ka thënë se shumë analistë kosovarë e të rajonit, i bëjnë pyetje vetes lidhur me atë “pse Dick Marti, një ditë pasi publikojë raportin , se “përse ai shkojë për vizitë në Moskë, ku është takuar me Lavrovin dhe Jeremiqin?”

Këtu lindin shumë dyshime, sipas Gjonlekajt, të cilat, lidhen me parapërgatijen që i është bërë këtij raporti anti – shqiptarë, për të dalë përpara se të përgatiteshin bisedimet mesh Prishtinës dhe Beogradit.

“Mirëpo, sipas zotit Gjonlekaj, ata që akuzon Dick Marti, janë sot në dhe dhe prehen për atë tokë që e deshën aq shumë sa dhanë edhe jetën e tyre, janë viktimat – Si e ndjenë veten familjarët e tyre sot, prindërit, motërat e vëllazërit, fëmijët e tyre, kur sot po akuzohet me të padrejtë ata, dhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ushtri, e cila, kjo për një kohë të shkurtër ishte ushtria më e sukseshme më e ndershme , sepse po qe se nuk do të ishte e till, atëhere “edhe Aleanca Veri – Atlantike, Nato-ja dhe SHBA-ës, fuqia më modrrne dhe më fuqishme ushtarake në botë, nuk do të bëhej aleate e saj”.

Kryetari i Fondacionit “Plavë e Gusi” zoti Shpend Haxhaj lexojë fjalimin e tij në gjuhën angleze duke thënë se :”Jemi kundër raportit të Martit, sepse është sulm pa argumente dhe pa fakte ndaj një lufte të drejtë të një populli. Kosova është vend i rendit dhe ligjit, në të cilën ka sistem juridik dhe prokurori”.

Prof.Dr. Skender Kodra – Kryetari i Akademis së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në Neë-York ceku në fjalën e tij se qëllimi i këtij deputeti sharlatan të parlamentit Europjan, tashme dihet, që të hedhë sa ma shumë balte kunder një Ushtrije të Shënjtë,siç ishte UCK-ja, kundër drejtuesve të saj, si dhe kundër Kosovës dhe Pavaresisë, të sajë të brishte.

“Siç duket, tha professor Kodra, ky person i pamoral, ka marrë përsipër të shpërndaj hutim dhe pluhur sa të jetë e mundur, për të arritë diçka në ndalimin e njohjeve të reja për shtetin më të ri në botë, Kosovën. Ky veprim i dalë në skenë, pikerisht tani kur SH.B.A-ja dhe vëndet evropiane e boterore po përpiqën, që në një periudhë sa më të shkurtër, Kosova të njihet dhe anetarësohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Sidoqoftë,bindemi se një person i tillë,i shitur dhe i vënë në sherbim të Serbisë dhe politikës të sajë të deshtuar, do të diskreditohet një herë e mirë edhe në arenën ndërkombëtare.”

Në fund të kësaj proteste paqësore, të pranishmit me këtë rast nënshkruan edhe një peticion të cilin e lexojë zoti Qazim Doda, dhe u tha se do t’u dërgohet institucioneve përkatëse. /BEQIR SINA, New York/

KOMENTOJE