Në komunën e Ulqinit qeveria lokale ka vjedhur 1 milion euro

Anëtari i lartë i DPS të Ulqinit Ilmi Dervishi, ka akuzuar qeverinë lokale të komunës së Ulqinit, qeveri në të cilën merr pjesë edhe partia e tij, që në gjysmën e parë të vitit të kaluar e kanë dëmtuar buxhetin e komunës për afro 1 milion euro, njofton e përditshmja Vijesti.
Dervishi këto vlerësime i ka bërë të ditura në mbledhje të një këshilli vendor te Ulqinit gjatë së cilës ka shtuar edhe se koalicioni me UDSH-në në mandatin e kaluar ka qenë “gabim i plotë”.
“Koalicioni i mëparshëm ka qenë gabim i madh dhe e ka dëmtuar imazhin e DPS-së. Kjo mbështetet nga fakti që qeveia lokale vitin e kaluar e ka plaçkitur buxhetin e komunës për vlerën e 930 000 euro në bazë të kontratavë në mes komunës dhe personave të tretë. Nëse nuk kam të drejtë jam i gatshëm që të përgjigjem penalisht, materialisht dhe moralisht”, ka thënë Dervishi në mbledhjen e këshillit vendor që “mbulon” Mahallën e Re dhe Malin e Bardhë. /promul/

KOMENTOJE