9/11 – Shoku dhe tmerri vazhdojnë të mbeten

Më 11 shtator 2001, pra para 10 vitesh, nga sulmet e koordinuara nga rrjeti terrorist al-Kaida, kundër Shteteve të Bashkuara, janë vrarë afro 3 mijë persona.

Sulmi më vdekjeprurës i jashtëm në tokën e Shteteve të Bashkuara në historinë e këtij vendi, ka shkaktuar dy luftëra dhe ka ndryshuar pothuajse çdo gjë: prej fluturimeve komerciale me aeroplanë, e deri te mbledhja qeveritare e informatave të inteligjencës.

Këto sulme kanë pasur ndikim të rëndësishëm si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Për amerikanët, sulmi më i madh i jashtëm në tokën e tyre në histori, u shndërrua në thirrje për armë. Për pjesën tjetër të botës, pamja e shkatërrimeve më 11 shtator, në vendin më të fortë në botë, tregon se asnjë shtet nuk ishte i sigurt nga terrorizmi.

Por, për farefisin dhe miqtë e afro 3 mijë viktimave, tragjedia ishte thellësisht ndjenjë personale. Në këtë kuadër, megjithëqë kanë kaluar 10 vite nga kjo ditë e tmerrshme, ende nuk janë shuar plagët e dhembjes tek ata që i humbën më të dashurit e tyre. /REL/

Obama: 10 vjet pas 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara qendrojnë ende vigjilente

Ish presidentët e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton ishin në Shanksvill të Pensilvanisë për ceremoninë e dedikimit të një memoriali për viktimat e Fluturimit 93 të linjës ajrore United që u përplas në një fushë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.

Memoriali është prej gurri të bardhë dhe kujton përpjekjet e udhëtarëve dhe ekuipazhit të Fluturimit 93 për të mposhtur rrëmbyesit dhe për të penguar realizimin e objektivit të tyre.

Zoti Bush tha se vendimi i udhëtarëve për t’u përleshur me rrëmbyesit frymëzoi “shpirtin e shërbimit” tek amerikanë të tjerë pas sulmeve. Ai e karakterizoi gjithashtu atë si “kundër ofensivën e parë në luftën kundër terrorit”.

Ish presidenti Klinton e falenderoi zotin Bush dhe administratën e tanishme për mbrojtjen e vendit nga sulme të mëtejshme. Edhe ai vlerësoi kurajon e 40 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, duke u shprehut thjesht: “Ata bënë atë që duhej”.

Në ceremoni ishte gjithashtu i pranishëm nënpresidenti Xho Bajden.

Në Uashington, Presidenti Barak Obama shënoi 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën dhe shprehur respektin e tij për forcat e armatosura amerikane.

Ndërkaq, ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudi Xhuliani tha se Amerika është më sigurt sot se sa më 11 shtator 2001, por jo aq e sigurt sa duhet të ishte. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain nga sjell hollësi nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama dhe e shoqja, Mishellë, bënë një vizitë dje në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të shprehur respektin për personelin e ushtrisë që kanë dhënë jetën në Irak dhe Afganistan. Ata u shprehën ngushëllime atyre që vizitonin varret e të afërmve të tyre.

Në fjalimin e tij javor në Internet, zoti Obama tha se amerikanët do të mbrojnë vendin e tyre në emër të atyre që vepruan heroikisht në Qendrën Botërore të Tregtisë, në Pentagon dhe avionin e shoqësirë United, Fluturimi 93 që u pëplas në një fushë të Pensilvanisë.

“Dhjetë vjet më parë, qytetarët e thjeshtë amerikanë na treguan kuptimin e vërtetë të kurajos, kur u ngjitën shkallëve përmes flakëve, apo në kabinën e pilotit. Në dekadën që pasoi, një brez i ri amerikanësh janë mobilizuar që ne të jemi të sigurt. Në kujtim të tyre, në emrin e tyre, ne nuk do të lëkundemi asnjëherë”.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janëmë të forta sot se sa 10 vjet më parë dhe al-Kaida, e cila i organizoi këto sulme është në rrugën e mposhtjes.

“Ata deshën të na terrorizonin, por si amerikanë, ne refuzojmë të jetojmë me frikë. Është e vërtetë që ne kemi përballë armiq të vendosur dhe nuk kam asnjë dyshim se ata do vazhdojnë të përpiqen të na sulmojnë përsëri. Por ashtu siç po e tregojmë përsëri këtë fund jave, ne jemi vigjilentë”.

Presidenti iu referua atij që autoritetet thonë se është një kërcënim i besueshëm, por i pakonfirmuar, i planifikuar të përkojë me përvjetorin e dhjetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, sot.

Masat e sigurimit janë shtuar në Uashington dhe Nju Jork. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Xhenet Napolitano u ka bërë thirrje amerikanëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha të premten se al-Kaida qendron pas këtij kërcënimi.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara e kanë intensifikuar luftën kundër al-Kaidës dhe në muajin maj vranë Osama bin Ladenin. Ai tha gjithashtu se administrata e tij po punon për të përmirësuar sigurinë e porteve, aeroporteve dhe kufijve, si dhe po krijon partneritete të reja me vende të tjera për t’iu përgjegjur sfidave globale të sigurimit.

Në fjalimin javor të Partisë Republikane, ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudi Xhuliani tha se Amerika është më e sigurt sot se sa ishte më 11 shtator, por jo aq e sigurt sa duhet të jetë.

Xhuliani u vlerësua shumë për udhëheqjen e Nju Jorkut në ditët pas sulmeve. Ai bëri një fushatë të shkurtër për president në vitin 2008 dhe thuhet se po shikon mundësinë për të konkuruar përsëri në vitin 2012.

Xhuliani tha dje se afatet që ka vënë administrata Obama për t’i dhënë fund angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan po i pengojnë forcat e armatosura të realizojnë objektivin e tyre.

“Siguria e Amerikës kërkon një prani afatgjatë ushtarake në ato pjesë të botës ku njerëz dhe organizata të caktuara komplotojnë për të na vrarë. Afatet nuk duhet të përcaktohen nga kalendari i nevojave politike, por kur ne të kemi eliminuar kërcënimet e organizimit të sulmeve ndaj nesh nga ato pjesë të botës”.

Megjithatë, Xhuliani u shpreh dakord me presidentin se sulmet e 11 shtatorit nuk ia arritën qëllimit për të shkatërruar shpirtin amerikan.

“Vendi nuk u thye, por përkundrazi, ka qënë më i bashkuar në ditët pas 11 shtatorit se sa asnjëherë më parë. Ne treguam shpirtin tonë heroik në shumë forma, por ndoshta më heroiku ishte uniteti shpirtëror që ne ndajmë si amerikanë. Populli amerikan demonstroi një nga vlerat e tij themelore, dashurinë për lirinë dhe vlerësimin që ne i bëjmë jetës njerëzore”.

Presidenti Obama dhe zonja Obama do të marrin pjesë dot gjatë gjithë ditës në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit. Ata do të shkojnë fillimisht në Nju Jork, ku do të jenë të pranishëm edhe Presidenti Xhorxh Bush dhe personalitete të tjera.

Pastaj ata do të shkojnë në Shanksvill të Pensilvanisë për të vënë një kurorë lulesh në memorialin kushtuar atyre që vdiqën në Fluturimin 93. Besohet se udhëtarët e atij avioni parandaluan përplasjen e avionit në një nga monumentet e Uashingtonit.

Çifti presidencial do të kthehe pastaj në Uashington për një vendosur një kurorë në Pentagon. Dita e tyre do të mbyllet me një fjalim të presidentit në një koncert përkujtimor në qendrën Xhon F. Kenedi të Arteve Skenike në Uashington. /VOA/

11 Shtatori, ceremoni përkujtimore edhe në Kosovë

Edhe Kosova do të përkujtojë dhjetë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e punëve t
ë jashtme e Kosovës, njofton se do të organizojë një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat “e kësaj dite tragjike për SHBA-të dhe krejt botën demokratike”.

Ministria e jashtme ftoi qytetarët e Prishtinës që, “në shenjë nderimi për viktimat dhe solidarizimi me të mbijetuarit, familjet dhe kombin e madh amerikan”, të dielën me 11 shtator 2011, në ora 19:00, të ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në qendër të Prishtinës.

“Populli i Republikës së Kosovës tashmë e ka shndërruar këtë përvjetor në ditë të kujtesës dhe respektit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleates themeltare të shtetësisë së Kosovës.Në këtë ditë, përmes akteve të bamirësisë dhe bashkimit të njerëzve të moshave, besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike, do të nderohen viktimat e sulmeve terroriste në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp të kësaj ministrie. /BW/

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan

BEQIR SINA, Westchester

10 vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek përkujtimit 11 shtatorit 2001

Westchester – Yonkers NY : 10 vjetori i tragjedisë së 11 shtatorit 2001 është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, ai është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA. Në New Yrok, vendin ku e rrëzuan dy Kullat Binjake, organizohen ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë , për çdo vitë, përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
10 vjetë pas kësaj tragjedie, ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm, qyteti i New Yorkut, metropoli i botës, duket sikur ka ende mbi “shpatullat” e tij – peshën e rëndë të dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar, ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qyteruar me vete. Qeveria amerikane, ka thënë se kremtimi i këtij 10 vjetori, do të jetë i veçantë, andaj dhe përgatitjet kanë ditë që kan filluar, dhe kudo ndihet atmosfera e këtijë komemoracioni nga më të mëdhat në SHBA.
Në 11 shtator 2001, edhe kombi ynë – kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra, të cilët do të kujtohen në mote, po në çdo 11 shtator, si dëshmi e gjallë, se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në rradh të parë, por, jemi edhe Amerikan.
Me këtë rast procesione të ndryshme kememorative, simbas zakoneve, tona shqiptare, kan nisur këto ditë, edhe në mesin e tre familjeve, të, të tre viktimave shqiptare. Ato si çdo ritual mortor vjetor, presin e përcjellin, njerëz, dhe vizitojnë memorialet e anëtarëve të familjeve të tyre, që humbën jetën me 11 shtator 2001, së bashku me familjarët, miqtë dhe bashkëkombasit tanë, duke vendosur buqeta me lule të freskëta.
Dhe gjithëçka kulmon më 11 shtator, kur ata së bashku me familjet e tjera, të afro 3000 viktimave, do të marrin pjesë në ceremoninë e madhe, që mbahet për çdo vjet në vendin që thirret sot, Kuota Zero – ish vendi ku ndodheshin më parë dy Kullat Binjake -Qëndra Ndërkombëtare e Tregëtisë .
Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. I porsamartuar(10 muaj martesë) me Elizabetën nga Shqipëria,(Kelemndi) u bë përcjellës i traditës shqiptare. Ai u rritë me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni, me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë dhe me prindër shqiptarë, është e mundur të ruash e të çosh me tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.

Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij t’a kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë

Një javë nga dhjetë vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, një prej familjeve të viktimave, në New York, familja Dedvukaj, ka hapur dyert dhe pret e përcjell njerëz, që të përkujtojë 10 vjetorin e humbjes së djalit të tyre Simon Dedvukaj . I cili, në moshën 26 vjeçare, u bë një prej viktimave të sulmit terorisit, 10 vjet më parë, teksa po punonte në katin e 95- të, të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë .
Tek dera e shtëpisë, sipas zakoneve të malësorve, del e të pret babai i tij Marash Kolë Miri, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij. Pa hyrë në shtëpi, në oborrin e saj ai tregon një autoveturë e tipit Benz- Mercedes, ngjyrë blu, e vjetër, që ka mbetur aty prej asaj dite të 11 shtatorit. Sapo hynë në dhomën e burrave, të bien në sy një sërë korrnizash me fotografi të mëdha dhe të vogla. Janë të gjithë anëtarët e familjes Dedvukaj, dhe gjakut të tyre, prej Dedë Gjo Lulit, e deri tek heroi i fundit Simon Dedvukaj. Janë të gjitha simbolet kombëtare, e fetare.
Për gjithëçka që na rrethon në këtë dhomë, Marashi, flet me karateristiakt me të vyera të malësorve, dhe përqëndrohet më së shumëti, për jetën e djalit të tij Simonit dhe përjetimet që ai i pati dhe familja e tij atë ditë dhe pas 11 Shtatorit 2001, në këtë 10 vjetor.
Ai tha se Simoni u lind më 1975 në Bronx të New York-ut, dhe ishte djali i parë, i yni. Në Bronx, qëndroi deri në moshën tetë vjeçare, derisa ne u vendosëm këtu, ku jetojmë ende në Yonkers të New York-ut. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme në një shkollë katolike të quajtur St.Eugene.
Pasi kishte kryer shkollën e mesme, Simoni filloi punën në ABM të Manhatanit, në të njëjtën kompani ku punonin edhe Moni dhe Rroku, ata punonin në katet nga 93 deri 95. Në të njëjtën kompani punon edhe Marashi për më shumë se 20 vite..
“I frymëzuar nga gjyshi i tij, tregon Marashi, babai i tij, Simoni, kishte treguar interesim të veçantë në traditën shqiptare. Ai kishte filluar që herët të lexonte libra historie, sidomos ato që tregonin për kryengritjen e shqiptarëve të Malësisë dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, të cilin shqiptarët e Malësisë, akoma e mbajnë gjallë, dhe e ekspozojnë në vende të dukshme në shtëpitë e tyre.
Megjithse ne e pyesim të tregojë për më shumë rreth familjes origjinën e tyre, Marashi, nuk flet shumë për historinë e familjes së vet. Ai duket se është një njeri shumë i thjeshtë dhe komunikues, por nuk dëshiron të flasë për familjen e vet, duke e arsyetuar se kjo mund të quhet lëvdatë për të, sipas zakoneve të malësorëve.
Nëna e Simonit, Vitoria, ruan ende disa sekrete të jetës së djalit të saj dhe thotë me lot në sy se për çdo për vjetor ajo tregon diçka të re, nga ato që ka ruajtur prej jetës së dajlit të saj. Vetëm një gjë ende nuk u a ka treguar askujt , sepse, siç thotë vetë ajo ” i dhimbset, dhe është dhoma ku ka fjetur Simoni – ajo është mbyllyr qysh atë ditë dhe nuk është hapur më.”.
Marashi, e bija Dranja dhe anëtarët e tjerë të familjes na thonë se ajo tash ajo duket me e qete ne kete 10 vjetor, me që se me pare kur ajo nuk ishte ne gjendje te thoshte asnje fjale per te birin. Sidomos, ajo u lehtësua shpirtërisht, kur mori vesh lajmin se kryeteroristi dhe njeriu që organizojë 11 shtatorin Osama bin Ladeni u vra. Por, gjithësesi, perseri, emocionet e pengojne te flase per Simonin dhe nuk i mbanë lotët.
E ëma e Simonit, nënë Vitoria, ruan si “syt e ballit” çdo gjë të tij. Ajo tregon me plotë ngashërim të gjitha materialet e shtypit, të kohës, të cilat kan shkrua
r për 11 shtatorin dhe ajo i ka mbledhur e sitemuar si “pikat e lotit” dhe vendosur në albume. Dallohen aty më së shumëti, artikujt e shtypit amerikan por edhe ato të shtypit shqiptarë të shkruar, gazetës kombëtare Bota Sot, dhe gazetës shqiptaro amerikane Illyria, për çdo 11 shtator.

Diçka e veçantë është se nënë Vitoria, ka mbledhur edhe dy vazo qelqi me hirin e trupave të viktimave të 11 shtatorit, dhe disa gurë të djegur të gjetura nga vendi, ku më parë ishin dy Kullat Binjake. Ajo nxjerr dy vazo të të vogla të cilat i kishte mbushur me gurë, në njërën nga ato vazo qelqi kishte shkruar emrin e Simonit dhe e mbante pranë vetes.. “Këto, thotë ajo i mblodha disa ditë më pasë, kur vizituam për herë të parë rrënojat e 11 shtatorit, ato ditë kur flaka u shua dhe vetëm tymi dhe pëluhuri kishte mbetur si shenjë”.
-Nëna e Simonit filloi të flasë përsëri:” Çdo ditë shkoj te ato Kulla, sa herë eci pran atij vendi mendoj se po shkeli në hirin e tij, mbledh gurë dhe i sjell në shtëpi se mendoj që këta gurë janë të përgjakur prej tij. “

Nëna e Simonit, Vitoria, na befasoi më pasë edhe me një pjesë që malësorët e quajnë vaja dhe ajo e ka shkruar vetë për vdekjen e djalit të saj :

Vështirë djalë e kam për ty – zëmrën në vorrë e lotë në sy !
Më dridhet toka dhe më zihet Qielli – dhe as dritë nuk po më bënë ma Dielli !
Dritë për mua s’po bën as Dielli as Hana – ku të kam djalë po thrret e mjera nana!
S’ta shohë trupin, e flasë më ty – në zëmër të kam dhe s’të shohë me sy !
Nuk po mundem me durua – veç me ty dua me kuvenua !
Se me nadje të 11 shtatorit heret je çua, me shkue në punë djalë dhe me punue!
Kjo vdekje është e rëndë thotë Marashi, neve na dhemb zemra njësoj si për Simonin ashtu edhe për Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. Ne nuk po e akuzojmë askënd se këto janë punët e shtetit, sa u përket shqiptarëve ne i falënderojmë shumë sepse na kanë ardhur në vizitë e na kanë telefonuar nga të katër anët e botës. Kur vinin shqiptarët na bënin të ndjeheshim të fortë, secili prej tyre ndante dhembjen me ne. Ndërsa mediat shqiptare i falënderojmë shumë sepse ata kanë folur e shkruar mjaftë për Simonin, Monin a Rrokun..
Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se per prinderit dhimbja e humbjes se femijes eshte shume e rende dhe nuk sherohet kurre. Marashi thote se te trija familjet shqiptare qe kane humbur pjestare te tyre do te shkojne ne vendin e Kullave Binjake ne kete 10 vjetor per t’i perkujtuar ata, si të ftuar nderi.
Në Westchester County ku kishte jetuar Simoni, Marashi thotë se janë ndërtuar pllaka përkujtimore në shenjë respekti për të rënët nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, siç janë ato në Shrub Oak dhe Vallhalla, po ashtu edhe në Putnam Valley që kufizohet me Westchester.”Në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Vallhalla, ndër pjesëmarrësit e shumtë, shtonë ai ishin edhe Senatorët e New Yorkut, Hillary Clinton( sot Sekretare e Shtetit) dhe Chuck Schumaher e shumë autoritete të larta vendore, e personalitete të tjerë.”
Nën shoqërimin tonë, ishte edhe Deda Dedvukaj axha i Simon Dedvukajt
“Nuk mund t’a largojmë nga mendja e zemra deri sa të jetojmë në këtë botë, thotë Deda, megjithse familja vazhdon jetën me bashkime, festa e martesa, por, Simonin nuk shofim më në mesin tonë.” Më tej ai rrefen se është bërë zakon tashmë, “t’a kujtojmë atë në dasma e festa dhe të gjithë e ndejnë mungesën e Simonit, por nuk goxojmë t’a japim veten, megjithëse ndonjëherë e lëshonim ndonjë pikë loti pa dashje, e në veçanti Nëna Vitoreja.”
Axha Dedë, thotë :

“Jeta kalon me gëzime e hidhërime, Simonin do të kujtojmë çdo herë në veçanti në përvjetorin e 11 shtatorit, do të kujtojmë ne si familje, por edhe i gjithë komuniteti shqiptar do të përkujtojë Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. I përjetëshëm qoftë kujtimi juaj, bekuar qoftë toka u pushojnë eshtrat, Mon, Rrok e Simon.”
Më tej ai tha se në varrimin e eshtrave të tij morën pjesë me mijëra shqiptarë, përfshirë këtu edhe shqiptarët e Detroitit dhe Illinoisit që erdhën të organizuar. Jo vetëm në varrimin e eshtrave të gjetura por edhe në çdo 11 shtator, media shqiptare, i ka dhënë një vend të veçantë kësaj ngjarje, tregon ai.
11 shtatori i ndrrojë faqen SHBA dhe ndryshojë botën dhe rendin e saj . Një prej tragjedive më të mëdha në historinë e SHBA.
“11 shtatori ndryshojë edhe jetën tonë, fletë Deda, ne ndjenim kudo dhimbjen dhe humbjen. Mungesa e Simonit dukej se krijojë një zbrasti të madhe. Hidhërimin më të madh e kanë përcjellur dy prindrit e tij nëna Victoria, dhe babai Marashi. Megjithatë, të gjithë jemi pajtur me vdekjen dhe jeta vazhdon.”
Për çdo 11 shtator mblidhemi në shtëpinë e Simonit dhe kujtojmë atë 11 shtatorin e zi. Kujtojmë dhe ditëlindjen e tij dhe marim pjesë në të gjitha ceremonit që organizohen në vendin ku ishin dy Kullat Binjake. aty ku punonte edhe Simoni ditën që humbi jetën.
Deda e përshkruan atë një tip të qete, të dashur të sjellshëm dhe i edukuar, njeri shumë të lidhur me familjen dhe i lidhur me vedlindjen . Ai është fëmija i parë i vëllait tim i cili ka tre djemë të tjerë e katër vajza. Ndërsa unë kam gjashtë fëmijë dy djemë dhe katër vajza dhë vëllai i vogël ka dy vajza e dy djem. Kështu që 17 fëmijët tanë janë rritur së bashku si vëllezër e motra. Për Simonin Dedëvukajn në çdo pllakat përkujtimore është shkruar se ishte një djalë i traditës shqiptare
Në tetor të vitit 2001, pas konfirmimit të vdekjes së Simonit, Kisha Shqiptare “Zoja e Shkodres” i bëri një meshë madhështore ku morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë dhe në shator të vitit 2001 bëhet varrimi i eshtrave të tij. Familja e tij nuk kishte pushuar së kërkuari që çdo pjesë e eshtrave të tij të merrej dhe më në fund i gjetën edhe disa eshtra të tjerë që i përkisnin Simonit, me atë rast u bë rivarrimi në qershor të vitit 2005, dhe njëherit u zbulua edhe pllaka përkujtimore e tij.

VIDEO 1VIDEO 2

KOMENTOJE